Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç së fundmi ka deklaruar se ishte i bindur që vazhdimi i dialogut me Kosovën do të ndodhte një ditë, përkundër deklaratave të ndryshme të cilat ai i ka quajtur të papërgjegjshme, të tilla si “krijimi i një ‘Shqipërie të Madhe’” nga politikanët shqiptarë.
Në një intervistë për mediat vendase Vuçiç ka thënë se Serbia është e vogël në Evropë dhe botë dhe se duhet të kujdeset për deklaratat e saj dhe të lëviz në mënyrë që të mbetet “çelësi i stabilitetit” në Ballkan.
Gjithashtu ai është shprehur se Serbia duhet të ruajë paqen dhe se do të përgjigjet në një mënyrë të zgjuar.
“Në rajon, ne jemi ata që duhet të kujdesemi më shumë. Ata të gjithë kanë të drejtën e deklaratave të papërgjegjshme, të gjithë kanë të drejtën e sjelljes së papërgjegjshme dhe le ta bëjnë atë nga Sarajeva deri në Prishtinë dhe disa të tjerë, të cilët as nuk do t’i përmend. Ne nuk kemi të drejtë.
Lërini të thonë çfarë të duan, mos kini asnjë frikë, sepse Serbia është shumë më e fortë sot se dikur, në mënyrë që të mund të ulim tensionet dhe të shohim se vendi ynë po përparon”, ka thënë Vuçiç.
Sa besim të madh ka ky Vuçiçi te djallëzia e vet!…
Hahaha SHqiptaret shiten ma lire se sa vezet ne pazar shit toke ne Kosove e shite det ne SHqiperi,jo do e bejm Shqiperin etnike,sulmi eshte mbrojtja me e mire
Prandaj Kosova duhet te kete sa me pak serbe ne gjirin e saj.
Komunat serbe ne kufi duhet t’i kalojne per administrim Serbise.
Vuciqi eshte i sugurte ne ato qe thote. Inat e kemi por nuk kemi pse ti hame hakun. Vec ndihmes se jashtme nga Rusi ai ka edhe ndihmen nga brenda Kosoves qe quhet agjentura serbe ne veprim. Agjentura serbe ne Kosove e ka bere Kosoven rrumpalle ashtu sic e beri edhe Shqiperine ne vitet 90. Detyra kryesore e agjentures eshte mbajtja e pergjegjesise nga ana jone per sabotimin e bisedimeve….Ne krye eshte Albini qe akoma pa u bere kryeminister ka deklaruar se platforma e tij e bisedimeve do jete “reciprociteti”. Mbas atij eshte Vjosa qe konvenon me Albinin ne te njejtin qellim: sabotimin e bisedimeve. Ajo thote qe po qe se nuk kemi reciprocitet, ajo do dali nga bisedimet. E keshtu me rradhe spiunet jane vene ne gare me njeri tjetrin te shesin fjale te medha “patriotike” dhe ti japin prape mundesi Vuciqit te na beje ne fajtor se nuk duam bisedimet. Si Albini ashtu dhe Vjosa nuk thone se meqe situata ne Amerike ka ndryshuar, ne do bisedojme me Bajdenin si fillim, pastaj do shofim se si do ta realizojme qellimin tone. Ata jo pa qellim dalin “si kerrici para gomarit”. Qellimi i tyre eshte te “lene me goje hapur” Ameriken dhe ti lidhin duar per te mos vepruar sipas planeve te saj. Duke flour per planet Albiniane dhe Vjosane para atyre amerikane , Kurti dhe Vjosa tregojne se serbi jua ka vene “dy kembet ne nje kepuce” . Ata nuk kane frike se me keto qe flasin diskreditojne ‘”nivelin intelektual” te tyre, sepse ne Kosove fjalet e medha “patriotike” vlejne me shume se vet Kosova. Vjosa dhe Albini ju duken shqiptareve te Kosves si “trima” sepse po i tregojne vendin jo vetem Evropes por dhe Amerikes. Kjo ju mbush atyre gjoksin me frymezim njelloj si diten qe Albini kundershtonte Ameriken ne Rrambuje! Rrofte Albinizmi dhe Vjosizmi, kjo teori e sprovuar serbe qe shqiptaret e Kosoves i ka bere vazhdimisht “te lumtur”. Vertet ka deshtuar disa here sic ishte edhe Rrambujeja, por sot Vuciqi eshte i sigurte se ai do reagoje me “zgjuarsi” dhe shpreson se kete rradhe do ja nguli thiken ne zemer Kosoves. Te vetmen gje qe kerkon eshte te na lere ne vetem per vetem kunder Serbit. Albini po punon me epsh ne kete drejtim, por i ka bere hesapet pa hanxhine. Amerika ka interesa te medha ne Kosove dhe Shqiperi dhe me ndihmen e zotit ajo do na ndihmoje prape per te na shpetuar jo vetem nga Serbet por edhe nga vehtvetja e infektuar nga virusi i agjentures serbe.