Ilir Meta, si Trumpisti i fundit që kërkon të përsërisë rebelimin e ‘Capitol Hill’ në Tiranë

28 Janar 2021, 17:41Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ilir Meta ka bërë sot dy postime të forta politike. Njëri që thekson se duhet “përmbysje demokratike” dhe tjetri që “më 25 prill Shqipëria është në dorë të shqiptarëve”.

Ilir Meta me këto postime duket se është “Trumpi” i fundit në politikën botërore, pasi kërkon t’i ndajë njerëzit në “Shqiptarë” që votojnë kundër qeverisë dhe “jo shqiptarë” ata që votojnë kundër Qeverisë.

Ky qëndrim i fortë e i ashpër i presidentit të Republikës është politik dhe që i jep një kërcitje të fortë kushtetuese rolit të tij kushtetues, pasi ai është dhe duhet të jetë president i “të gjithë shqiptarëve”.

Por nga ana tjetër, kreu i shtetit ka publikuar edhe një kërcënim të fortë në faqen e tij zyrtare, ku ka shkruar:

“Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. Harrojeni! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve”.

Që Meta e ka me Edi Ramën dhe PS-në kjo dihet padyshim, por çështja është se duket qartë se kërcënimi i presidentit duket se nuk është thjesht elektoral, por edhe postelektoral.

Që nëse fiton PS, ai nuk do ta lërë, me aq sa ka në dorë, që të ketë qetësi politike në vend.

Duke e krahasuar me logjikën e Donald Trump, që solli kundërshtimin e  rezultateve e si pasojë çoi në rebelimin në Capitol Hill, në Shqipëri, kjo logjikë, si pasojë e mos prezencës së institucioneve të forta, mund të sjellë një rrezik të madh për një përplasje.

Mesazhet e presidentit duket se janë qartë si opozitare, apo anti-qeveritare. Por si të tilla ato janë politike dhe si politike nuk kanë të bëjnë me zyrën e presidentit.

Nëse Meta vërtetë kërkon të nxisë një mision anti-qeveritar, atë nuk mund ta bëjë nga selia numër një e shtetit.

Duhet të zbresë në fushën e betejës, por jo si kryetar i shtetit

9 komente në “Ilir Meta, si Trumpisti i fundit që kërkon të përsërisë rebelimin e ‘Capitol Hill’ në Tiranë”

  1. USA says:

    Me punen e madhe qe po bene per Shqiperine dhe shqiptaret,Edi Rama i ka lujt menc gjithe opoziten me Saliun dhe Meten ne krye,dhe pas 25 Prillit jam i sigurt se do perfundojne o ne burg o ne psikiatri.

    1. Kalec Dega says:

      Shpellart e Albanistanit qe krahasoni nje katnar Cepani me Trump.
      =
      Krahasoni Meten me Ramen dhe Berishen, apo nuk jua mban?!..

  2. Psikologia says:

    trumpi nga psikopatia i ngjan corapekuqos
    mos i ngatrroni gjonat

  3. Psikologia says:

    trumpi nga psikopatia i ngjan corapekuqos
    mos i ngatrroni gjonat

  4. Psikologia says:

    trumpi nga psikopatia i ngjan corapekuqos
    mos i ngatrroni gjonat

  5. acucu capaca says:

    Do ishte me interes per publikun: nga cili cep i kokes i dalin gjithe keto ide ketij qelbesire. Eshte bere i paduruar. Media, na kurseni me kete palaco duke mos i kushtuar rendesi. flm

  6. raul says:

    Me 25 prill gjithe shqiptaret kur te shkojne tek kutia e votimit te kene me vehte nje bllok ku te shkruhet me te madhe: 7%= 700 mije euro per te treguar se po votojne kunder kesaj fryme korrupsioni dhe programi politik te pd leshelis qe i futi veremin dhe i mori jeten te ndjerit Dritan Prifti.

  7. Haka Tekizoti says:

    Me sa duket, ne nuk kemi aspak SPAK, ndryshe nuk do broçkulliste si gango lagjeje presidenti i Republikës.

  8. Zylo says:

    A ka fituar Likja ndonje zgjedhje me LSI-ne ndonje here.Kurren e kurres.Po nuk u hoq nga lista e politikes LSI-ja ky vend vetem probleme do te kete.Kete shance e ka vetem PD.Jepini shqelmin e fundit ketij virusi qe ka gerryer shume vota PS-PD.Vetem atehere mund te shikojme per zhvillimin e vendit.Ky eshte viti i egzistences se LSI.Voto LSI voto hajduterine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje