Përgjimet e anti-mafias italiane për “Ndrangheta”, Balla: Ato që janë përmendur me emër i keni në presidencë dhe miq të Lulzim Bashës

25 Janar 2021, 10:28Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar te PS-së, Taulant Balla u ndal të fliste për përgjimet e anti-mafias italiane.

“Eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës e ka pasur edhe në zyrë e ka takuar edhe në Bruksel edhe në Vlorë.

Nisja e hetimeve nga SPAK, një gjë shumë e mirë. Meqënëse po bëhet fjalë për një eurodeputet pyeteni se e keni pasur në zyrë.

Ato që janë përmendur me emër i keni në presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës, për të tjera duroni dhe dëgjoni.

Ajo që përshëndes është fakti që SPAK do të bëjë verifikime përkatëse dhe do duhet t’i shkoj deri në fund kësaj çështje, kjo është po hetohet nga drejtësisë fqinje”, tha Balla.

I cili u ka sygjeruar gazetarëve që të mos i vijnë anash emrave që kanë dalë në përgjimin e anti-mafias italiane.

“Mund tju them me bindje të plotë që eurodeputeti është një mik i vjetër i Lulëzim Bashës, e ka takuar dhe në Romë.

Unë po ju them pyeteni se e ka pasur dhe në zyrë. Në fund të fundit si politikan shqiptar më vjen keq që ju i bini anash, ata që janë përmendur me emër janë në presidencë i keni dhe miq të kryetarit të opozitës.

Për të tjera duroni dhe dëgjoni”, i pergjigjet Balla kembenguljes se gazetarit!

1 komente në “Përgjimet e anti-mafias italiane për “Ndrangheta”, Balla: Ato që janë përmendur me emër i keni në presidencë dhe miq të Lulzim Bashës”

  1. refy says:

    po, mire e ke, permendet erion veliaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje