Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar disa nga pikat e programit ekonomik të Partisë Demokratike.
Dyfishim i ndihmës ekonomike, përgjysmim i varfërisë, 110 mijë vende të reja pune dhe një pagë minimale prej 36 mijë lekë të reja, ishin disa nga pikat e programit ekonomik të PD.
“Ka ardhur koha të ndryshojmë! Koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për vete. Nuk bëj premtime të bujshme. Mbaroi koha e matrapazëve që shesin shpresa boshe.
Objektivat e planit tonë, përfitojnë të gjithë familjet. Objektivi ynë kryesor, dyfishimi i të ardhurave për frymë. Jo më familje që vuajnë për bukë, ujë dhe drita.
Dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë. Programi ynë, përgjysmojmë varfërinë. Familja në qendër të politikave tona. Rinia në fokus të politikave të mia.
Angazhimi i parë i planit tonë, 110 mijë vende të reja pune. Paga minimale 36 mijë lekë në muaj.”-tha Basha.
Nderkohe qe me pak se nje vit me pare, Lulzim Basha ka premtuar ne te gjitha takimet dhe ne artikulimin publik se paga mesatare ne Shqiperi me te kryeminister do te jete 400 euro!
ore po papune jeni Ju qe merreni me nje qe nuk di te thote a ka krijuar ndonje send gjate ketij tridhjetvjeçari
qe kerkon te na qeveris duke perdorur terma qe as ne komunizem nuk perdoreshin “…”Une do te ….” “Qeveria ime”
” Une Kryeminister” e shume te tjera…. kur askush nuk e ka zgjedhur
E nadalin ca balona Tabake njelloj si ai….ca Duma-Suma e do “te rinje” e ca gazetar qe e hyjnizojne per ndonje post…..
Ky partner i pacipe me qeverine nuk e kupton se do mbesi i tille sa kohe qe i duhet Berishes dhe do zhduket sa po
te prishi PD si komunist ne origjine qe eshte
Me 100 mije vende pune I bije te punesohet dhe Zeni Saliut!
PO te zgjidhem une kryeminister do hap 221 mije vende Pune!