Presidenca portugeze: Synojmë hapjen zyrtare të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV

26 Janar 2021, 13:17Politika TEMA

Presidenca portugeze e Bashkimit Evropian synon aprovimin e kuadrit negociues dhe hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë brenda këtij gjashtëmujori.

Kjo është deklarata e ministrit të jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva para komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Evropian.

Ministri Santos Silva e ka renditur zgjerimin si prioritetin e gjashtë të presidencës rrotulluese të Bashkimit Evropian, që zgjat deri në 30 qershor 2021.

“Prioriteti i gjashtë është zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Së pari, ne synojmë hapjen e kapitujve të mëtejshëm të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi. Gjithashtu duam të tentojmë aprovimin e kuadrit negociues, si dhe mbajtjen e konferencës së pare ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, është shprehur ministri Augusto Santos Silva.

Sipas tij ky objektiv është ambicioz, pasi kalon përmes tentimit për kapërcimin e vështirësive te krijuara nga Bullgaria lidhur me aspektet e çështjeve bilaterale me Maqedoninë e Veriut qe kane të bëjnë me historinë dhe gjuhën.

Ministri portugez shpreson,  që të shënohet progres në aprovimin e kuadrit negociues dhe hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me te dyja vendet.

“Ne duhet të zbatojmë vendimin që ne kemi marrë” ka nenvizuar ai.

1 komente në “Presidenca portugeze: Synojmë hapjen zyrtare të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV”

  1. Kim été says:

    Gjermania thoshte në dhjetor të 2020-ës, ndërsa Portugalia në Janar të 2021-it thot synojmë hapjen zyrtare të bisedimeve., kurse Franca bëri me dije (në gazetën Les Echos në tetor të 2020-ës hapjen zyrtare te bisedimeve, ku dhe ish ministri i Jashtëm Pompeo Mike na falenderoj. Një nga këta e ka gabim. Berlini të mos shpresoj në ne që ti mbajm iso nazizmit dhe 6 muaj të tjerrë, që në fund ti hedh shkelmin siq bëri këta 10 vitet e fundit pa ndërprerje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje