Çfarë nuk duan të kuptojnë analistët e Lulzim Bashës

29 Janar 2021, 10:08Politika TEMA
Çfarë nuk duan të kuptojnë analistët e Lulzim

Analistët e Lulzim Bashës, pra jo të opozitës, por persona të Lulit, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut u përpoqën të tregonin se sondazhet flisnin të gjitha gabim. Pra për ta ishin të besueshme vetëm sondazhet që nxjerrin Lulin fitues.

Në fakt tentuan të sillnin edhe argumenta, shifra apo fakte në lidhje me ardhjen në pushtet të ish kryeministrit Sali Berisha, mënyrën sesi u moderua, qasja e politikës e të tjera. Por, në thelb ata bënin sikur s kuptonin pasi e dinin mjaft mirë por, nuk e artikulojnë publikisht, cilat ishin problematikat e vërteta. Së pari, problematikat lidhen me shifrat, ato që ata nuk i pranojnë.

Shifrat thonë të vërtetën dhe Artan Hoxha përshembull nuk e pranon dot që shumica e shqiptarëve të jenë kundër qeverisë apo të pakënaqur prej saj ekonomikisht apo mbi situatën që po kalon vendi pas tërmetit, gjatë kohës të pandemisë apo të tjera si këto, akuzat e shumta, korrupsioni apo keqqeverisja dhe kjo nuk është kthyer në votë për Partinë Demokratike apo për Lulzim Bashën, kjo është e vërteta dhe mesa duket nuk do të kthehet.

Nga ana tjetër Preç Zogaj artikuloi se Berisha u moderua dhe artikulimi i moderuar sollën avantazhe, por edhe kjo ka një tjetër qasje pasi Lulzim Basha nuk është i moderuar dhe mesa duket nuk do t’i kthehet kjo fitore për Bashën.

Le te sjellim më poshtë, një analizë të shkurtër, për ata që dinë analistët e Lulzim Bashës dhe nuk i thonë.

Së pari, shifrat flasin kundër qeverisë, kjo është e vërtetë por, nxjerrin edhe Edi Ramën sipër Lulzim Bashës sepse në krahasim me 2005 ka një gjë shumë të ndryshme. Në 2005 Sali Berisha nuk akzuohej as për vila sepse nuk i kishte ato, nuk akuzohej për kunatin siç akuzohet Lulzim Basha, nuk i thoshte askush dot gjumash por ishte një “bishë” politike, nuk i thoshte dot as i paaftë politikisht , nuk i thoshte dot asnjeri që nuk kupton, asgjë të tillë.

Kurse Lulzim Bashës sot në gati tre muaj para zgjedhjeve ja thonë të gjitha, gjumash, i paaftë, i korruptuar, shton vilat e të tjera dhe këto ja thonë edhe brenda PD, Berishës nuk ja thoshte njëri këto. Nga ana tjetër jo vetëm kaq,

Sali Berishën askush nuk e bëri ortak me Fatos Nanon, Lulzim Basha shihet si ortak i Edi Ramës dhe midis dy zgjidhjeve njerëzit mbajnë atë që është në pushtet. Për të folur për moderimin e pretenduar nga Preç Zogaj ka një ndryshim të madh, Sali Berisha bashkoi gjithë palët dhe moderoi në një mënyrë brilante.

Lulzim Basha jo vetëm që nuk po moderon por, shpeshherë duke dalë nga vetja tregon se është një njeri i paqendrueshëm , me ankthe dhe që nuk mban dot ngarkesa. Kujtojmë këtu emisionin e fundit “Opinion” , një shpërthim ndaj një drejtuesi institucioni, kujtojmë këtu daljet e shpeshta dhe nervozizmin kur dikush i përmend argumenta apo fakte që atij nuk i pëlqejnë, pa folur për moderimin mediatik që e ka skandaloz.Shkon me pazare, me marrëveshje çfarë do pyetet, çfarë nuk do të pyetet gjë që Berisha nuk e ka bërë kurrë.

Pra që të fitosh zgjedhjet dhe të përmbysësh ato shifra duhte të krijosh frymë, gjë që Lulzim Basha nuk e ka dhe është përgjegjësi kryesor pasi fryma krijiohet duke bashkuar rreth një boshti të qartë djathtas, duke dhënë dhe ideologjinë dhe qendrimin tënd politik dhe më pas duke bërë aleancat e duhura për të ardhmen në qeverisje, jo duke përçarë partinë, faktorët e saj kryesorë, senatorët e saj dhe më pas të marrësh mbetejet e së majtës apo personazhe të konsmuara dhe aleatë të pështirë të opinionit publik të cilët janë thjesht dhe vetëm aleatët e memeve.

Më tej mund të theksojmë se analistët e Lulzim Bashës duhet të kuptojnë se Sali Berisha kishte një autoritet tjetër në vitin 2005. Bëri nëj aleancë, paraqiti kandidatë, lista spektakolare, theu në zona të caktuara ministrat e Fatos Nanos, më të rëndësishmit e tij, njërëzit që i kishte pasur targetin kryesor të politikës, kurse Lulzim Basha pas tetë vjetësh në opozitë vjen me një tufë emrash të ricikluar dhe nga ata që ishin më të paaftët.

Personazhet të cilat ishin nivele të dyta apo të treta, Berisha nuk kishte asnjë besim, këta janë emrat që Basha sot ka ngritur në elitë, ka vënë drejtues qarqesh, nënkryetar partie e kështu me radhë.

Pra që të fitosh duhet të bashkosh skuadrën, lideri duhet të krijojë frymën, përtej strategjive dhe propagandës, lideri duhet të ngjallë besimin dhe të jetë ai që tërheq karvanin drejt fitores. Nuk mundet që dikush i pabesueshëm, i krahasueshëm me kryeministrin në detyrë të fitojë, pasi që e djathat ta vijë në pushtet duhet të bëjë një rudhje të madhe të së majtës dhe të rritet vetë më frymë.

Këto janë faktet elektorale, kështu ka ndodhur në 2005-ën që PD fitoi pas përçartjes së të majtës dhe në 2009 në pushtet me një superqeverisje nuk PD mundi të shkonte me aleantët e saj barazimme të majtët. Prandaj edhe sot, që të përmbyset nuk mjafton argumenti i Monikës dhe LSI në krah, nuk mjaftojnë faktet që thotë Luli por, duhet një bashkim i së djathtës, Partisë Demokratike, faktorëve të saj, fryma.

Lideri që udhëheq skudrën dhe maksimalizimi i votave të së djathtës do të sillte më pas një alenacë, ndoshta edhe qeverisjen e nesërme me koalicionet e nevojshme për të rrëzuar Edi Ramën. Por, sot me Lulin me akuzat ndaj tij me të vërtetat dhe skandalete tij vëshitrë se i vjen fitorja, duhen vota jo fjalët e analistëve./CNA.al

4 komente në “Çfarë nuk duan të kuptojnë analistët e Lulzim Bashës”

  1. Nafia says:

    KY shkrim ishte me ka cu nana me la gojen,pa asnje vlere,ne 2005 u dorezua e majta nuk fitoj Salir,kjo eshte e verteta.

  2. shkodrani says:

    Keta debile mbahen te ideja se duhen nderruar pushtetet….ok,por pushteti nuk gjendet ne rruge,ai fitohet dhe qe tja marresh tjetrit,duhet ta meritosh,se pari!Le te themi se Lulit edhe i takon,por ai i vetem nuk mund as ta enderroje nje fitore dhe shpreson se bashku me Monin.Por kur futet ajo ne loje,gjithe kalaja shembet,te vije ajo ne pushtet eshte katastrofe,eshte si ti besh koncension nje bande gjithe shtetin.Dhe kjo nuk mund te ndodhe dhe nuk do te ndodhe.

  3. Skenderbegasi says:

    Lexim foto te artikullit
    Ku I gjeni keto foto kaqe te bukura ju te Temes.

    Ne pritje te mesimit te himinit kombetar fshace
    Luli I bene nxemje opozites se bashkuar me
    ushtrimin e kohes se komunizmit :
    KYQEZIMI I DUARVE ME KATER KOHE

  4. iksi says:

    O Preç haluçinanti , me thuaj si i klasifikon ti kriminelat , ne te mjaftushem te mire shumete mire apo krimineli ka vetem nje emer , kriminel . Ndersa ty duhet me te vlersu , i keq , i mire shume i keq , shume i mire pra çorbe derri . I thoni vehtes intelektual , po si mo dizinformoni popullin e genjeni sipas interesave qe keni ju analistat gazetaret pra disa medja qe paguhen nga familja Berisha . Po si mo harroni krimet e P.D se me ne krye kryekriminelin Sali Berisha qe u vodhi leket popullit nga fajdet beri 97 ten 98 ten , Gerdecin , 21 Janarin dhe tash qenka bere i mire . Keshtu e genjyet popullin dhe ja dhate voten kriminelit prap ne 2005 sen se ka ndryshu shpreheshi ju dhe fap beri Gerdecin , 21 Janarin , apor nuk eshte gjaku i njerezve tuaj qe flisni per ardhjen ne pushtet te Berishes , Lulit e te gjithe P.D se. A mendoni per ato nena e baballare qe kan humbe femijt e tyre , per ato gra qe kan mbet te veja , per ata femije qe kan mbet jetime . Per ju disa nga gazetare opinonista dhe medja qe propogandoni ardhjen ne pushtet te atyre kriminela u rafte ajo fatkeqesi ne kokat tuaja kaq ju them .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje