Basha i shpjegon "shkencërisht" programin e PD çiftit të moshuar: Me këtë plan fiton Shqipëria, fitoni ju. Kryefamiljari: Ju njohim nga televizori

29 Janar 2021, 15:05Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në familjen e çiftit Lili e Lulzim Sula në Tiranë ku gjatë një bisede të lirë u shpjegoi atyre efektet që do të sjellë programi ekonomik i PD.

Basha sqaroi planin e tij duke u ndalur në veçanti tek programi për rritjen e pensioneve.

“Nevoja më e madhe është për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve, sepse ekonomia ka qenë e shkatërruar edhe më shuma. Askush nuk e ndjen këtë më shumë në xhepa dhe në tavolinë sesa ju vet pensionistët. Unë i kam të dy prindërit pensionist. Nënën e kam arsimtare me pension njësoj si ju.

Rritja e pensioneve me programin tonë, është jo më pak se 5%. Dyfishimi, domethënë rritja sa dyfishi i inflacionit, por jo më pak se 5% në çdo rast. Tani ju vet i bëni llogaritë, sa merrni dhe çfarë do të thotë kjo për pensionit tuaj mujor”, tha Basha ndër të tjera.

Bashkëbisedimi i plotë:

Lili Sula: Gëzohem që të shoh!

Lulzim Basha: Faleminderit Shumë!

Gëzim Sula: Të shohim në televizor.

Lulzim Basha: Ju falënderoj shumë për mikpritjen sot!

Gëzim Sula: Është kënaqësi e madhe!

Lulzim Basha: Ju keni qenë të dy pedagogë, arsimtar?

Gëzim Sula: Ne të dy jemi të matematikës, mësues te shkollat e mesme.

Lulzim Basha: A e ndoqët ndopak programin që filluam të shpalosim dje?

Lili Sula: E dëgjuam.

Gëzim Sula: E dëgjuam, normal.

Lulzim Basha: Nevoja më e madhe është për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve, sepse ekonomia ka qenë e shkatërruar edhe më shuma. Askush nuk e ndjen këtë më shumë në xhepa dhe në tavolinë sesa ju vet pensionistët. Unë i kam të dy prindërit pensionist. Nënën e kam arsimtare me pension njësoj si ju. Rritja e pensioneve me programin tonë, është jo më pak se 5%. Dyfishimi, domethënë rritja sa dyfishi i inflacionit, por jo më pak se 5% në çdo rast.

Tani ju vet i bëni llogaritë, sa merrni dhe çfarë do të thotë kjo për pensionit tuaj mujor. Me këtë lloj rritje ne shpresojmë që brenda një kohe jo të gjatë, pensionet shqiptare në tërësi mesatarja e tyre të kap dhe të dal mbi mesataren e pensioneve të rajonit.

Pra, një sërë masash të cilat kanë për synim në radhë të parë të stabilizojnë, të normalizojnë dhe të rimëkëmbin ekonominë. Por duhet me fillu me atë pjesë të popullsisë e cila është më e goditura, që jeni ju. Se përllogaritet që janë afro 650 mijë pensionist. Pensionet shumica prej tyre i kanë në nivelin e mbijetesës.

Lili Sula: Shumë të ulëta.

Gëzim Sula: Është e vërtetë.

Lulzim Basha: Pra, paguajnë dritat, paguajnë ujin, paguajnë atë pjesë të ilaçeve që nuk iu rimbursohet. Çfarë do mbetet?

Gëzim Sula: Ne të dy kalojmë, jemi me pensione mesatare, të dy. Dhe me këto, të themi të drejtën, nevojat, atë minimumin jetik me zi e arrijmë. Pjesët e tjera është patjetër kontribut i fëmijëve. Me ata. Me këto pensione ne nuk mund të arrijmë, sepse janë ilaçet, janë faturat që janë detyrimet një herë të parat. Ditën që do të marr pensioni, puna e parë që do të mendoj është shlyerja e detyrimeve. Mbasi i shlyej ato bëj hesapet e tjera se si duhet të jetë racioni ditor për të mbyllur muajin, RPT deri në pensionin tjetër.

Lili Sula: Se ne ndihmohemi.

Gezim Sula: Pra është ne jemi dy të sëmurë sot që marrim mjekime, mjekime të përhershme.

Lulzim Basha: Keni fatura të përmuajshme të ilaçeve?

Gëzim Sula: Po, fatura të përmuajshme ilaçeve është për të dy, për familjen tonë është 8 mijë lekë të reja, 80 mijë lekë të vjetra në muaj, duke filluar se unë marrë ato mjekime se kam kaluar një infarkt me atë kam vendosur stendat.

Lulzim Basha: Si je tani? Si ndihesh?

Gëzim Sula: Mirë, mirë. Kanë u bënë 8 vjet që jam kështu, por mjekimi është i përhershëm.

Lulzim Basha: Sigurisht. I përditshëm.

Gëzim Sula: I përditshëm. Dhe ky mjekim po kështu kurojmë tensionin, kurojmë, ato marrim..

Lulzim Basha: Kolesterolin, holluesin e gjakut.

Gëzim Sula: Po. Të gjitha.

Lulzim Basha: E kam parasysh se diagnoza që ka grupmosha juaj është pak a shumë e njëjta.

Gëzim Sula: Dhe mendo t’i shtosh kësaj, t’i shtojmë faturën e energjisë shkojnë mesatarisht mbi 50 mijë lekë në muaj. Fatura e ujit shkon nga 15 deri në 20. Këto detyrime ti kryesh pastaj edhe jetesa e përditshme.

Lulzim Basha: Normal.

Gëzim Sula: Po njeriu ka nevojë dhe për gjëra të tjera. Jeta ka. Ato të tjerat plotësohen edhe për ndonjë ditë pushimi.

Lulzim Basha: Sigurisht.

Gëzim Sula: Në vit.

Lulzim Basha: Sigurisht.

Gëzim Sula: Edhe kjo bëhet nëpërmjet atyre. Po ato kanë familjet e tyre sot.

Lulzim Basha: S’ka diskutim.

Gëzim Sula: Ata ndoshta e kanë për krenari të na ndihmojnë po në fund të fundit..

Lulzim Basha: Kanë fëmijët e tyre, kanë barrën e tyre financiare.

Gëzim Sula: Kanë fëmijët. Dhe ne, kemi dhënë kontribut gjithë jetën tonë dhe sot duhet të jesh njëçikë më dinjitoz, më kjo është…

Lili Sula: Kam një shoqe të ngushtë, mosha ime, e ka zënë COVID-i. Dhe ajo më tregoi se ajo në shtëpi, ka vajzën shyqyr në një punë të mirë.

Lulzim Basha: Bashkëmoshatarja juaj, pensioniste?

Gëzim Sula: Po, po, po.

Lili Sula: Është në shtëpi me gjithë të shoqin. Bën bombolën e oksigjenit, mo po doktorin, me të njohur kuptohet.

Gëzim Sula: Deri te injeksionet.

Lili Sula: Një injeksion 25 mijë lekë, flas me të vjetra unë. 50 mijë lekë dita vetëm gjilpërat që bëjnë.

Lulzim Basha: Po si ja dalin ?

Lili Sula: Po ilaçet

Gëzim Sula: Me ndihmën e fëmijëve.

Lili Sula: Ja pra thamë shyqyr ka vajzën.

Gëzim Sula: S’ka zgjidhje tjetër, nuk ka.

Lili Sula: Mblidhen, konsumojnë pak, mbledhin një farë leku të gjithë për një ditë të keqe tani do shkonte të bënte atë skanerin..

Lulzim Basha: Skanerin e mushkërive

Liliz Sula: Sepse kishte qenë me 39 dje.

Gëzim Sula: Po analizat. Se analizat përgjithësisht shkojmë të privati se të shkosh në shtet do të sorollatesh edhe nuk e zgjidh problemin, nuk e zgjidh.

Lili Sula: Për shkurt i bie aty, por privati do lekun se i bëjnë ato.

Lulzim Basha: Prandaj ne kemi ardhur me këtë plan pune se vështirësitë i dimë edhe e mira është ti qajmë hallet por nga ana tjetër duhet ti japim njerëzve shpresë që me 25 prill gjërat do të ndryshojnë, jo thjesht qeveria por do të ndryshojmë gjërat për të gjithë, jo thjesht të fitojë një parti apo një koalicion por të fitojnë të gjithë shqiptarët.

Me këtë plan fitojnë gjithë shqiptarët. Ata që s’kanë bërë asgjë e keni parë sa e shpalosëm planin filluan ta sulmojnë. Pse e sulmojnë se kishin tetë vite s’bënë asgjë madje pensionet nuk i rritën as sa norma e inflacionit se ju thashë i kam të dy prindërit pensionistë, as sa norma e inflacionit nuk i ka rritur pensionet, nuk menduan për ju.

Gëzim Sula: Po i bie shkurt.

Lulzim Basha: Po!

Gëzim Sula: Në vitin 2003 dola në pension, së bashku me time shoqe. Nga 2003 në 2005, në kohën e qeverisë së Foatos Nanos.

Lulzim Basha: Po.

Gëzim Sula: Na u rrit pensioni 1400 lek të reja, ose 14 mijë lek të vjetra. Në periudhën nga 2005 në 2013, na është rritur pensioni 100 mijë lek të vjetra ose 10 mijë lek të reja. Në periudhën nga 2013-ta deri sot që flasim, pensioni ynë është rritur 3 mijë lekë të rreja. Kjo është hesapi, edhe kam arritur me atë pension që kam sot 25 mijë lek të reja, 27 merr ime shoqe.

Lulzim Basha: Domethënë në 8 vite.

Gëzim Sula: Në 8 vite 3 mijë lekë.

Lulzim Basha: Domethënë në 8 vite nuk i rriten as sa inflacioni.

Gëzim Sula: Në 8 vite as sa inflacioni nuk është rritur.

Lulzim Basha: As sa inflacioni. Më i lartë ka qenë inflacioni këto 8 vite sesa kompensimi që po bën kjo qeveri.

Gëzim Sula: Po, sesa ato. E drejtë. Shumë e drejtë

Lulzim Basha: Në momentin që ne kemi dalë me këtë plan njerëzit e kanë kuptuar fare mirë që bëhet fjalë për një plan të realizueshëm. Sepse ne nuk erdhëm t’ju themi që do bëjmë mrekullira, ama kjo ishte plotësisht e mundshme. Dhe po të shikoni kanë dy ditë, që kur kemi nxjerrë planin, që e sulmojnë planin. Pse?

Gëzim Sula: Patjetër

Lulzim Basha: Sepse plani ju kujton njerëzve që për 8 vite, siç e thatë dhe ju, këta nuk bënë asgjë. Ju lanë në baltë. 650 mijë pensionistë i lanë në baltë. Pensionet nuk I rritën as sa inflacioni. Çmimin e energjisë që premtuan që do ta ulnin j’ua rritën.

Gëzim Sula: Po, po.

Lulzim Basha: Koston e ushqimeve bazë ju premtuan që do tjua ulnin, ka shkuar 40% më lart. Çmimin e naftës, i treti më i larti në botë. Prandaj këta kanë dështuar në çdo aspekt dhe këtë e di çdo shqiptar. Tani ne kemi dalë me një plan. Jo me premtime. Me një plan konkret. Me angazhime. Angazhime të mia, i marrë para jush, para ju të dyve që ju kam si prindërit e mi.

Gëzim Sula: Faleminderit!

Lulzim Basha: Nënën e kam tamam arsimtare dhe i marrë para gjithë pensionistëve, para gjithë shqiptarëve. Me këtë plan fiton Shqipëria. Fitoni ju, fitojnë njerëzit.

Gëzim Sula: E drejtë.

Lulzim Basha: Për 2 vjet, për një koncept, për një plan që të ju përgjigjet nevojave të tuaja, por njëkohësisht të jetë i zbatueshëm. Ky është plani që ju përgjigjet nevojave tuaja dhe është i zbatueshëm dhe bën të mundur që jeta juaj të jetë pak më e mirë dhe qeveria të jetë në krahun tuaj. Qeveria të mendojë për ju, të jetë në krahun tuaj, mos të jetë pa rrugë ,por të jetë më shumë lekë në xhepat tuaj, më shumë ushqime në tavolinën tuaj dhe pak më shumë siguri dhe vendin që meritoni të keni në shoqëri, për të gjithë atë sakrificë që keni bërë. Na keni rritur brezin tim , jeni shembull për ne që jemi prind tashmë që të bëjmë edhe ne të paktën të njëjtën sakrificë dhe të njëjtën devotshmëri me fëmijët tanë. Me 25 Prill kjo do jetë zgjedhja.

Lili Sula: Ishallah.

Lulzim Basha: Qeveria që mendon vetëm për vete, apo një qeveri që mendon për njerëzit?

Lili Sula: Ja, kështu duhet ta mendojë çdo njeri. Nuk duhet…

Lulzim Basha:Me të parën e kemi parë këto 8 vite. Fiton Rama, humbin shqiptarët, humbet Shqipëria. Me të dytën fiton Shqipëria. Fitojnë shqiptarët. Fitojnë njerëzit.

Lili Sula: Fitojnë të gjithë. Kështu është.

Gëzim Sula: Normal.

6 komente në “Basha i shpjegon “shkencërisht” programin e PD çiftit të moshuar: Me këtë plan fiton Shqipëria, fitoni ju. Kryefamiljari: Ju njohim nga televizori”

  1. 7x7=42 says:

    Po pse I genjen pensionistat e varfer. More hajdut. Ti jo vetem qe nuk do ja ritesh pensionin a tyre por do ju rrjepesh lekuren.Sa naiv mu duk ky cifti. Po a nuk ishte ky palaco qe ju vjen si shpetimtar tani qe nuk i tha njehere miremengjes punes kur ishte ne fuqi. Luli mendon vetem per xhepin e tij o njerez mos bini ne gracken e tij.Ai eshte nje mashtrues i korruptuar deri ne kocke.Ku i coi parate e rruges qe vodhi kur qe ne pushtet.sa shpejt harroni o popull.Ai eshte bere me vila ne mal e ne det e ju I besoni ujkut.Sa keq po skeni faj juve faj ka drejtesia qe e le kete hajdut verdalle.

    1. Larkqofti says:

      Luli ADOLESHENTI Mashtrus Genjeshtar
      Femij Mbete ter JETEN o I Shkret
      Su rit njhere ky Gomar
      Jo vot per Lulin Genjeshtar

  2. Lul kastraveci pa fara says:

    Ky sikur tha qe nuk do kete pension me te ulet se treqind mij leke ne muaj,edhe tani thote 5% ne muaj….
    Qe do te thote 7 deri 10 mije leke ne muaj….
    Me kete analfabete kote sa harxhon kohen
    Me moniken eshte me mire qe edhe pensionistet te blejne viagra dhe te bejne nga nje femije se do fitojne nga 1000$

    1. Yyyypppp xhixhi says:

      O shoku ai 5% – shi eshte rritje vjetore e jo mujore, megjithese edhe nuk ke faj se ku di gje Luli se ca i pjerdh goja. Pse puna e tij eshte te mbaj pergjegjesi ??. Nejse sa per sqarim, dmth pensioni te rritet nga 5 % ne vit i bie qe per 20 vjet arrihet objektivi Lulushit per dyfishim pensionesh (5×20=100% ose thene ndryshe dyfishim). Me nje fjale prit gomar te mbij bar se deri atehere pensionistave tane u ka vajtur bari tek gjunjet, ndersa ekspertet e pd-se na thone qe me kete ritem do arrihet per 8 vjet. S’kane faj, ata te gjithe e dine se 7×7= 42 bejne, ne rregull jane ata me llogarite e tyre. Kam 3 kamiona e 9 bataliona, si ti hyp e zdryp batalionat neper kamiona.

  3. bujari says:

    Gezimi qenka mesues matematike por llogarit i ben si Lul Basha-7×7=42. Gezimi pohoje se ne qeverine Nano pensionin e kish 140000 lek, per 8 vjet, ne kohen e Berishes ju shtua 100000 lek, d.m.th.ju be 240000 lek. Per 8 vjet ne kete qeveri ju shtua 30000 lek. Sipas tij, qazimi sot mer 250000 lek, pra 240000+30000=250000 hajde matematik hajde. Une e di qe keto pensione jane te vogla(se edhe une pensinist jam) dhe po ashtu e di qe, si matematicien qe zotrote je, nuk je ne keto nivele dhe ben per ti bere qejfin Bashes. Mos e ul zotrote kaq shume veten . Te uroje gjithe te mirat e shendet.

  4. Futja kot says:

    BOBO KY NGELI KOQE KANDARI. PO KUR DO RRITET E DO BEHET BURRE KY MORE AMAN.
    PO KUSH PJERDH PER PROGRAME O LYL, QE MBETE GOMAR I MADH O LYL KETE E DI GJITHE DYNJAJA.
    PO ÇFARE KUJTON O LYL SE SHQIPTARET VOTOJNE PER GENJESHTRAT DHE FALLXHORET O LYL!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje