Lajm i keq për Albin Kurtin, Paneli Zgjedhor i Ankesave e Parashtresave aprovon vendimin e KQZ, i mohon kandidimin

26 Janar 2021, 15:55Rajoni TEMA

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP) në Kosovë, ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në PZAP, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ.

Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Kurse, sipas PZAP, lista e LVV-së në përjashtim me kandidatët e përmendur me lartë mund të certifikohet.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate janë disa prej subjekteve politike që kanë dorëzuar ankesë në PZAP.

Këto ankesa u bënë pasi KQZ-ja votoi që të mos lejohen që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidatët për deputetë që kanë dënime të formës së prerë nga gjykatat, në tri vitet e fundit.

Debati më i madh është bërë pasi një prej atyre që ka dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit është edhe Albin Kurti, që po ashtu është edhe i nominuar për kryeministër.

10 komente në “Lajm i keq për Albin Kurtin, Paneli Zgjedhor i Ankesave e Parashtresave aprovon vendimin e KQZ, i mohon kandidimin”

  1. Korabi says:

    Kosoves nuk I duhet nje llafollog si Albini, por nje puntor si Edi Rama qe ka 20 vjet qe punon dhe I ka ndryshuar faqen Tiranes dhe Shqiperise.

    1. Lani says:

      Rama rrihte grate qe ka patur i mori gruan shokut te vet thone qe trafikonte ikona te vjedhura prandaj ka ndryshuar emrin.Merrte 20% per leje nderimi.Albin Kurti me guxim ka denoncuar terrorin e Serbise duke qene ne burgjet serbe.Albini flet per drejtesi dhe bashkim kombetar.Albinin e duan shqiptaret ne Shqiperi Kosove Maqedoni e Diaspore.Ramen nuk e do njeri pervec atyre qe hane ne tasin e tij.Nga Albini kane frike hajdutet e Shqiperise e Kosoves.Rama eshte bashkepunetor dhe ortak me Berishen Meten dhe Bashen.

    2. Luani says:

      E keqia te Albini nuk eshte se eshte llafolog , por se e ka besuar ne vetvete se eshte i pershtatshem per kryeminister , duke e pare qe u be dhe
      deshtoi , dhe akoma kembengul ……..pastaj beri dhe gabimin tragjik nuk dihet nese e beri enkas apo nga gomarlleku por kerkoi perplasje frontale me idete e tij me Shtetet e Bashkuara …….kur dihet qe Kosova dhe politikanet e saj jane te e fundit qe kerkojne nje dicka te tille me USA , Albin te tijen …….kushdo qofte te qeverise ne USA ,ndoshta dhe u provokua nga ata , ndoshta dhe u sulmua ,atje qendron politimani i zgjuar , te dredhite dhe fresibiliteti dhe jo te kembengulja prej gomari ……..tung

  2. Lanabregesi says:

    Albini te vetmen pune qe ka bere keto vite ka qene perleshja me policine rrugeve te Kosoves,e si mundet nje njeri i till te drejtoj shtetin?!

  3. Ndroqi says:

    Nuk paska Kosova njerez per te kandiduar per kryeminister,paska ngel per nje burgaxhi ordiner si Albini,.?!

  4. Kim été says:

    Diskutimet e tijë gjatë kohës si Kryeministër përmbanin mut. (edhe me ne edhe me Sërbin)

  5. Hops says:

    Albin, ky eshte shteti ligjor. Mjaft me llafe.

  6. Korabi says:

    Albini eshte karagjoz politik,sherrxhi i perhershem,egoist i ndyre, maskara si njeri, rrezik kombetar mbasi eshte percaresi me i madh,ky njeri vetem me bashkimin nuk ka lidhje.

  7. USA says:

    Akoma keni iluzione ju shqipot e Kosoves se do ju shpetoj Bakabondi Albin Kurti?!

  8. fati says:

    Ky eshte shteti ligjor. Vendime te tilla duhet te ligjerohen edhe ne shqiperi. Albini dhe albinet e tjere te atij soji nuk kane vend ne politike e jo me te udheheqin ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje