Situata e përmbytjeve në Shkodër ka përplasur kryebashkiaken Voltana Ademi me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin.
Kjo ka ardhur pas kërkesës së saj për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e Nënshkodrës pas çarjes së argjinaturës në Shirgj.
Pjesë nga debati:
Voltana Ademi: Po flas si është situata
Niko Peleshi: Ju kuptoj shumë mirë
Voltana Ademi: Unë po flas për situatën dhe për të vlerësuar atë
Niko Peleshi: Kjo nuk është një çështje se kush e ka topin
Voltana Ademi: Nuk e thashë ashtu
Niko Peleshi: Pushteti vendor s’ka nevojë për lejë për të bërë vlerësimin e dëmeve
Voltana Ademi: Ne e bëjmë gjithmonë, një gjë të tillë, kemi blerë koncentrat, por fondi i bashkisë nuk është për të blerë koncentrat
Niko Peleshi: Nëse nuk është fondi i bashkisë i mjaftueshëm, kemi fonde tona për tu mbështetur
Voltana Ademi: E keni për detyre
Niko Peleshi: E kemi detyrë të përbashkët
Voltana Ademi: Nëse nuk e dini atëherë po jua tregoj unë, po ta sqaroj tamam
Niko Peleshi: Mesazhi im është që do mbështesim familjet
Voltana Ademi: Mesazhi im është që të keni mundësi të ndihmoni sadopak këto banorë
Niko Peleshi: A e kuptoni se është e turpshme të bëjmë debate të tillë para banorëve, bashkëpunoni
Voltana Ademi: Mos e rreni popullin, mua nuk më gënjeni.
Niko Peleshi: Jemi të dënuar që të bashkëpunojmë, nuk kam ardhur për ju por për banorët.
Je e paafte dhe pa mandat o turullake. Nuk ke bere asgje per Shkodren. Pse nuk i forcove argjinaturat o kuder? Ku ishe? Ke qene e zene me Ilir hajdutin dhe banden e tij. Shiko mbeturinat ne qdo cep te Shkodres. Gjendja e jasht-zakonshme duhet te shpallet ne pjeset periferike te shkodres nga mbeturinat. Shkoni dhe shifni ish-fushen e aviacjonit ne Grude apo kodrat e Rrencit qe jane mbuluar me mebturina dhe inerte? Katastrofe e vertet! Si ish-banor i atij qyteti ndihem i trishtuar se ku e dergjet kete qytet te bukur o hajduter. Dhe populli vazhdon te ju votoj!
vetem nga menyra si flasin kuptohet qarte kush eshte me serioz e me kembe ne toke, dhe kush do te duket sikur ju dogj barku per popullin