E vulos dhe Gjykata Supreme: Pse Albin Kurti s’mund të kandidojë me 14 shkurt

29 Janar 2021, 17:26Rajoni TEMA

Gjykata Supreme në Kosovë ka njoftuar të premten se ka pranuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me certifikim të kandidatëve për garën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

Sipas kësaj Gjykate, Liburn Aliun dhe Labinotë Demi Murtezi duhet të shtohen në listën e kandidatëve të LVV-së, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë vlerësim të gabuar të dënimit trevjeçar.

“Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se afati 3-vjeçar duhet të llogaritet duke iu referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021”, është thënë në vendim.

Sipas REL, Kjo nënkupton që Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Bajram Mavriqi, nuk do të garojnë në këto zgjedhje.

Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi janë dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.

Në vendimin e së premtes, Gjykata Supreme ka miratuar pjesërisht edhe ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duke kërkuar që kandidatit Shemsedin Dreshaj t’i mundësohet futja në listën e kësaj partie.

Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati nuk mund të certifikohen, bazuar në këtë vendim.

“Edhe në rastin e pranimit të pjesshëm të ankesës së AAK-së, bëhet fjalë për vlerësimin e gabuar të afatit 3-vjeçar, ndërkohë që duhet referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç, e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021”, është thënë në vendim.

Ndërkaq ankesat e nisura nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Nova Demokratska Stranka (NDS) dhe NISMA Socialdemokrate, janë konsideruar të pabazuara – raporton REL.

4 komente në “E vulos dhe Gjykata Supreme: Pse Albin Kurti s’mund të kandidojë me 14 shkurt”

  1. ELENA GJIKA says:

    ALBIN KURTI NUK DO JETE DEPUTET POR 100% DO JETE KRYEMINISTER

  2. shkurt 2014 says:

    Kjo gjykate,dhe shume istitucione te Kosoves qe akoma komandohen nga taci,isa e shef veseil,idhane denimin dhe shkarkimin edhe vetes ne nji kohe rekorde.Qeviria e ardhshme e LVV e Z Osmani,do te bejne reforma te shumta ne te gjitha istitucionet e vendit,ne vecanti ne reformen ne drejtesi.Perparsi eshte largimi i ktyre ushtarve te bindur,qe kan zaptuar pa drejtesisht gjithe istitucionet me te pa afte e te korruptua,qe shkatrruan,e plackiten vendin.

    1. FE says:

      Nga e di ti shkurt 2014 qe Qeveria e arthshmee LVV e Z Osmani do beje reforma te shumta? Te pakten te thoje “ma merr mendja”, “shpresoj”, “enderoj”. Keshtu si flet ti duket se i ke hipur gomarit seprapthi….Une per vehten time jam shume skeptik. Ata nuk do bejne reforma, por do bejne rrumpalle, sepse kete e do padrinua. Ata nuk jane as me Evropen, as me Ameriken, as me Shqiperine qe me le nje shenje te hidhur ne buze. Me keqja eshte se ne Shqiperi ata jane me Saliun, kete spiun te sprovuar te Serbit, qe e beri Shqiperine Rrumpalle. Te lumte ty shkurt 2014, qe ke lexuar Omar kajamin qe ne pergjigje te pyetjes se cila eshte zgjidhja, ai tha:” Nje mendje e verber, u pergjigj nje ze nga eresira”. Mendja jote eshte jo vetem e “verber” por i gjen zgjidhjet ne erresiren kombetare!

  3. Trotski says:

    AL Bin Kurti nje Enveruc i Vogel.Nuk kini sy qe ta shikoni !!!!! Do te jete Fatkeqsi per Kosoven. Eshte Anti-Amerikan i Deklaruar.Ka Harrue se Kush ia Dhuroi Lirine Kosoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje