Monika Kryemadhi thekson se me anë të programit ekonomik të LSI-së, shqiptarët do kenë më shumë para në xhepat e tyre, si dhe vendi del nga kriza.
“Është koha që shqiptarët të kenë më shumë para në xhepin e tyre, për t’i ndihmuar që të përballojnë koston e lartë të jetesës.
Programi i LSI për rimbursimin e 5% të vlerës së faturës së çdo blerjeje do ta bëjë këtë të mundur. #ShqipëriaShtëpiaJuaj ?”, deklaron Kryemadhi!
Sipas saj, taksat e larta, monopolet dhe mungesa e investimeve e kanë mbytur ekonominë.
Që shqiptarët të kenë më shumë para në xhep, Kryemadhi thotë se programi i LSI, parashikon rimburisim të 5% të vlerës së faturës për cdo blerje.
“Taksat e larta, monopolet mungesa e investimeve e kanë mbytur ekonominë. Largimet nga vendi ndodhin sepse rinia nuk sheh mundësinë e punësimit në Shqipëri.
Plani ynë synon të ulë taksat për gjithë shqiptarët dhe të nxisë mundësitë për biznes, investim dhe punësim.
Kemi rënë dakord me partnerët në opozitë për taksën e sheshtë 9%, por do të përjashtojmë nga cdo taksë ata me të ardhura deri në 35 mijë lekë në muaj.
Ekonomia duhet formalizuar që të gjithë të jemi të barabartë.
Me programin tonë të rimbursimit, të 5% të cdo blerje me faturë, me përjashtim të shpenzimeve që kryhen në entet publike, do të krijojmë mundësinë të formalizojmë konsumin dhe ti krijojmë familjeve një pagë shtesë në fund të cdo viti.
Ky formalizim në partneritet me biznesin do të sjellë një vlerë të shtuar në buxhetin e shtetit që do të krijojë mirëqenie”, thotë Kryemadhi.
Ka dhe koperativistja Kryehaleja.pronat e Babait ligji 7051 u be realitet dhe populli u gezua shume..Cepani lindi nje gomar qe te udheheqi kete popull Lavdi perjete hajduteve