Ndërtojeni shtëpinë rrëzë Vezuvit

29 Janar 2021, 15:55Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

A nuk e shikoni se po na tërheqin përdrejt llavës, teksa jemi nisur drejt zgjedhjeve të 25 prillit?

Nuk ndodhemi shumë larg rrezikut…

Edhe pse themi kaq shpesh se këto tre dekada nuk kemi bërë asgjë, të paktën kemi mbi krye një mal; mal rreziku që sa i largohemi, aq edhe i afrohemi. Vullkanit të Vezuvit, që fundosi katër qytete të madhërishëm romakë, tash 1900 vjet i janë larguar njerëzit. Rreziku ynë na vë në provë sot e kësaj dite, të paktën një herë në katër vjet.

Prova e fundit:

Dy parti politike ‘të humbura’, sapo kanë deklaruar se do të paraqiten në zgjedhjet e 25 prillit, ‘ani pse’ ia kanë shpifur njeriut këtu. PD dhe LSI, prej tre vjetësh po kërcënojnë me rolin e llavës së nxehtë të Vezuvit. Në radhë të parë u fshehën vetë poshtë hirit, lanë mandatet e popullit në Parlament dhe dolën malit. Më shumë se një e treta e popullit votues u tradhtua prej tyre dhe mbeti ‘pa ombrellë’. Ndërsa dy të tretat e popullit votues u terrorizuan nga njëra javë në tjetrën: ‘kur do të na vijnë ata me zjarre me bomba molotov?’. Të dyja partitë sulmuan rrugët e qytetit, selinë e Parlamentit dhe zyrat qeveritare. Në optikën e tyre kishte ardhur koha e dilemës: ‘O na lironi nga gjyqet për korrupsion, o i vunë flakën!’. Optika e tyre shkon edhe më ej: Janë gati të afrojnë me ne ‘boshtin e së keqes’, mjaft që të shpëtojnë për vete. Boshti i së keqes lidhet me sulmet e tyre të stilit të terrorizmit politik, që  na përafronte kombin me shtetin islamik… Domethënë këta guxojnë të kërkojnë pushtet mbi ne- popullin. Si të thuash se iu shkonte mendja të na e ngrinin Vezuvin mbi shtëpitë tona.

Prova e budallait:

Provuan edhe një herë të na bëjnë të gjithëve ‘turma budallenjsh’. Kryetarja e LSI (gruaja e presidentit), doli në ekrane dhe iu drejtua popullit (me ngjyrë e pa ngjyrë, me fe e pa fe, me arsye e pa arsye) me thirrjen që të lindin fëmijë ‘si biznes’. Fëmijët do të trajtohen si kungujt: ‘Më jep një fëmijë, të jap 1000 dollarë; për 4 vjet nga 1000 t’i bëj 25 mijë’. Kjo është prova e zonjës së madhe, ose më mirë të thuash se është prova e popullit para talljes. Kishte edhe ndonjërin që tha se ‘s’ka faj Mona, ku di ajo ça është paraja’, paraja për këta është si hiri i llavës, paraja i ka mbuluar. Të njëjtën provë ‘të budallallëkut’ ofroi edhe kryetari i PD. Basha nuk jep kaq shumë për ‘biznesin e fëmijëve’; por e bën ‘fushë me lule’ gjithë fushën e ‘turmave’. Premtimi i tij është ky: Lekë pa fund do të bien nga pemët çdo stinë! Ulen taksat, rriten pagat, rriten pensionet, ‘sa lekë do ti- na merri’, ‘sa do ti vëlla?- na merri’. Ja kështu. Vdekja si e Vezuvit rri brenda tyre kur guxojnë për herë të dytë a të tretë që të mashtrojnë duke qeshur!

Prova e nderit:

Këta dalin derë më derë dhe ekran më ekran e na shajnë ‘me robt ku t’i keni!’. Na thonë se jemi ‘bisht i mafies’; na shajnë se ‘jemi kokë palarë’, na kërcënojnë se ‘në 25 prill do të na përmbysin’, na telendisin si qytetarë të dorë së fundit. Në dorë të tyre mbajnë dy të tretat e pasurisë sonë kombëtare: Floririn e Thesarit të Shtetit, kursimet e shqiptarëve të mbledhura në skemat piramidale, fitimet e kontrabandës shtetërore të naftës dhe armëve; paratë e vjedhura nga CEZ, nga familjarët sekserë, nga rruga e ‘Kombit’, nga shitja e protestave… Kur bëjnë moral guxojnë e thonë se populli ynë ‘nuk di të reagojë’. E vërteta është se populli në Shqipëri është i vetmi në vendet ish- komuniste që ka derdhur gjak në protestat kundër korrupsionit. Kur dëgjoj që këta thonë ‘dilni na votoni!’, më duket se po na thërrasin ‘dilni t’u vrasim në bulevard’ si ata të katër.

Prova e zjarrit:

Shqipëria është i vetmi vend në Evropën e Lindjes ku pushteti post- komunist krahasohet me krimet e pushtetit komunist. Është edhe i vetmi shtet me një luftë civile dhe me një grusht shteti, brenda dy vjetësh, të kryer nga presidenti në fron dhe i sapo larguar nga froni. Në vitin 1997 populli u sulmua nga qeveria e tij me armë, me tanke, me prerje urash e rrugësh, me avionë, me napalm dhe me policinë sekrete. Në mes të luftës qeveria deklaroi se në arkën e shtetit kishte vetëm 17 milionë lekë të vjetra, prag urie. U vranë rreth 3 mijë vetë, aq sa në 11 Shtator në Amerikë- ku ndryshoi bota. Në vitin 2005, po këta që mbytën popullin me llavë, erdhën në pushtet, manovrën e të dy palëve e konsideruan ‘marrëzi e popullit’; prandaj tentojnë të vijnë prapë përmes marrëzisë.

Atëherë kombi do të vihej tamam nën Vezuv. Në 100 mijë  shpërthime të vullkanit në malin e Vezuvit gjatë shekujve, kanë vdekur vetëm 1000 vetë; shumë pak në krahasim me rrezikun këtu pa ‘Vezuv’. Por kur Fridrih Niçe paralajmëronte rreziqet e të pamendëve, thërriste: ‘E mirë, pra, ndërtojeni shtëpinë rrëzë Vezuvit!’.

18 komente në “Ndërtojeni shtëpinë rrëzë Vezuvit”

  1. Shqiptar says:

    E ndèrtuam Frrok Çupi, pallatin tonè tè èndrrave. Larg Vezuvit kètè herè, 1 milion prej nesh (nuk kish ndodhur kurrè mè parè) “e ndèrtuan” gjithçka kishim, pranè atij qè dha njè premtim., qè Vezuvit do tia fohte llavèn.
    Jo vetèm qè nuk u ftoh llava, por ky qè premtoi, shkoi vetè atje dhe iu lut pèr disa rreze ngrohèse, dhe llava ia dha. Ky, mbajti karriken, ndèrsa llava bèri atè qè dinte tè bènte gjithmonè, dogji, pèrcèlloi gjithçka.
    Pas 8 vjetèsh tangoje me hajdutè, po na premton pèrsèri se Vezuvit do ti pshurrè pèrmbi.
    Si thua Frrok?
    A mos do ishte mè mirè, sè pari, njè kèrkim faljeje kètij populli, pèr paburrèrinè, pèr korrupsionin dhe pèr katrahurèn e kètyre 8 vjetève tè shkuara kot?
    Apo çi qi tèmèn e sèmès,,,,,zgjidhni tè keqen mè tè vogèl dhe mbyllni gojèn? Vezuvi, rri aty pèrjetè, me madhèshtinè e tij.

    1. Bruti says:

      Shqiptar! Qenke “shqiptar” i vërtetë.
      Shko atëherë “fli me mullixhiun”!
      Po ki parasysh se edhe me 10 vota më shumë për ish-kryetarin më të fundit të bashkisë – “gjumashin” – “Ja ke bërë nënën” gjithë popullit duke e çuar me duart e tua në këmbët e malit të Vezuvit!
      Kaq kisha.

  2. Blogerja Shkelzena Berisha. says:

    Shume mire z Frrok, jashtezakonishte sakte.
    Per kete shkrim, do te doja te dija se si do te reagonte njpi dhe djali i monstrave te komunizmit, Andi Bushati, i cili, deputetet ne parlament te opozites i quajti sharlatane, ne shkrimin e botuar sot ne te njejten gazete, pasi ata kane votuar pro ndalimit te koalicioneve parazgjedhore.
    Dhe te mos harrojme, nipi dhe evlati i monstrave, eshte analist qe nuk varet nga qenefi Sali Ram Berisha.
    Edhe nje here, thjeshte bravo Frrok, per shkrimin tend.

  3. Patriot says:

    O Frrok….me sa kuptova nga shkrimi juaj…po na sugjeron te zgjedhim te keqen me te vogel. Ramen dmth. Gabim Frrok. Nuk eshte zgjidhje. Thjesht nuk duhet te votojme asnjerin. Dita e votimeve dite pushimi me familjen. Deri sa te kete nje alternative te re. Qe te kete program sipas interesave te popullit. Ce duam Ramen? Thjesht qe te eci perpara reforma ne drejtesi. Amrrikanet me a po pa Ramen do e kryejne ate pune o Frrok. Prandaj rri i qete…beje pushim diten e votimeve.

    1. Bruti says:

      Edhe ti “SHQIPTAR” “PATRIOT”, e ke akoma më mirë! Mendon se vendi do mbetet pa QEVERI TË KEQE?! Do me thënë pa qeveri fare!
      Por… do gjendet ndonjë Pric Vid (austriak) apo Tomson (holandez) sa të mos e lënë fare bosh fronin e Shqipërisë.

  4. Korabi says:

    Eh mor Frrok, ne kete kohe kur krimineli Sali dhe hajduti Ilir Meta hiqen si shpetimtaret e kombit, pena juaj brilante ju kujton shqiptareve se jane po ate qe ja kan leruar nenen dhe baben shqiptareve keto 30 vjet.Shkrim brilant!

  5. Vjola says:

    Te lumte ! Do te dalim te votojme per te shporrur monalikelulisala. Gjate kesaj kohe te dalin te rinj e te reja me nje barre mend te mos i shohim keta kerrma qe i jane bere gjemen ketij populli edhe shteti bashk .

  6. Ah sa kohe do te kalojne. says:

    Shume sakte dhe bindshem………. Nese Shqiptaret pa men duan akoma per Belulin ja ku i keni, ore kellira.

  7. GrigjaSumaShalhapura says:

    Duhet te qerrohen te gjith.. kjo esht zgjidhja
    .. asnjeri nuk e meriton voten time.

  8. Shenjestra says:

    Fallxhorja me ate 1000 euro per lindjen e femijeve e ka dhjere fare.Kurse Basha ka dal mbi Karl Marksin duke e bere fushe me lule ma ate programin e tij fallso dhe te parealizueshem.Duke patur parasysh te gjitha keto dredhi e poshtersi per te rrezuar Edi Ramen,kurre nuk ju jepet vota.Ata do vdesin ne opozit se nuk jane njerez te mire,por te hurit e te litarit,njerez te padeshirueshem.

  9. USA says:

    A mund te besohet detashmenti kriminal i Saliut me emrin PD?! Ne mbreterimin e pare prishi cdo gje qe trashgoj,krijoj piramidat per mbijetes, i vuri zjarrin Shqiperise ne 1997,ne mbreterimin e dyte 2005-2013 filluan pasurimin nepermjet korupsionit,ne 2009 kryen aktin e tradhetise me detin, ne 21 Janar 2011 kryen krimin shteteror.Kjo eshte biografija e ketyre berishisteve qe kerkojne te rikthehen ne pushtet.

  10. Besa says:

    Bravo Cupi shkrim brilant. Gjithmone shkrimet e tua i lexoj me shume kenaqesi.

  11. gogo alb .. says:

    Te lumte pena Frok, alabaket , opinionistet ashtu si gjithmon i duane qoftet nga ” daja,” nuk shikoine me shume se hunda e tyre, atyre su plasi menderja per popullin por per menderen etyre. Shesin mende kush te hedhe me rhume llum mbi te vetetat ,Gjin markaj apo bushati, haj medet popull i shkret.

  12. Pashai Turk says:

    O Frroc Kupi. Ke selam nga Erdogani. T’i sjell vete I Gjati. Je qe je Frroco futi nje synet mase te merr me sy me te mire I Gjati. Se i ka qejf rrethpreret ai (rasti 1. Tahipi, rasti 2. Sheiku i Emirateve, rasti 3. Rabini me kacurrela, etj. Si thu Frroco?

    1. E èma e Zeqos says:

      E ka qejf jot èmè mbase, ashtu rrethprerè. Ia paska lènè èmbèl kur u ngjiz me ty o zog gomari.
      Ju thithni, Janulla iu fèrkon kokat.

  13. askushi says:

    Me vjen keq o Frrok
    Te kam deqjuar me vemende ne cdo emision .Mbron Ramen se eshte e keqa me e vigel .Ti je dhe katolik , I arove ata burra qe rreqjimi komunist i vrahu ata prifterin i arrove
    Vdiqen me fjalet nje dir e drejta do triunfoj
    Ti je dhe gazetar i vjeter pse nuk mban nga e verteta . Po ke frrik .Dhe ata prifterinjte njerez ishin po nuk paten frik nga vdekja as nga e drejta .Than qjaku jon do ti vlej Shqipris se e verteta do triunfoj
    Mos na korrit o burr me keto brockulla ,pse ginjen veten o bur ,Jemi nga vendet me te varfea ne bot . Nuk e kupton se po pati emigrim nuk jan qjerat mir .
    Nuk e kupton se nuk duhet populli jon te votoj me , ti e di budadha popullin ton .Deshi Rama timon te qeveris vetem , populli ja dha .Po tani si do te qeverisi me Lulin bashk
    Cfaj faji kan femijet tan te vuajn se duan keta te pasurohen
    Po njeher lindim njeriu do vdesim po jo keshu
    E di ti qe njeriu i keq lind e di ti ai nuk e ben punen nuk e ben kur ,mashtrusi mashtrus ngelet nuk ndryshon ,Kan 30 vjet nuk ben qje jan mbushur burqjet e botes me shqiptar .Jan mbushur varezat me te rrinj . Populli jon do njeres te ndershe patriota do njerez qe ta nxjerin nga eresira lageshtia nga korupsioni ajdutrija vrasjet vjedhjet nuk duhet te ekzistojn me . Nuk duham me te bien pallatet nga termetet, nuk duam as grek as Serb as Turqi .Shqiptaret nuk e din sa trima jan se po ta din as nje dit nuk rrin politikanet dhe kriminelat ne per pushtete
    Hiqe friken largore o shqiperi hiqe se po humbe djemt familjet po humb atdheun po humb shpresen
    Ngrije koken shqiptar te shikosh se si djemte e tu canin me skafe e gomone per nje jet me te mir
    Leviz o burra prej vendi se ka nevoj mema shqipri per bijet me te mir dhe jo te lajm pjatat dhe te punojn ne senofore dhe te detyrohen femijet tan te shperndaj drog per te mbajtur familjet , Dhe keta te vjedhin e te vjedhin a ka bura apo ska kjo shqiperi
    Fluturo o shqipe e te shikosh si neper bot shqiptaret punojn sa per 3 veta nga 3 pun bejne ne dit .Fluturo o shqife e te shikosh se si mesojn shqiptaret e shqiptaret dhe keta i quajn mafjoza ,
    Tradheti sa emer i fedhiqur je
    Tradhetar sa emer mekatar
    Nuk ka me keq se mos mirnjohesit per kete shqiperi qe e rriti
    Nuk ka me keq kur shikon qe populli vuan per kotheren e bukes
    Nuk ka me keq kur femija do ushqim e ti ske
    Nuk ka me keq kur ti ske te ngrohesh
    Nuk ka me keq kur ti ske lek qe femijet te vazhdojn shkodhen
    Nuk ka me keq kur rrinija vritet
    Nuk ka me keq politikanet vjedhin
    Nuk ka me kek kur qjukacit nxhjerin nga burgu kriminelet
    Nuk ka me keq. shqiptaret dalin ne senofor
    nuk ka me keq kur rruget ndertohen 3 a 4 her se duan te vjedhin
    Cfar partish kerkon te vin ne pushtet Ps Pd Lsi e me rradh jan te qjith te korruptuar o njeri cfar faji i ka populli jon ketyre cfar me thuaj
    Nuk kam ko te shkruaj se ti i di te tera aty rron
    E ca do besh ti o i shkret ty ta kan pir lengu nuk kan frik keta po keta nuk paskan frik as nga populli
    Po nje frik e kan nga Zoti tani zoti do i denoj me shum tani detet do ngrihen dhe do ti permbysin njer e mir kea qe i kan falur shpirtin djallit
    Turp turp

  14. L'imperatore Diocleziano says:

    Nese pjesa e shendosh,ajo e zhgenjyer nga Rama 1,2 nuk do te votoj, atehere do te fitoje E keqja e madhe per Shqiperine. E pra kush e do Shqiperine me shume se kurre duhet te marre pjese ne zgjedhje. Po, po te votoje te keqen me te Vogel. P.S. une nuk votoj per te keqen me te madhe. Tung.

    1. E èma e Zeqos says:

      Voto pèr mè tè voglèn, vetèm mos kujto se i bère vetes dhe ndokujt ndonjè nder.
      Vrasès dhe hajdut, njèri.
      Hajdut mbas hajduti, tjetri.
      Ok?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje