Kush janë 10 pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021?

25 Janar 2021, 12:15Bota TEMA

Indeksi i Pasaportave Henley është renditja origjinale e të gjitha pasaportave në botë sipas numrit të destinacioneve që mbajtësit e tyre mund të kenë pa vizë paraprake.

Renditja bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), e cila ruan bazën e të dhënave më të mëdha dhe më të sakta në botë të informacionit të udhëtimit, dhe përmirësuar nga kërkimet e vazhdueshme nga Departamenti i Kërkimeve Henley & Partners.

Së fundmi Indeksi i Pasaportave Henley ka përpiluar një listë të pasaportave më të fuqishme për vitin 2021. Pasaporta Shqiptare renditet në vend të 52 në listë me 114 destinacione që përfshijnë lëvizje të lirë pa viza.

Ja kush janë 10 pasaportat më të fuqishme për vitin 2021:

Japonia me 191 destinacione

Singapori me 190 destinacione

Gjermania dhe Korea e Jugut me 189 destinacione secila

Finlanda, Italia, Luksenburgu dhe Spanja me 188 destinacione secila

Austria dhe Danimarka me 187 destinacione secila

Franca, Irlanda, Hollanda, Portugalia dhe Suedia me 186 destinacione secila

Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA me 185 destinacione secila

Australia, Republika Çeke, Greqia dhe Malta me 184 destinacione secila

Kanadaja me 183 destinacione

Hungaria me 182 destinacione

1 komente në “Kush janë 10 pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021?”

  1. Daku says:

    Nuk besoj se mund te behet renditja e pashaportave me te fuqishme ne baze te vendeve qe mund te shkosh pa vize.sa e forte eshte nej pashaporte shihet me se shumti se sa eshte ne gjendje shteti yt te te dale per zot kur ti ndodhesh ne veshtiresi ne nje shtet te huaj.psh italia nuk mund te jete ne vendet e para kur detyrohet te lus Putin te ndermjetesoj me Haftar ne Libi per te liruar peshkataret Italiane pas muajsh burgimi kot se koti.apo teksa kerkon ndihme nga Turqia e Katari per te liruar Silvia Romano ne Somali se vet nuk ben dot asgje pas vitesh te tera pengmarrje.pashaporta e nje shteti matet dhe me peshen politike qe ka vet vendi te cilit i perket.jo te gjithe vendet vlejne njesoj ne arenen nderkombetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje