Pas sherrit, këngëtares së njohur nuk i del e "keqja" me Arian Çanin: Promovon grekët e serbët, por s'dëgjon asgjë shqip

28 Janar 2021, 09:56Lifestyle TEMA

Këngëtares së njohur Rovena Stefa siç duket nuk i ka dalë inati me moderatorin e emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani.

Ajo ka vijuar me akuzat se ai mbështet më shumë ata që merren me muzikë në Serbi apo Greqi, sesa artistët shqiptarë.

E ftuar në Abc, ajo shtoi se nuk ka asgjë personale me moderatorin por se lufton fenomenin.

“Ka edhe nga ata tipa elitar të Tiranës që thonë është muzika greke apo serbe më e mirë.

Më shumë mund t’ju pëlqejë një këngë serbe që është po prapë turbofolk, muzik popullore si këngët e mia, por vetëm mos ta dëgjoj shqip. I pari psh është Arian Çani.

Arian Çani vendos shumë i lumtur një muzikë greke, por që është prapë një muzik ballkanike moderne, njëjtë si kënga e Rovenës dhe këngën e Rovenës nuk e transmeton kurrë. Përse e bën këtë?,”-tha ajo.

Debati virtual mes tyre ka nisur pas një deklaratë të moderatorit se “Ballkani ka qenë Helen”, e cila bëri që këngëtarja të kërkonte publikisht bojkotimin e emisionit të tij.

4 komente në “Pas sherrit, këngëtares së njohur nuk i del e “keqja” me Arian Çanin: Promovon grekët e serbët, por s’dëgjon asgjë shqip”

  1. Taulant says:

    Paguhet prej fondit te min.jashtme Greke per Helenizimin e Ballkanit.
    Eshte nje fond rreth 50 miljon euro ne vite ne dispozicion te gazetareve shkrimtareve Ballkanas per te promovuar shovinizmin Grek.
    E pohoi vete ne parlament ish-ministri i jashtem Grek Kotcias .

    1. Matrapiku says:

      Periudha e Helenistike e Botes se civilizuar nga India (Perandoria e Alexandit te Madh) deri ne Massali dhe Nikea (Nice, Franc), nga Egjypti deri ne Helispond (Deti i Zi) dhe Ballkan …
      .
      Ishte periudha me e ndritur e Njerezimit, me amfiteatre 20 mije vendesh (qe Romaket i kthyen ne arena te gjakosura Gladiatoresh), me Agores dhe sistem monetar, me bibloteka, Olympiada, Akademi, gjymnastyrio, ujsjellsa, …
      .
      Keto per Helinizimin, … pa na fol pak per Neo-Otomanizimin e Ballkanit qe te bejme krahasimin.
      .

  2. Dini says:

    Muziken greke dhe serbe ,ka plot qe e pelqejne ne Shqiperi dhe nuk asgje te keqe, por Çani eshte antishqiptar jo per kete arsye , por se ai per te disaten here haptas dhe dukshem I ka shfaqur qendrimet I tij a antishqiptare ne ekranet tona qe fitimet I nxjerrin nga xhepat tane.

  3. Dg says:

    De gustibus, shoqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje