Zbardhet pasuria e Pandeli Majkos: Ministri për Diasporën burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesën e milionave në 2 vite

27 Janar 2021, 13:42Politika TEMA

Pandeli Majko ka një karrierë të gjatë politike në Shqipëri, i zgjedhur dy herë si kryeministër dhe për 6 legjislatura si deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, Majko u zgjodh ministër Shteti për Diasporën pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Pandeli Majko ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Tiranës në vitet 1986-1992 si dhe ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1994-2000.

Karriera politike e Pandeli Majkos nisi si kryetar i FRESSH në vitet 1992-1995. Ai ka mbajtur dy herë postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste si dhe dy herë postin e ministrit të Mbrojtjes gjatë qeverisjes socialiste.

Z.Majko ka qenë gjithashtu kryetar i Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s si dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministrit Pandeli Majko nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ministri i Shtetit për diasporën, Pandeli Majko për vitet 2003-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Pandeli Majko deklaronte pasuri familjare me vlerë 5.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018 pasuria ka shënuar rritje me 3 herë, duke kapur vlerën e 19.8 milionë lekëve.

Majko zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 15.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.3 milionë lekësh, kursime në cash prej 950 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 46.4 milionë lekë, nga të cilat 56% kanë si burim pagën e Z. Majko dhe gati 4% pagën e bashkëshortes. Të ardhurat nga dhënia me qira e një apartamenti përbëjnë 36% të totalit, ndërsa 3% të tjera janë siguruar nga shitja e pasurisë së patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, nga të cilat dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Në vitin 2005, Z. Majko deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 6 mijë USD si dhe pagesën vjetore të kësteve të një kredie prej rreth 829 mijë lekësh, pa pasur asnjë të ardhur personale apo familjare për vitin, duke rezultuar me burime të pamjaftueshme financiare prej 1.4 milionë lekësh.

Z.Majko rezulton me burime të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e pasurisë edhe në vitin 2008, kur deklaron një kontratë sipërmarrjeje për blerjen e një apartamenti me çmim 129 mijë euro. Në vitet në vazhdim, deklaruesi jep të dhëna kontradiktore për këstet e paguara dhe detyrimet për apartamentin, të cilat nuk përputhen as në vlerë dhe as në kronologji.

Psh, në vitin 2010, Z. Majko deklaron se kontrata e apartamentit përbëhet nga kësti i parë prej 39,400 euro, kësti i dytë prej 40,000 euro dhe kësti i tretë prej 8000 euro. Në vitin 2011, ai deklaron se ka mbetur si detyrim kësti i tretë prej 16,630 euro, ndërsa në vitin 2012 deklaron se nuk është paguar kësti i tretë prej 42,000 euro.

Përfundimisht në vitin 2018, ai deklaron se kësti i papaguar është 21,600 euro. Bazuar në këto deklarime, Z. Majko rezulton me diferencë negative në vitin 2008 për shtesën e asetit në vlerën e 8.4 milionë lekëve.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012  

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

29 komente në “Zbardhet pasuria e Pandeli Majkos: Ministri për Diasporën burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesën e milionave në 2 vite”

  1. emigranti says:

    “Hallexhi” i shkreti. Eshte sakrifikuar per atdheun …

    1. Revizori says:

      Kjo eshte vetem ajo e deklaruar. Pasurite e padeklaruara shkojne ne qiell.
      I shkreti. Ka gjithe ato halle.

      1. Salih says:

        Mut, jane te gjithe….hiqen si te ” virgjer”…fuck’em All…!

        1. Lul says:

          Majko eshte vetem maja e ajsbergut,po pasurite e te tjereve…..

          1. Hoxh Armandi says:

            Po kur flet si patriot per kosoven fiton pike me ju o turkoshqiptare.

          2. Bureto says:

            Dy herë kryeministër, post i dhuruar, janë pasuria më e madhe e Majkos. Të tjerat janë prurje si pas parimit: “Në mos rrjedhtë do të pikojë!”.
            Në raport me pasurinë, pa përmendur bëmat (mynxyrat) ku Majko dhe ku Meksi, Nano, Meta dhe Berisha sipas rradhës kolltukut!!! Për pasurinë e Ramës do të flasim kur të na jepet ajo. Sa për bëma të tij, hëpërhë, nuk ka rezultuar ndonjë gjë.

    2. Drejtesia e munguar says:

      Sa gjynah!! Shume shqiptare emigrojne per nje jete me te mire ne bote dhe behen pjese a diaspores qe vetem punojne dhe mezi presin te vije fundjava. Majko yne e ka gjete diasporen ne Shqiperi dhe cdo dike e ka fundjave… ca njerez vuajne shume. Shume shume! Nuk i ka ec fare, biles as si kovac nuk punon dote. Te rroje shteti qe e i jep ca te holla te mbaje frymen gjalle.

    3. TANKU T-34 says:

      E mo, po ca kacidhe 5-6 meleonë evro të qelbura, nga tanket e shkaterruara, mori bre, që edhe i çovi në Qipro, që ja tha edhe Salka ndë Parlamentë mo, harruat yve mo ? Kur falimentuan Bankat dhe humbi nja,2 meleonë bre, ?
      Uaaaaa, si bënka edhe ky Pandka mo ?
      Fakir fukara mbeti tërë jetënë……
      Është bërë për sevap i shkteti.

    4. Kalec Dega says:

      Pandeluqi, pandipick a…lol….kjo viktime e PPSH …mjere ne…

  2. L.H says:

    I KA NGA GRUAJA DHE ISH BODE-GARDI QE U VRA NE RRETHANA MISTERIOZE…

  3. Ard says:

    Ky skuth duhet te jap llogari para drejtesise per shkaterrimin dhe shitjen per skrap te teknikes luftarake ne bashkepunim me Delijorgjin.

  4. Beqir Basha says:

    Shiti 70 mije ton skrap ne Greqi nepermjet Delijorgjit me cmim qesharak. Pjesen tjeter – 2 milion dollare, i futi ne xhep se bashku me badigardin e vet ne ate kohe, Helidon bajge qe i pallonte gruan ketij ndyresire

  5. S- New York says:

    Majko nje skuth,hiqet si babaxhan,I korruptuar dhe I pa fetyre.Sa miljon lek I more Dretorit te ndermarrje se veshjeve te ushtrise per mos ta heqesh nga detyra.
    Kam punuar me babajn e tij ne MMP.Burr I lart,serioz she competent ne detyre.Sa per shkollen qe ka mbaruar,ka qene tape topi.

  6. Alo Qirjako says:

    Po llogarin e Qipros e futet ?

  7. Padrejtesi si dikur edhe sote ,vazhdimesi.. says:

    Avash avash na dolen te gjithe Milionere..
    Po shumica e Popullit mezi i mbyll fundin e Muajt me borxhe..

  8. zgalem says:

    Nuk diskutohet , qe Pandeli Majko eshte i pasur , nga pozita shteterore , qe ka ushtruar . Ju e thoni , per shitjen per Skrap , nep[-ermjet Delijorgjit , por dhe nga energjia , ne bashkepunim me ish MInistrin nga Mirdita . Ne fund te fundit duhet te pranojme se pasaniket e Shqiperise , qe i perket dhe Majko , e kane origjinen nga doganier , deputet , minister , polici , tatime . Shembujt jane totalisht te lexushem . Mjafton te analizoni Shpetim Idrizin . Ka dekada , qe jeton me te ardhurat , si doganjer . Ish Ministrat e brendshem dhe te ekonomise , te tere pasanike . Ishte koha dhe eshte ende , qe postet shteterore te nxjerrin pasanik , kur e lene detzren . Klasa e pasanikeve shqiptare eshte formuar nga vjedhjet qeverruitare , shumica dhe nga droga pakica , sepse pak i kane mbijetuar rreyikut . Majko , nuk ka pse te kete nddryshim .
    mania dhe perpjekjet , per t[u ygjedhur , kane ne baze , ambicjen , per pasurim Zgalem

  9. qytetar says:

    Ndihmonte vajzat dhe djemte klandestine. Gjynsh !

  10. Alpazar says:

    E para ,ka raste me flagrante te publikuar nga Birn per ministra e ish ministra qe nuk justifikojne pasurine ,cka e ben zgjedhjen e gazetes tuaj per t`u marre me kete rast, te dyshimte . Po mund ta kuptosh pse jeni marre me kete rast rritjeje pasurie me mesatarisht 900.000 L ne muaj ,po te lexosh me detaje akuzat nder vite per pasurine e ketyre personazheve te hershem te tranzicionit shqiptar ne bankat qipriote dhe jo vetem .Jeni gjithsesi interesante per t`u lexuar ,po si ata qe perflisni edhe ju nuk u rezistoni dot disa tundimeve

  11. Kim été says:

    I ka bërë Nano prefesionist këta të PS-së.

  12. vlora says:

    Pse mereni me Pandushin,ky i shkreti buk me kos ha.Nuk ju vjen keq per kete rob zoti qe dhe ato para qe beri duke shitur skrap i humbi ne qipro? Meshiroje o zot Pandushin ,se ai si ben keq askujt.Ai edhe nuk flet se e ze shpesh dhemballa

  13. Besa says:

    Rati tipik i pasurimit nepermjet pushtetit Borderoja e tij figuron vetem me kete emertim detyre,deputet,k.ministet,minister
    Sikur te shquhej per nje shtetar me cilesi pune,gjysma e te keqes.

  14. Beni says:

    Mos I bini me qafe se ky I shkreti nuk di gje,leket I ka bere gruaja me badigardin ndjes paste

  15. Labi says:

    E keni degjuar ate barsaleten,ah sikur ta kishe dhe ate copen qe ta hengri macja,ne rastin e ketij trimit do thoja.ah sikur ti kishe dhe ato te Qipros.

  16. Brahim says:

    Edhe ti e paske njgjyer gishtin me mjat o Majko

  17. Sala says:

    Lejeni rehat fukaran,se ky buk e kos han,se nuk e pyt kush ,leket i ka ba ky,prandaj rri si semundje e keqe e nuk griset me njeri,vetem reagimin me mimike e ka te fuqishem

  18. asim says:

    Scrapi scrapi baxhanaku

  19. taksapaguesi says:

    Edhe sot qe eshte minister diaspore megjithese askush nuk e di ca ben apo a ka arritur ndonje gje perseri do te nduk ndonje gje me tenderat per lojera mos u nxeh. U be nje kuvend i diaspores u harxhuan miliona lek e nuk dihet ca u be. Nje fantazist “kryeminister lufte” qe ende mendon qe cliroi Kosoven. Nje skuth qe spiunonte Ramen tek ambasada amerikane kur ish ne opozite per te terhequr vemendje. Eshte i pari qe duhet te zhduket nga PS pas mandatit te trete.

  20. Bledi says:

    1 gje eshte e qarte
    Politikanet ne Shqiperi tallin trapin me Politikanet e Evropes
    Troç jane me te pasur.
    Duke qene 1 vend I varfer ky eshte fakt rrenqethes
    E njejta gje dhe ne Afrike dhe Ameriken e Jugut.
    S ka koment kur Ylli Ndroqi e Saimir Mane e Frangaj me kompani I lepihen Politikes.
    Me 100 milion dollare blen gjithe Parlamentin nga 1 milion per deputet.
    E beri Nano me Berishen kur u zgjodh Topi President.
    Pra çdo deputet e ka 1 milion e pakta 1 ngritje kartoni
    Cdo minister 1 tender dhe 1 gjykatës 1 renie çekani
    Fut dhe ambasadoret me kryetaret e bashkive te gjithe kane pasuri me miliona dollare .
    Kur 1 shef komisariati apo 1 kryetar komune apo doganier kane firma toka hotele e apartamente duke qene hijen c mund te thuhet per Luanet Tigrat Arinjte Krokodilat dhe Elefantet e xhungles Shqiptare.
    Politikanet nuk te mbajne krahet po te jesh I ndershem te bejne dalje se nuk I duhesh shokeve je I paafte
    Majko te mos harroj ç thote Populli
    Me thuaj me ke rri te them cili je.
    Nuk rri 1 njeri modest neper tavolina me supermilionera ne dollare dhe euro. Thjesht te turperojne ne muhabet.
    Ketu po dalin ca nga fshati qe si njef njeri dhe flasin me milion dollare dalin keta te politikes qe kane kursyer nga rroga per te blere makine me kredi .
    Dikush duhet ti thote ketyre qe njerzit nuk jane dele

  21. Shenjestra says:

    Ja edhe nje argument i forte per opoziten.Tani Berisha,Basha,Meta,nuk kane per t’u permbajtur kundra Ps-Te dhe Edi Rames. Yxhym Mamlyk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje