Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se pret që forcat që do të insistojnë në bashkimin me Shqipërinë do t’i fitojnë zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.
Ai shprehet që pasi të fitohen zgjedhjet, Serbisë do t’i ushtrojnë presion për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur.
“Atje me siguri do të fitojnë forcat që këmbëngulin në bashkimin me Shqipërinë. Haradinaj është një njeri i rrezikshëm.
Ai e tha këtë sepse Kurti ka nevojë për një parti shqiptare për ta bërë shumicën dhe Haradinaj po bën presion që ajo parti të jetë ai, dhe që ai të zgjidhet president i Kosovës.
Do të vinte ajo, koalicioni për një Shqipëri të Madhe. Dhe pastaj ata do të fillojnë të na shantazhojnë me një Shqipëri të Madhe dhe do të thonë se nëse doni ta ndalim këtë, njiheni Kosovën.
Me atë ide të huajt do të vijnë tek ne”, tha Vuçiç në TV Prva të Serbisë.
Vuçiç ndër të tjera tha se nuk shqetësohet për atë që thonë politikanët e Prishtinës, por frikësohet që edhe të huajt do t’i bëjnë presion Serbisë mbi këtë ide.
Si nuk e mbylli halen gojë ky tip.
Pse ta mbyll kur i jep kurajo me shkrimet e veta
Mero Baze i TemA-s me komentuesit e tij!!!!!!???.
Mos ke frike o vucic se as Rugova as Thaqi e as keta dy qe i permende kurr nuk kane mendu e as qe mendojne per kete pune se me pas mendu moti ishte rregullu, por keta mendojne vetem si me vjedhe vendin me pasuru veten. Rri i qete e pa frike.
Po pse keni frike more legena nga Shqiperia e Madhe.Do vije dita qe do jemi nje komb sic kemi qene, doni apo nuk doni ju..
Vucic nuk eshte i forte as budall. Ai e di qe e ka humb kosoven dhe do me e mbyll ate ceshtje. Po nuk e lene nacionalistet e vjeter.
Vuçiç as që ka frikë, por të gjithën e bën për politikë, për të bashkur rradhët e Sërbëve në Kosovë. Ai tall trapin me udhëheqësit tanë, të cilët e kanë mëndjen për të shqyer njeri tjetrin.
Mos pandehni se e ka vërtetë atë frikë që shpreh. Vuçiçi është pehlivan politike. Ai me këto pohime mundohet të mbajë në tension zgjedhësit e tij, që ata të mendojnë se vetëm ky i parashikon e parandien zhvillimet dhe prandaj vetëm ky mund t’u kundërvihet me sukses. Vuçiçi, edhe pse e di se askush s’e detyron dot ta njohë Kosovën, prapë i bie fyellit në një vrimë : ata do të na bëjnë presion ta njohim, por sa të jem unë president nuk do ta njoh. Kjo ka nëntekstin se, për “ta mbajtur Kosovên” ai duhet të jetë president i përjetshëm i Serbisë.