Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se do të kujdese që Vetëvendosja të mos vinte kurrë në pushtet.
“Të tjerët e kanë ëndërr atë sepse s’flet askush me ta, sepse ata diskomunikohen sepse mundohen ta cenojnë rendin demokratik në vend. Veç janë duke e pa një imazh të mundësisë pushtet, dhe s’kanë për ta parë, ju garantoj. Veç me atë imazh që u del para syve natën, të mundësisë për pushtet, i kanë rënë në qaf KQZ-së si institucion i pavarur e duan të çmenden, e kërcënojnë, shantazhojnë e s’lënë gjë pa bë. S’e meritojnë të vijnë këta në pushtet. Kurrë asnjëherë. Edhe ne kemi me u kujdes që këta të mos vijnë në pushtet”, ka thënë ai.
Ka thënë se qytetarët në zgjedhjet e 14 shkurtit do të votojnë me zemër e me mendje.
Hoti dhe partia e tij, LDK, ishin në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, deri në qershor kur LDK-ja vendosi ta rrëzonte Albin Kurtin nga pushteti për të formuar vetë qeverinë. Me kërkesën e VV-së në Gjykatën Kushtetuese për kushtetutshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, të dënuar me burgim, Kushtetuesja vendosi për të rrëzuar Qeverinë Hoti duke çuar vendin në zgjedhje. Në aktgjykim ajo shtoi se u ndalohet kandidimi personave të dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit. E si pasojë e kësaj pike, të premten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk certifikoi listën e kandidatëve të VV-së me Kurtin në krye. Vetëvendosje sot pritet të ankohet ndaj vendimit.
Kosova drejt luftës civile.
Jo abdul jeni te pa fuqishem para Z Kurti,tani kobra,pra ise spiuni ka ngelur vetem,si ka me ortaket e vjeter te pislliqeve,mos hyr ne pisllikun e ises.
Kot mundohen. Thjesht ka ardhur koha e Albinit. Se sa ka sukses këtë do ta shohim por populli do ndryshim.
E provuat nje here Albinin por ishte fat per Kosoven qe nderhyne ustallaret. Beheni po deshet prove prape dhe do ta shikoni qe do te jete me i poshter se Saliu i ’97. Ligji denon te keqinjte, denon ata qe bejne tentativa qe per kariken e tyre pranojne çdo gje te keqe dhe nuk pranojne asnje te mire qe u rekumandohet.
Brenda kombit shqiptar nuk eshte koha e asnjerit, se çdo indivit eshte fyl eshte bosh, pra jane kokebosh dhe per interesat e tyre u erren syt dhe nuk shikojne çfare kane perpara por vetem shkaterojne dhe vrasin, por dhe nuk mendojne se çfare po shkaterojne dhe çfare po vrasin. Eksperincen si komb e kemi edhe para viteve “90 dhe pas. Çdo veprim duhet bere me llogjik qofte per femijen tend, por qofte edhe per prinderit e tu. Kur vepron llogjika fiton demokracia, fiton e ardhmja.
Thirini mendjes koqevare …..aladini dmth albin m…esht i tredhur nga sali krimineli nga serbi nga xhihadi …esht nje i semur mendor si ky krimineli jone prandaj mos gaboni se do beheni pishman nter jeten me breza…..degjoni ameriken ajo ja ka heq vizen atij sylybati…..