Detaje nga vdekja e ish-ministrit grek: Kishte dalë për peshkim, u gjet i goditur në kokë nga helika dhe me gisht të prerë

24 Janar 2021, 22:52Rajoni TEMA

Mediat greke raportojnë detaje të reja nga vdekja e ish-ministrit grek të Rendit Sifi Valyrakis. Ai kishte shkuar në fundjavë për pushime në vilën e tij në Eretria teksa mori varkën dhe doli për peshkim.

Pasi u vonua, gruaja e tij njoftoi autoritetet dhe fillimisht u gjet varka me motor, por pa ish-ministrin në të.

Duket se ai ka rënë nga varka, dhe helika i ka goditur kokën duke e lënë të vdekur. Po ashtu bëhet me dije se Valyrakisit iu gjet një gisht i prerë në dorën e majtë.

Enigmë mbetet vetëm se si ra ish-ministri nga varka, dhe për këtë po hetohet në dy pista. Ose Valyrakis rrëshqiti nga varka, ose u përplas me një varkë tjetër dhe ra.

Sifis Valyrakis, me origjinë nga Chania, u zgjodh deputet për herë të parë në 1997 dhe shërbeu si ministër në qeveritë e PASOK.

1 komente në “Detaje nga vdekja e ish-ministrit grek: Kishte dalë për peshkim, u gjet i goditur në kokë nga helika dhe me gisht të prerë”

  1. Iliri says:

    Pysni Sal Berishen se ai i merr vesht keto vrasjet aksidentale,si u vra Kosta Trebicka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje