Avionët luftarakë francezë, një blerje përtej mundësive dhe kapaciteteve për Greqinë

26 Janar 2021, 10:17Rajoni TEMA

Nga Glevin Dervishi*

Forcat Ajrore të Greqisë si një prej aseteve kyç janë nën mbikëqyrjen direkte të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, madje gëzojnë një vëmendje të posaçme në hierarkinë ushtarake.

Ato vetë janë të organizuara në nivel Shtabi të Përgjithshëm të Forcave Ajrore, që kujdeset për drejtimin dhe organizmin e tyre. Aviacioni është një armë financiarisht shumë e shtrenjtë dhe me ndryshueshmëri të lartë teknologjike, çka e bën ruajtjen e superioritetit ajror tepër të vështirë. Aviacioni grek prej krizës financiare përballet prej një kohe të gjatë me pamundësinë për blerjen e avionëve ushtarakë të gjeneratës së katërt. Kjo forcë ka në përbërje të saj rreth 230 avionë dhe ka një përqendrim të forcës së saj kryesisht në kufijtë lindorë të vendit dhe në Egje, ku dhe shpesh tensionet janë bazë për përsosmërinë e aftësive operacionale të personelit ajror grek, të cilët renditen ndër forcat ajrore më të afta në NATO.

Sfidat e sigurisë kombëtare të vendit që vijnë nga këto anë kanë orientuar organizimin dhe shpërndarjen e Forcave të Armatosura në masën 80% të personelit dhe pajisjeve të saj në funksion të përballimit të kërcënimeve, ku mbizotërojnë përpjekjet për mbrojtjen e kufijve detarë dhe ajrorë në Egje, çka tregohet edhe nga harta e mëposhtme. Siç vihet re në hartë, pozicionimi i njësiteve ushtarake është më i dendur në ishujt e Egjeut, duke filluar me Lemnosin, Lesbosin, Kiosin, Samosin, Kosin, Rodosin dhe Kretën, të cilët përbëjnë perimetrin e mbrojtjes së unazës së zjarrtë të kufirit greko-turk.

Si rezultat i sfidave konstante në sigurinë kombëtare dhe nevojës për të ruajtur kontrollin, si dhe për të ndjekur ritmin teknologjik dhe për t’u përgjigjur ndaj kapaciteteve ushtarake të fqinjëve, Greqisë i është dashur të kryejë investime të shpeshta në fushën e mbrojtjes. Procesi i fundit i modernizimit të ushtrisë greke u bazua në një program prokurimi të ndarë me tri faza, i filluar në vitin 2006 dhe i konsideruar si një plan realist:

-Faza e parë – 2006-2010,

-Faza e dytë – 2010-2015,

-Faza e tretë – 2015-2020.

Për realizimin e këtij plani, fatura financiare është mbi 22 miliardë euro, edhe pse buxheti për mbrojtjen mund të gjenerojë vetëm 37% të këtyre nevojave, sepse shkurtimet gjatë krizës e kanë çuar buxhetin për mbrojtjen nën 3%, për herë të parë që prej vitit 1974. Ndër prioritetet e këtij plani janë: blerja e avionëve të gjeneratës së katër, fregatave shumërolëshe, helikopterëve të transportit, e sistemeve modern të artilerisë vetëlëvizëse, pajisjet e luftimit të këmbësorisë, pjesëve të mirëmbajtjes dhe C4I (Command Control Communication Computers Intelligence).

Blerja e 18 avionëve Rafale nga Franca është padyshim një nga blerjet më të mëdha në kuadër të këtij plani dhe më të kushtueshme të Greqisë në këto vitet e fundit. Greqia dhe Franca kanë një histori të gjatë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe kryesisht për Forcat Ajrore Greke ku në vitin 1974 bleu Mirage f 1, më pas në 1989 Greqia bleu 40 avion Mirage 2000 shumërolësh.

Avionët e rinj shumërolësh të gjeneratës së 4 Rafale duken një blerje që vështirë se do ta justifikojnë faturën e kripur prej gati 3 miliardë eurosh pasi natyra e këtij avioni tepër të kushtueshëm në operim, mirëmbajtje, sistemet e luftimit, armatimit, supermacia teknologjike dhe rrezja e tij e veprimit prej gati 3700 km që është sa 2-fishi i avionëve Mirage 2000 apo 4-fishi i 80 avionëve f-16 tashmë në modernizim e sipër që janë në inventarin e Forcës Ajrore Greke. Këto cilësi dalin përtej sipërfaqes ajrore të vendit, nevojave, natyrës së operacioneve, kapaciteteve dhe rrezes së veprimit të kësaj force e cila mision kryesor ka mbrojtjen e hapësirës ajrore kombëtare dhe jo operimin në distanca të mëdha apo përtej vijave të armikut.

Nëse do të analizojmë faktin që avionët luftarak grek angazhohen mesatarisht në 10 misione “scramble” gjatë 24 orëve mbi Egje të cilët shpesh përfundojnë dhe në “dog-fights”, ngritja në ajër çdo ditë e avionëve të tillë si Rafale është jashtë çdo logjike ekonomike dhe nga pikëpamja taktike jo rezultative. Nuk duhet harruar fakti që korridoret e veprimit të Forcave Ajrore Greke mbi Egje janë të ngushta dhe shumë të shkurtra, ku koha mesatare e misoneve është rreth 20 minuta. Distancat më të mëdha të operimit janë në hapësirën ajrore shqiptare dhe të Maqedonisë së Veriut në kuadër të policimit ajror si vende të NATO-s. Kjo blerje duket qartë që ka një natyrë strategjike politike për të pasur Francën në krahë ashtu siç dhe u evidentua sëfundmi edhe nga fërkimet në Egje gjatë misioneve të grupit detar turk të kryesuar nga anija Uruç Reis.

Roli i Francës në BE si dhe prezenca e flotës ushtarake franceze gjatë verës në Egje dhe Mesdheun Lindor i dha Greqisë sigurinë psikologjike por nga ana tjetër ndihmoj si forcë shkurajuese për veprimet turke. Rolin shkurajues duket që tani do të kenë dhe skuadriliet e avionëve Rafale, por për një vend të vogël si Greqia me financa të cunguara është një luks tepër i madh që një aset të tillë ta mbaj kryesisht për këtë funksion. Thënë ndryshe është një blerje e Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe jo e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, si blerje e imponuar nga rrethanat gjeopolitike në Egje dhe jo nga nevojat ushtarake. Kjo blerje ka rikonfirmuar dhe njëherë rolin e konsoliduar të Ministrisë së Jashtme në sigurinë kombëtare të Greqisë, madje ajo ka dalë triumfuese përball Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Në doktrinën e mbrojtjes greke përballë Turqisë, zgjidhja e dilemës strategjike që has Greqia, do të mbështetet në “Përgjigjen Fleksible”, që ka në themel krijimin e zgjidhjeve të veçanta në raste menaxhimi krizash, por duke u kujdesur për një shmangie të përplasjeve ushtarake dhe, në të njëjtën, kohë moslejimin e një situate ku Greqia tërhiqet në misionin e saj për mbrojtjen e ishujve dhe të drejtave mbi to. Për të mundësuar realizimin e përgjigjes fleksible, Greqisë do t’i duhet të zgjerojë kapacitetet ushtarake në mënyrë të vazhdueshme por racionale, që do t’i garantonte ruajtjen e hapësirës dhe e interesave strategjikë në Egje, por kjo rrezikon të fusë sërish financat kombëtare në kurthin e krizës ciklike. Përballë sfidave të sigurisë kombëtare, Greqia duket se do të zgjedhë thellim të huas me një motiv shumë sublim dhe të mirëkuptuar nga qytetarët e saj: atë të shpenzimeve për mbrojtjen kombëtare.

Në kushtet e një sipërmarrjeje të ethshme nga Turqia për t’u projektuar si fuqi e mesme – e madhe dhe me programe të ngritjes së kapaciteteve ushtarake në nivele të autonomisë absolute nga ana e Turqisë, Greqia po vendoset shpejtë në pozitën që do t’i duhet të rimarrë kohën e humbur gjatë viteve të krizës. Një Turqi në kërkim të statusit si një fuqi ushtarake në rajon e më gjerë ka predispozitën për të qenë më e prirë që të zbatojë një politikë aktive ushtarake, shtuar këtu ritmin e lartë të rritjes ekonomike krahasuar me Greqinë, faktorin njerëzor gjithnjë në rritje dhe faktin që Greqia në këta dy indikatorë vijon të njohë rënie. Ndaj një forcë detare moderne, një aviacion luftarak modern, ngritja e kapaciteteve të mbrojtjes dhe mbajtja gjallë e jetës nëpër ishujt e Egjeut nëpërmjet ofrimit të shërbimeve dhe mundësive për banorët e ishujve, do të jetë një detyrë me të cilën Athina do të vijojë të përballet.

Nga ana tjetër, proceset e nisura të mekanizmave të ndërtimit të besimit, konsultimet diplomatike dhe konsultimet eksploratore do të vijojnë të jenë gjithnjë një mekanizëm për reduktimin e presionit dhe të menaxhimit të situatave përtej operimit normal mes dy vendeve, por pa arritur që të prodhojnë rezultate konkrete, pasi çdo vendim për avancim apo për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare mes dy vendeve përveçse angazhon aparatin diplomatik të të dy vendeve, në fund është një produkt që kombinon diplomacinë, mbrojtjen, lidershipin, financat, raportet e balancave rajonale, përfshirjen e aktorëve ndërkombëtarë dhe faktorin kohë. Ecuria e raporteve dypalëshe për vetë rajonin ku shtrihen dy vendet dhe ndërlidhjen e një sërë interesash të fuqive të mëdha, do të vijojë të mbajë të mbërthyer të gjithë aktorët e mëdhenj globalë në mbarëvajtjen e kësaj marrëdhënieje.

*Anëtar i grupit negociator me Greqinë dhe diplomat në Ministrinë e Jashtme

22 komente në “Avionët luftarakë francezë, një blerje përtej mundësive dhe kapaciteteve për Greqinë”

  1. SON says:

    Doli ky erspart veline? Kur do kuptoni qe sot imponimi me force eshte ekonomi…..harxho per mobilim zyrash e nuk modernizuat nhe tank si beri Rumania me T 59 si tonat…ka 260 cope ne organike….prite Grekun je dera shpise ….

    1. Shqiptar says:

      Mos more ekspert se na binde. Imponimi me forcè na qènkèsh ekonomi?
      Merru me dhitè mè mirè, o çoban i Janullès. Mos harro tu “ekspozohesh me forcè” çobenèrve rreth e rrotull nganjèherè, deri tè vijnè dhe tè tè zbukurojnè mamanè pastaj.
      Ekonomi, èshtè pèr atè qè ti shet ty plehrat e veta tè mbetura stok. Ai, kèrkon idiotèr si zotrote dhe i paska gjetur.
      Çdo mèngjes, zgjohet njè idiot nga gjumi. Tè duhet, vetèm ta gjesh. Ai tè jep edhe dafllaken e sè èmès pastaj, sepse beson se “ekspozimi” èshtè ekonomi.

      1. Ray says:

        Ky Dervishi i Negociatave qe ka bere kete artikull,
        do bente mire te bente nje analize per vendin e tij, Shqiperine,
        nqs me te vertete ne Negociata ka perfaqsuar Shqiperine,
        sepse nga gjuha qe ky perdor ketu , duket sikur e paska zene meraku per Greqine.( Tipiku ha buken e Shqiptarit dhe ben duvane e grekut)
        ..
        Dhe meqe ra fjala, nuk jane greket aviatoret me te mire te Natos o Dervish ekspert, se ne Nato ka aviatore nga vende me eksperince dhe shkolla aviacioni te Shkelqyera ,ndersa
        greket jane te pa afte fare ne cdo gje , por ti thone Faleminderit Amerikaneve,
        se ndryshe sot ido ishin nje rajon i pjerdhur i Turqise

        Te vetmen aftesi qe kane greket o Dervish eshte fakti
        ,se ju blejne ty dhe eproret e tu ,
        qe ju te beni avokatin e interesave greke .

  2. Tuk Tuk says:

    Ore Koketul…ata po hedhin leke ti ju ben analizat,,,per vendin e tyre I hedhin,,ti me duket je turkofil,,,e drejta jote ,po ne si shtet cfare po hedhim per qiellin Shqiptar asgje,,kujtojme se do vdesin amerikanet per ne….hid hani dhe juve te merrni nje skuadron me Rafale apo nuk na duhen se serbet i kemi miq dhe me Greket e turqit hame ne nje tavoline..ne ballkan nuk ka aleanca sado Te mundet Rama…..

  3. Ku do t’i gjej paret Greqia me ble Avione e ti bej konkurence Turqise ,
    nderkohe qe eshte nji shtet i Falimentuar dhe po mbijeton nga Europe
    qysh kur eshte Krijuar si shtet !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Nji Avione i tille kushton disa Miljarda €

  4. Predatori says:

    O komentuesa gjithollogë. Kjo analizë kishte në thelb që blerja e avionëneve nga Franca ishte më shumë një vendim politik se sa ushtarak i ndërmarr nga Greqia. Autori duket i shkolluar dhe ekspert i fushës, ndonëse në foto duket i ri.
    Urojeni për analizën dhe mjaft hodhët vrer për gjithçka. Nuk është faji njerëzve që jemi aq të varfër, sa që dhe penevreket e ushtarëve na i falin të tjerët.

  5. Thanas Tona says:

    Macja, luan me miun, miu luan me jetèn.

    Pordhèt e miut grek, nuk i zbukurojnè dot as RAFALET dhe as F35.
    Ashtu si nè Qipro, le tè vazhdojnè tè kruhen edhe nè Egje. Rezultatin e njohim. Goja llap e shpina dap.
    Mbytur nè borxhe qè nuk i paguajnè dot kurrè, njè situatè ekonomike qè detyron brezin e ri tè marrè rrugèt e botès,,vetèm RAFALET i mungojnè.
    Pika qè su bie.

    1. Genci says:

      Po ne? E ke lare cfare shteti kemi? Pa brek pa lek vetem pordhe me rigon bejme. Popull qe fle gjume. Ne greqi i marrin shpirtin qeverive protestuesit per gjene me te vogel kurse populli jon avdall fle ose belbezon ne internet si puna jote. Kaqol

    2. korcari says:

      Hiqe ate pseudonim o turk,as pseudonime nuk dini te vendosni!por vetem te vidhni edhe te nxirni vrer nga goja.Nuk te ben pseudonimi te besueshem per ato qe shkruan bie ere.0 mero baze kontrolloji keta qe vendosin lloj lloj pseudonime me emra qe nuk kane lidhje me realitetin.

      1. Thanas Tona says:

        Korçès, i shkon anash ti more gojore Janulle. Nuk mban Korça plehra qè shesin vatanè pèr 300 EVRO.

  6. Tirons says:

    O dervish hajdari qe me shume ke shprehur inat sesa fakte. Puna tyre ku i gjejne paret, a i gjejne a si gjejne, ti ca ke qe behesh xheloz iher? Ti shih vendin tone qe na varen breket ne fund te kembeve, pallosh, para se ti besh llogarite te tjereve qe kane breke e bole bashke. Me keshtu karabushash gjoja ‘diplomate’ skemi gje ne vije.

  7. Kuq e zi says:

    Meqe na bere doktrinen e mbrojtjes greke nda turqise
    Spo na thua kush eshte doktrina e mbrojtjes tone kunder greqise?
    Apo do ta mbroje xhacka me gop kur thoshte qe nuk na duhen tanke
    Me mir te harxhosh per avione te shtrejte apo te harxhosh per tendera fiktive?
    Politikanet kurva nuk mund te shkruajne per nder sepse jane thjesht kurva

  8. paradoxal says:

    Nuk nderpritet asnjehere armiku kur eshte duke bere gabim.
    S’patem fat qe nuk doli nga BE-ja qelbesira greke! Atehere do e kishte pa bythen e vicit. Ca t’i bojme gjermonve qe se lane halen…
    Nejse.. ja u shtofte Janulla inotin.
    Po, armatosuni mire o greker se dobet shume jeni. Beni, beni gare me vellezerit tuaj te gjakut, gyzelet turq.

  9. Reçel 300 e says:

    greqia është një nga vendet më të armatosura në evropë. çi duhen rafalet thotë? kush të tha ty o specialist që greqia i do vetëm për mbrojtje?
    nuk shikoni shqipërinë që shkatërruat çdo gjë! vend pa ushtri si ne nuk ka asnjë. nuk asnjë vend serioz në botë që të jetë pa ushtri,aq më tepër një vend si yni që çështje kombëtare të pazgjidhur.
    turqia vetëm në forca tokësore e kalon greqinë. në forca detare dhe ajrore janë aty ary. ka dhe avantazhin e ishujve të armatosur përballë turqisë. mos harroni që greqia e ka sulmuar turqinë në 1919-n. thjesht ata presin rastin e duhur ,kur të kenë edhe ndihmën e fuqive të tjera.
    prandaj mos flisni kot. arritën që ta kthejnë gjithë evropën kundra turqisë. i detyruan ti presin furnizimet ushtarake ndaj turqisë. po kthyen edhe amerikën ,për të cilën po punojnë fort,turqia e ka pisk punën.
    rafalet i blenë pas goditjes që francezët i bënë bazës turke në libi pa u diktuar nga mbrojtja kundërajrore turke.
    të kishim edhe ne 10% të armatimeve të tyre, do ishim më të respektuar në ballkan nga fqinjët

  10. Shenjestra says:

    Po shqiperia ku i ka avionet,artilerine e rende dhe te lehte,raketat e tanket? Po e dim.I çoi Sali Berisha per t’i shkrir ne metalurgji se i vrisnin syt. Ai,me zhdukjen e armatimit,zbatoi dhe plotesoi deshiren e UDB se Millosheviçit.
    Bravo i qoft Greqise qe blen armatim modern ne mbrojtje te vendit,te popullit te tij.Kurse shqiperia i ka varur shpresat te NATO.Plasi NATO te mbroj shqiperine.I zoti i shtepis di ku i pikon shtepia dhe i del vete zot.

  11. Labi says:

    Ti pi lengun avioneve Francez per sa kohe Turqia ka rraketat s 400. Xaxiqi nuk ben dot lufte.

  12. Erdogan says:

    Helmin e shpirtzinjeve (spirit) kunder Greqise te ketyre qe komentojne (commentaire) ketu,eshte helm (Este Hemlok) kunder (contra) “Skiptareve” te Greqizuar.
    Konkluzioni (conclusions) sipas “historianeve” Skiptare qe nuk ka Greke apo Greqi por vetem Arnaute,eshte nje helm kunder “Skiptareve”.
    Nje njeri i keq thote Aristo-Telos shkaterron vetveten dhe ju si te tille vuani nga Zilia,Ignoranca,Ipoxrisia dhe nuk e kuptoni (non kapito) qe po veteshkatertoheni.Jini kaq te mjere sa qe Ahu kontra vellezerve tuaj Epirote te Veriut apo Jugut po ju denon (denied) sa nuk do ngrini koke.
    Dhe per keta “historiane” te Portaleve jane bijte e 39 Vezireve,Dhjetra Pashallareve,Qindra Bejlereve,Agallareve,Mijera Hoxhallareve,Dervisheve e te tjera (ecetera).
    Qe mbetet Gjarperinj,Spiune,Tradhetare,Sherbetore (Viper,Spy,Traitore,Servis) kete e di edhe Bufi.
    Kjo Zili dhe Hipokrizi qe e kini ne Gen po ju shkaterron dhe ju erreson (Erevus) Llogiqine (logiken).
    Ne vend (land) qe te gezoheni (Gyzel) dhe te shpresoni per nje Komb te forte (forca) Greko Ilyre te pusht-uar nga Tur-qija dhe Sllavet e mallkuar,nuk ju ze gjumi per Babe Sulltanin dhe ti kendoni (kantare) Erdoganit,nuk ben me Nena juaj Tur-qija.
    Ketu nuk eshte (este) ceshtje Greko Turke por midis te vetequajture Alvanosa dhe bijte e atyre qe shkruajta me larte (Alto) me Epirotet qe mbajten Identitetin,Gluhen dhe Traditen (Identity,Glosan dhe Tradition) Greke te Epirit te Pirros Megas Kostantinos,Megas Iustinianos,Jeorgios Kastriotis.
    Mbajten me shpirt ne dhembe (spirit sta dhondja) Besen Greke Orthodhokse (jok Aftoqefale) e dhene ne Ilisus (sot Lezhe) e ashtuquajtura Beselidhja e Lezhes.
    70% te fjaleve te Gluhes tuaj i kini te huaja o te mjere dhe ju besoni ata qe tallin Menderen me ju qe gjoja jini te “lashte” .

    1. TURKU I SAT EME says:

      O idiot Erdogan, kur nuk din mos shkruaj. Gjuha e hyjve esht shkru shum perpara ardhjes se paraardhesve tuaj imagjinar. Di dukesh i pir ose i droguar. Nqs ke qene esull duhet patjeter te paraqitesh per kura te specialisti. Ti nuk ke tager per me fol per Shqipen ose per Besen e shenjt te Shqiptarit. Sa per Bes Greku nuk njifet per te tille (mos e dhje fare). Hap hartat e Romes se lasht dhe me trego Greqine o gomar.
      Ne lidhje me arrroplanet; Rafael esht i brezit 4.5 dhe esht i pajisur me raket ajer-ajer me te mira ne qarkullim. Ato kan kosto fluturimi dhe mirmbajtje te lart, por ne rastin e nji konflikti, jan arme te shkelqyera. Greqia esht nji shtet i shpikur nga europa dhe mbahet nga europa pikerisht per te mbajtur Turqine atje ku esht. Ne Shqiptaret luftuam per krijim e Greqise dhe mire beme. Ate qe bem gabim ishte se kishim ne mendje vetem nji armik Turqin dhe votuam ne injorance per gjuhen qe so flitet ne Greqi. Sikur ne te kishim menduar me mir sot gjuha e folur dhe e shkruar do te ishte Shqipja. Ne te njejten kohe armiqesia e Grekeve ndaj Shqiptareve nuk do te ekzistonte.
      Ti Erdogan, duhet te kuptosh qe te gjith vllezerit e tuaj grek, flitnin Shqip para 100 vjeteve. Edhe ti ke vendosur te quhesh i till bej si te duash por te pakte mo pirdh ne shoqeri se pastaj te vjen era. Tung!!

  13. Na myten says:

    Shqiptari tipik qe i ben llogarite tjetrit. Ca me teper qe s’e kupton se nuk behet fjale per Greqine por per BE-ne.
    Nuk ka per te lene BE (France-Gjermani) asnje centimeter territor. Mblidhni mendjen me keto histori fshati.

    1. Shqiptar says:

      Çfarè europe more trap. Pèrmend edhe Gjermaninè, nè tè njèjtèn kosh plehrash si Franca qè kèrkon ti fryjè zjarrit duke pèrdorur kèta brekègrisur qè bèjnè palaçon e cirkut nè ballkan.
      As Franca dhe as Greqia nuk kanè fituar ndonjè luftè ndonjèherè. Ata qè mendojnè se nè rast se Turqia ia thyen hundèt grekèrve, do tu ndihmojè Franca, flejnè gjumin e merhumève. RAFALET e grekèrve, me pare borxh, le tè “qetèsojnè” priftèrinjtè talibanè grekè. Turqve, as iu rruhet pèr ta.

      1. Taulant says:

        PO Gjermanet dhe Francezet do ndalonin edhe aneksimin e Krimes prej Rusise ???
        Cfare ndodhi ?
        Krimeja sot eshte pjese e Rusise dhe Ukrahina mbeti vetem.
        Kam frike qe edhe Greqia te njejtin fat do kete po beri ndonje gaf ndaj Turqeve.
        Aq me keq se Turqit kane vendosur te aneksojn gjithe ishujt e Egjeut.

  14. Durrsak says:

    Ky kllufi, diplomat medemek, i qan hallin kaloresit pse i varen kembet. E ndritem ne ketu qe ti japim mend botes. Shqiptar tipik qe i duket vetja kerthiza botes dhe ben kompetent per gjithcka. Ministrite tona jane mbushur me provinciale si ky ndaj jemi ku jemi. Jemi per gjynah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje