Logjika ekonomike "Piramidë" e "matematicienit" Basha: Ulim kontributin e sigurimeve shoqërore, rrisim pensionet mbi mesataren e rajonit

28 Janar 2021, 12:54Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në prezantimin e programit ekonomik, u ndal edhe tek taksat, për të cilat premtoi se do të ulë taksat mbi të ardhurat personale në 9%.

Kryedemokrati perseriti se do të rikthejë taksën e sheshtë prej 9%.  Po ashtu, Basha premtoi se do të ulë edhe sigurimet shoqërore në vlerën 18%.

Për 8 vite Rama jua rriti taksat shqiptarëve dhe i varfëroi ata, unë angazhohem t’i ul taksat mbi të ardhurat personale në 9%, duke ruajtur fashën mbrojtëse ekzistuese prej 30 mijë lekësh, dhe po kështu të vendosim taksën 9% të fitimit mbi të gjitha sipërmarrjet shqiptare me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja. Unë angazhohem të ul sigurimet shoqërore në vlerën 18%.

Totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme nuk do të jetë më i lartë se 0.5% e xhiros. Ky është angazhimi im dhe i qeverisë sime për biznesin e vogël e të mesëm”, tha kryetari Basha.

Një premtim tjetër që kreu i PD bëri gjatë prezantimit të planit ekonomik është edhe rritja e pensioneve me të paktën 5% cdo vit.

Synimi i PD, tha Basha është që në fund të mandatit të parë pensionet mesatare shqiptare të kenë kaluar pensionet mesatare të rajonit.

“Angazhohem se do të risim pensionet me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit me synimin që në fund të mandatit tonë të parë  pensionet mesatare shqiptare të kenë kaluar pensionet mesatare të rajonit.

Kudo në Shqipëri takoj njerëz, bashkëmoshatarë apo më të rinj që ndajnë të njëjtën brengë, pamundësinë e prindërve pensionistë për të mbyllur muajin.

Kush nuk e di këtë brengë, kush nuk e njeh këtë brengë. Edhe ata që mundohen ta fshehin duke kontribuar nga të ardhurat e veta të pakta , qindra e mijëra prej vëllezërve e motrave, kushërinjve që kemi në emigracion që janë shpresa e vetme, filli i vetëm që i mban prindërit e tyre pensionistë në këmbë”, tha kreu i PD, Lulzim Basha.

Nje logjike ekonomike kjo qe vetem “matematicienit” Lulzim Basha i shkon, pasi ulja e sigurimeve krijon nje boshllek ne kontributet e pervitshme per breza te tere pensionistesh!

Nje piramide me nje fjale, qe kane rrezuar shtete, gje qe nuk e kane pare per here te pare shqiptaret! Vitin 1997 e kane ende te fresket!

7 komente në “Logjika ekonomike “Piramidë” e “matematicienit” Basha: Ulim kontributin e sigurimeve shoqërore, rrisim pensionet mbi mesataren e rajonit”

  1. cerrrrrrreeeeeeeeeeeeeeee !
    hahahahahahahahahahhahaa
    genje – genjee Pinokio se te rritet I Gjati ????

  2. XY says:

    Rrej te rrejme. Do na japesh edhe pjeshke falas? Po atyre miqve, di vete ti, a do u japesh ndonje trangull falas?

  3. Arbërori says:

    Unë nuk kuptoj një gjë; mirë Lulushi është analfabet dhe nuk di tabelën e shumëzimit e jo më të marrë vesh nga ekonomia, po a nuk ka ky njeri këshilltarë apo njerëz të besuar që i rrinë pranë dhe që marrin sadopak vesh nga ekonomia, që ta sqarojnë e ta udhëzojnë që të mos këpusë broçkulla??
    Se nuk besoj që Lulushi mos të ketë njerëz që t’i tregojnë që po lë nam me budalliqet që nxjerr përditë.
    Ose këta njerëz apo këshilltarë që ka i duan të keqen dhe e lënë të bëjë figurë m…
    Përfytyroni të vijë Lulushi në pushtet, kulmi, ky ta çon ekonominë përtokë..

  4. Boss says:

    O Lul matematicieni mos e bosh si Edi Rama që nai shton 2 përqind dhe ata me 100 mijë lek marin 2 mijë lek te vjetra dhe ata me 400 mijë marin 8 mijë lek me shume. Megjithatë për 4 vjet i bie 20 përqind më shumë dth për 100 mijë rritet 20 mijë lekë të vjetra. Vallai I fortë je per matematike dhashë se po nai dyfishon pensionet o Lulushi kshu nuk ta japim votën sna ke thonë gjo fare.

  5. Bobi says:

    Kur e pyeten lulin, luli po si do e beni ?
    Luli u pergjigj, na votoni dhe do ta shikoni me kalimin e viteve qe une i mbaj premtimet.

  6. Lida says:

    DO BOJ GJONA T’MIRA
    DO BOJ GJONA T’BUKRA
    PISAO PISAO
    DO UL TAKSAT
    DO HEQ TAKSAT
    DO RRIS RROGAT
    DHE PENSIONET
    TRALALA TRALALA
    ME BESONI
    NUK E NJOH GENJESHTREN
    LULI SA ESHTE ORA ???

  7. Kim été says:

    Kërkon ta mbysi vëndin në borxhe si Italia dhe Greqia vetëm e vetëm me arrdhë në Kryeministri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje