Arrestohet farmacisti komplotist, dëmtonte me dijeni vaksinat kundër COVID-19

28 Janar 2021, 09:55Bota TEMA

Në qoftë se në botë  ka një skepticizëm mbi vaksinat që po prodhohen për të kundërshtuan efektet e pandemisë së koronavirusit, kjo varet edhe nga persona si farmacisti i arrestuar ditët e kaluara në Uiskonsin të SHBA-së.

Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Steven Brandenburg, një farmacist i cili në mënyrë të ndërgjegjshme ka sabotuar qindra vaksina të prodhuara nga Moderna, sepse mbështetës i teorive komplotistë mbi to.

Më në detaj, Brandemburg ka pohuar se ka mbajtur dy kuti me rreth 500 vaksina jashtë kushteve frigoriferike që i nevojiten, për dy turne nate rresht, në një qendër shëndetësore. Në mëngjes, kutitë futeshin brenda, në mënyrë që të përdoreshin nga pacientët.

Autoritetet amerikane kanë lokalizuar 57 persona që kanë marrë vaksinën e sabotuar, që tashmë do të monitorohen për të kontrolluar ecurinë dhe pasojat e mundshme,  dhe për të marrë më pas një dozë efektive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje