Prokuroria ka rihapur hetimet për 21 janarin, konkretisht për vrasjen e protestuesit Aleks Nika.
Nga hetimet e mëparshme të Prokurorisë, shumë nga të cilat mbetën pezull, ka rezultuar se ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi ka qëlluar 11 fishekë në ditën e demonstratës së 21 janarit.
Ndrea Prendi kishte thënë nĕ deponime se: “nuk kam qëlluar fare me armë zjarri, si dhe nuk u është dhënë urdhër as komandantëve të njësive mbështetëse, apo njësisë speciale për të qëlluar me armë në drejtim të protestuesve”.
Por një raport konfidencial i siguruar nga Hashtag.al, godet alibinë e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, lidhur me ndërrimin e tytës së pistoletës së tij gjatë hetimeve për vrasjen e katër qytetarëve më 21 janar 2011.
Raporti konfidencial i është dërguar ambasadës amerikanë në Tiranë dhe në këtë raport thuhet se ekspertët e laboratorit balisitik kishin frikë të firmosnin dhe certifikonin manipulimin e tytës së pistoletës së shërbimit të Ndrea Prendit. Ata kanë kërkuar që ekspertimi të bëhej nga ekspertë të huaj dhe ambasada amerikane ia ka kaluar FBI-së.
Ish-komandati i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, deklaroi në emisionin Opinion të Blendi Fevziut disa muaj më parë, se tyta e armës së tij ishte ndërruar pas ngjarjes së 21 janarit 2011, ku para kryeministrisë u vranë katër qytetarë.
Ish-zyrtari i lartë pohoi se për këtë gjë ishte akuzuar shoferi i tij, të cilit i ishte bërë presion nga prokuroria asokohe. Po çfarë deklaronte Ndrea Prendi dy ditë më parë i pyetur mbi ndërrimin e tytës së pistoletës së tij të shërbimit pas ngjarjeve të 21 janarit.
“Për këtë është akuzuar shoferi im të cilit i është bërë presion nga Prokuroria që të deklarojë atë që nuk është e vërtetë, teksa ka deklaruar se kishte patur akses të plotë në armatimin e Gjeneralit.
Në momentin që Prokuroria ka marrë armatimin tim, ata e kanë marrë nëpër thasë dhe është mbajt mbi 5 muaj. Nga studimi balistik ka dalë që arma ime është në rregull.
Prokuroria është tërhequr nga kjo akuzë dhe shoferi është i lirë. Në momentin që u mbyll protesta, Prokuroria ka bërë fajtor komandatin e Gardës së Republikës.” – pohoi Prendi.
Hashtag.al ka arritur te sigurojë raportin konfindencial të prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, lidhur me hetimet e kryera ndaj armëve në përdorim nga Garda e Republikës që kanë bërë qitje ngjarjen e 21 janarit.
Gjetjet e Prokurorisë
Nga moria e gëzhojave të gjuajtur, thekson raporti, vetëm 11 prej tyre rezulton se janë qitur nga pistoleta ‘Beretta model 92-FS me numer P52796Z’, në përdorim nga Komandandti i Gardës asokohem Ndrea Prendi.
Ndërsa gëzhojate tjera që janë gjetur në vendin e ngjarjes rezulton të jenë qitur nga armët model ‘MP-5’ në përdorim nga efektivët e Gardës. Po kështu, vetëm njëra nga predhat e gjetura rezulton të jetë qitur nga pistoleta ‘Beretta model 92-FS me numer P52796Z’, në përdorim nga shoferi i Prendit.
Në raportin konfidencial të prokurorisë, zbulohet se 11 gëzhojat e qitura nga arma me numër P52796Z e Prendit janë të tipit MKE 9mm MP-5, prodhuar nga kompania turke ‘Makina ve Kimya Endustrisi Kurumu’ dhe janë municion që e ka pasur në disponim vetëm ish-Komandanti i Gardës, Prendi.
Pas ekzaminimit balisitik nga ekspertët, rezulton se predha e vetme qitur nga pistoleta tjetër Beretta, ajo në përdorim të shoferit të Prendit është gjetur e futur në një pemë në krahu e majtë të Kryesisë së Kuvendit. Ekspertët kanë zbuluar se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrto, me një probabilitet prej 60% është qitur nga e njëjta armë, ajo e shoferit të Prendit.
Hezitimi në identifikimin e armëve qitëse sipas ekspertëve vjen pasi si krahasim nuk janë përdorur predha jo të njëjta me ato që janë qitur më 21 janar 2021.
Me sy të lirë, thuhet në raportin konfidencial, pistoleta me numër ‘P52778Z’ ka shenja më të lehta përdorimi se ajo e Prendit me numër ‘P52796Z’. Por eksperti vijon duke thënë se tyta e pistoletës së shoferit të Prendit, mbart më shumë gjurmë që tregojnë se është pëdorur më shumë sesa tyta e pistoletës së Prendit me numër ‘P52796Z’, së cilës i përkasin 11 nga gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.
Në fund të raportit, prokurori thotë se bazuar në faktet e lartpërmendura, lind dyshimi i natyrshëm dhe i arsyehëm se tytat e dy pistoletave janë ndërruar me njëra-tjetrën.
Ekspertët teknikobalistikë, thuhet në raportin e prokurorisë, kanë pohuar në mënyrë konfidenciale se gjilpëra e pistoletës me numër ‘P52796Z’të Ndrea Prendit, në momentin kur është bërë ekzaminimi balistik ka qenë e përpunuar mekanikisht (goditur).
Një fakt i tillë nuk është përmendur në aktin e ekspertimit përkatës pasi ekspertët kanë pohuar në mënyrë konfidencale se i druheshin një ‘hakmarrjeje’ eventuale. Ata kanë kërkuar që ekspertimi të bëhej nga FBI-ja amerikane pikërisht për të shmangur ‘hakmarrjen’ që dyshonin se mund të vinte pas ekspertizës së tyre.
*Raportin konfidencial të prokurorisë në PDF e lexoni këtu: Raporti Konfidencial
Turp te keni maskarenje .
Ka shume mundesi qe Vrasja te jet urdheruar nga Orang Utangu Amabasadore ,
icili i gradoj 1-dite me pas Kriminelet !
Ku kujtojne se jane kte ktu ne Afrike e Arabi !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Boll tallet bythen me kte popull .
Jejni jU mbas gjithe bemave te Kryminelit te Shpelles ,sepse me pas ken per shpellarin ,
kishte dhit gjak vetem ta shkonte nepermend Vrasjet e protestueseve etj poshtersira
qe ka bere ne Shqiperi !
Juuuuuuuuuuuuuuuuuuu qe na shisni gjasme Friken o Hipokrite te ndyre !
Ju jeni Koka e krimit ne Shqiperi
Dkument per te qeshur ku pistletat jane arrestuar ndersa mbajtesit e tyre jane dekoruar!Humor i hidhur ku vetem ne Bangladesh mund te ndodhe!Po FBI-ja çfare konkluzionesh ka nxjerre ,apo u mbajftua me fshirrjen e serverit!
Ja qe specialisti nuk thote te verteten dhe mbi keto te dhena gjykon drejtesia. Keta jane shqiptaret. Ca frikacake qe trimerohen vetem kur jane ne pushtet.
KANE PASUR FRIKEN E NJERI_TJETERIT ,SEPSE ATE QE SE KA BERE NJONI E KA BERE TJETERI.KJO ESHTE FRIKA E TYRE .TRIMA SOTE NUKE KA ,SE KURE THOTE SALIU QE TRIMI ESHTE SHOKU I BUDALLAIT ,NUKE ESHTE BUDALLA.NDIGJOJENI BURRIN E SHTETIT ,EDHE SE KA VRARE SAQE NUKE NUMEROHEN NJERZZIT TE ATIJE POPULLI FUKARA.
Po kush ka mundur te veproje ndryshe na urdheri i kriminelit BERISHA! Por ky kriminel te ka zhdukur familiarisht qe te vepronin ndryshe prokuroret ose ekspertet.
keta jane trimat qe nuk pranojne vaksinen ruse ???!!!!!
dhe perzene punonjesin e ambasades ruse?!!
keta jane trimat qe nuk pranojne vaksinen ruse ???!!!!!
dhe perzene punonjesin e ambasades ruse?!!
Pistoleten e Prendit e perdoren njerezit e Brecanit per te qelluar ne drejtim te turmes. Kjo pasi Prendi hezitoi te qellonte. Me pas e goditen ne sy me qyten e saj. Natyrisht Berisha filloi ta shetiste Prendin neper institucione duke thene se e goditen me gure. Gjelle malokesh – gjelle qensh.
Prendit ja nxiu syrin Fatos Skeja ne zyren e Berishes kur kundershtinte te gjuante turmen. Pastaj si qen i rrahur shkoi e qelloi mbi turme mbas pilafit. 21 janari faqe e zeze per Ramen dhe PS . Nuk eshte asnjeri ne burg nga ata qe qelluan njerezit e pagajshem qe protestonin diktaturen e saliut hajdutllikun e Likes.
ÇOJANI NJE KOPJE TE RAPORTIT SEKRET SHERBETORIT TE KRIMIT BLENDI FEVZIU, MANIPULATORIT TE RREZIKSHEM E SHERBETORIT TE PESHTIRE TE SALI BERISHES.
@Lida nuk e prisja kete vrere tendin ndan meje. Sidoqofte, faleminderit per “konsideraten”. Ma thithsh…
Te fala,
Blendi
Keto e krime te tjera nuk u bene per shkak se u pelqente kolltuku i zyrave por te tere keta qe nga Komandanti i Gardes, Drejtori i Pergjithshem i Policise e Drejtori i Policise Tirane e shume Drejtues te tjere kane bere pasuri marramendase me postin zyrtar ndaj dhe ishin te gatshem te kryenin dhe krime per te mbrojtur pasurine e tyre vene ne menyre te pa ligjshme. Kushdo i implikuar ne keto krime duhet investiguar dhe pasuria e tyre.
Ky eshte kriminel i ndyre qe duhet te kalbet ne burg…
A eshte e vertete se syrin e Andrea Prendit ja ka nxire sala me bodigardet e tij,kur e ka urdhruar te qelloje mbi turme?
Ore kam nja 10-vjet qe nuk degjoj lajme. Me sa mbaj mend atje kishte pistoleta- ombrella. A Jane gjetur ato (ombrellat) .?
Te gjitha deklaratat e Saliut pas ngjarjes nuk duan as mend e as kalem per te vertetuar se kush e urdheroj masakren e 21 .01 .2011.Basha,Meta, Jozefina,e te gjithe deputetet e PD-s e te LSI-s e deri tek Prendi e Burgaj jane bashkeautoret e asaj ngjarjeje.Mbeshtetes te atij krimi ishte mjeku qe deklaronte se vrasjet jane bere nga afer.Perkrahes te krimit jane gjithe “Garda e Saliut” qe nuk lejonin te kryehj ne qetesi gjyqi duke i kercenuar prokuror e gjyqtare.Edhe sot ne kerkojme kush i beri vrasjet. E gjithe masakra ka nje skenarist e regjizor,Sali Berishen.
Seriali Turk “BLACK MONEY”, “ KARA PARA “ ska perfunduar akoma ne Shqiperi , me ndihmen e ?? Do te perfundoj se shpejti. GOD BLESS ????.
Jane te shumte personat qe Ndrea Prendin e kane pare me sy te nxire qysh ne ngjarjet e 21 janarit 2011, mirepo askush nuk e din te verteten e ketij rasti. Une kam patur rastin te takoi disa persona te gardes, qe edhe i njoh, dhe se ata me kane konfirmuar qe Prendi eshte goditur me grusht nga shoqeruesi i kryeministrit te atehershem por vete Prendi nuk e ka bere asnjehere publike nga frika.
Aresyesja e goditjes ka qene pse Prendi qendronte indiferent dhe nuk qellonte me arme nda protestuesve.
Nuk eshte qe me ha palla per Salikarin, por as lehjet e zagareve te byrektores se Edmutit nuk po durohen. Robt ku ti keni.