Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se Shqipëria po fillon të shohë rezultate në fushën e drejtësisë, edhe pse nuk bën ‘marifete’ për të premtuar kapje të ‘peshqve të mëdhenj’.
Sipas saj përparim është bërë në këtë drejtim, por shqiptarët kanë të drejtë të ndihen të paduruar.
Znj.Kim ka një lajm për të gjithë, duke thënë se ajo beson tek Shqipëria ashtu si SHBA-ja. Ambasadorja ka shigjetuar ‘disa’ persona sipas së cilës duan që në Shqipëri të krijohet përshtypja se ky vend ka qenë gjithmonë i korruptuar sepse ashtu i intereson atyre, por znj.Kim i është rikthyer historisë duke i kërkuar shqiptarëve mos e humbasin shpresën.
Sokol Balla: Zonja ambasadore, të ndalemi pak te reforma në drejtësi. Këtu mendoj se mund të flisni shumë më hapur sepse mendoj është investimi më i madh që ka bërë SHBA në Shqipëri nga viti 1991, besoj, kur ndihmuat rivendosjen e demokracisë në vend. Si po shkon procesi sepse ka shumë njerëz që ankohen, e dini, se po shkon ngadalë, institucionet nuk janë ngritur, rezultatet s’kanë ardhur ende, pra, na jepni disa mesazhe më shpresëplota
Ambasadorja Kim: Dakord, siç thamë në fillim të intervistës, vura në dukje gjërat që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar, kur e filluam vitin pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Tani Shqipëria ka një gjykatë që funksionon. Duhen edhe nja dy gjyqtarë për të pasur anëtarësinë e plotë me nëntë dhe mendoj se palët do të punojnë për këtë, institucionet përgjegjëse. SPAK nuk kishte filluar të funksiononte, tani funksionon.
Ka disa çështje që po shqyrton. Nuk e di cilat janë, e vendosin ata. Dhe tani sigurisht kemi BKH që funksionon me hetuesit e saj. Pra, ka lëvizje. Mendoj që shqiptarët kanë të drejtë të ndihen të paduruar. Kanë qenë pa drejtësi të vërtetë për tepër kohë dhe kanë të drejtë të kenë padurim, kanë të drejtë të kërkojnë veprim më të shpejtë, dhe mendoj se do të shohim ca nga kjo gjatë 2021.
Sokol Balla: Pra po thoni se do të shohim disa peshq të mëdhenj në rrjetë këtë vit?
Ambasadorja Kim: Unë nuk bëj ato marifete marrëdhëniesh me publikun. Unë jam e interesuar në rezultate. Prandaj, ju e dini, unë nuk bëj premtime të mëdha. Gjithçka mund t’ju them është se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë seriozisht reformën në drejtësi, se e kemi shumë seriozisht korrupsionin, se e kemi shumë seriozisht ndërtimin e një marrëdhënieje me Shqipërinë, e cilan është e fortë në demokraci, mbrojtje, dhe biznes. Dhe j’ua lë juve në dorë të gjykoni, bazuar në fakte, se sa përparim është bërë apo nuk është bërë. E kam thënë këtë edhe më parë, uroj që njerëzit të mos shpërqëndrohen nga propaganda dhe ekzagjerimet. Njerëzit duhet të bazohen në fakte.
Sokol Balla: Mirë atëherë, bazuar në fakte, mund të them se edhe ambasadori i kaluar ishte shumë entuziast për të njëjtën çështje. Kjo daton prej viteve 2017 dhe 2018, dhe jemi në vitin 2021. Dhe unë pajtohem me ju, se gjërat tani me reformën në drejtësi duhet të bëhen ashtu si duhet dhe, natyrisht, kjo kërkon kohë. Dhe sigurisht, tre vjet, pesë vjet, në kuadrin historik janë vetëm një sekondë. Por, në jetën e një njeriu, pesë vjet apo dhjetë vjet janë shumë të rëndësishëm. Në pesë vjet, ne shohim fëmijët tanë të rriten dhe shohim veten duke u plakur. Dhe pastaj, vjen një pikë dhe thua, ok, cili është koncepti i kohës kur bëhet fjalë për këto gjëra, pra kur? Çfarë është vonë dhe çfarë është herët dhe kur është koha e duhur? Prandaj ne kemi dyshime. Unë jam një nga ata njerëz që ende mbështes fuqimisht reformën në drejtësi. Ajo ka mbërritur në momentin kur, në fakt, duhet të shohim rezultate, prandaj dhe po këmbëngul tek ju me këtë pyetje.
Ambasadorja Kim: Po, mendoj se po filloni të shihni rezultate. Keni parë disa çështje të mëdha të nisin duke filluar nga vera e kaluar, dhe ajo që ndodh në fund është bërja e dallimit midis propagandës dhe faktit. Ka disa të cilët duan që ju të besoni se Shqipëria ka qenë gjithmonë e korruptuar dhe se do të jetë gjithmonë e korruptuar dhe se nëse nuk jeni dakord, ju jeni naiv. Epo, kam një lajm për ju, kjo nuk është normale dhe kjo nuk është mënyra se si ka qenë gjithmonë Shqipëria. Unë besoj tek Shtetet e Bashkuara dhe arsyeja përse besoj në Shtetet e Bashkuara nuk është sepse ne jemi perfekt, por sepse përpiqemi të përmirësohemi. Unë besoj tek Shqipëria për të njëjtën arsye. Ky nuk është vend i përkryer.
As Shtetet e Bashkuara nuk janë, por unë mendoj se populli shqiptar ka mjaftueshëm pasion dhe përkushtim për të sjellë ndryshim. Unë shoh historinë tuaj. Shqipëria është toka e Skënderbeut. Ju i bëtë ballë Perandorisë Osmane kur askush tjetër nuk e bëri. Shqipëria është toka e besës dhe sot ndodh të jetë Dita e Përkujtimit të Holokaustit, por ju jeni i vetmi vend në Europë i cili në fund pati më shumë hebrenj se sa në fillim, dhjetra herë më shumë. Askush tjetër nuk e bëri këtë. Ju jeni vendi që refuzuat Enver Hoxhën dhe e zhdukët atë. Mendoj se këto janë me të vërtetë elemente të admirueshme të karakterit shqiptar.
Prandaj unë besoj tek Shqipëria, besoj tek populli shqiptar dhe mendoj se ju kurrë nuk duhet të ndalni së shpresuari. Këta njerëz, të cilët ju thonë se nuk po ndodh asgjë dhe se asgjë nuk do të ndodhë kurrë, nuk janë njerëz të cilët ju tregojnë të vërtetën. Ata po ju thonë një gënjeshtër, në mënyrë që të mund të vazhdojnë me çfarëdo aktiviteti të tmerrshëm ku janë të përfshirë. Mos e humbni shpresën. Shpresa është armë.
Sokol Balla: Është e vërtetë.
na mbyten kinezet,,star ambasadore , rropt ku ti keni qe tallni trapin.
Ne syte i kemi vetem nga te huajt se vete ne keshtu do te jemi edhe mbas 100 vjetesh.Ne u larguam nga sistemi i drejtesise qe hante njerez si kucedra dhe erdhem tek ai qe te rjep si banane nga xhepat.Pergatitja e plepave e kreu misionin persosur ku qeveritaret te benin cte donin dhe ligji i nxirrte te paster. Besoj se sarajet e palacove jane te dukshme kurse e padukshme eshte paraja e fshehur ne sunduqe brenda dhe jashte vendit. Hale nistet flasin perdite per partite dhe udheheqesit tane por as njeri nuk flet per maskarenjte dhe hajdutet. Uroj qe ato qe shkruan avokat Ngjela te behen realitet. Nje gje eshte e sigurt qe po te konfiskosh pasurite e Saliut Metes. Rames Bashes. dhe ish ministrat dhe egzistuesit kryetar bashkish vendi yne i varfer del nga borxhet ku e kane zhytur. Cfare behet me zhulaqin. Llalla ??
Ja erdhi 2050
Edhe pemet qe kane mbjelle keta do çelin.
Dhe Gjykata do plotsohet dhe do behet nami.
Ne fakt ne shquhemi si popull.
Amerika do na e zgjidhi hallin .
Me kismet avash avash nga 2080 do filloje kapja e peshqeve te medhenj.
Ne vertet jemi vendi qe “zhdukem” Enver Hoxhen ,por nuk po zhdukim dot Sali Berishen “burrin e shtetit” per ta kuptuar me thjeshte zonja ne fjale qe eshte dhurate po nga konjukturat amerikane !
Kesaj i thone flutur me pras ne b…the,kemi ne nje shprehje zonja Ambasadore e radhes!
Ket nuk jane inkurajime por dekurajime!Kesaj i thone “Prit gomar te mbije bare”,se vjen nje dite dhe katrahura e Shqiperise rivjen ne pushtet(uroj qe mos te kete perseri ambasadore qe te rinumeroje votat si ne 2012)dhe gjithçka kalon si ne vitin 1992 ku bandat vendosin ligjin nepermjet “Tokes se xanun” kete radhe ndoshta me thjeshte sepse kane mbetur vetem institucionet qendrore pa u kthyer ne prona private,ne interes te Familjes Berisha,ne interes te Luli llakut dhe Like kokelopes dhe pasketaj sdo te kete me “birr kurve te pretendoje qe ketu s’ka demokraci e liri te individit,pasi gjithçka do te sanksionohet me ligj ku edhe gojehapja do te sherbeje per te tjera adete e jo per te kerkuar te drejtat e individit!
Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze qe kemi 30 vite qe jetojme te lumtur neper rruget e botes pa shtet e pa atdhe! Dhe vjen nje dite e nocioni “atdhe ” nuk do ekzistoje me pasi njeriu ka je jete e jo dy !
Intervista qe ka dhene ambasadorja e radhes te mbush me shprese e kurajo per te ardhmen se kush ka dy gr.tru e kupton qe thelbi eshte:Ne e dime qe ju e dini,po perse beni sikur nuk e dini!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Brilant te dy bashkfolesit! Pyetje e goditur, pergjighe e duhur. Dhe ta mendosh se spitullaqi i Opinionit ka me teper audience me banalitete e sherr. Kjo vetem e vetem sepse spekullon politikisht.
NE KETE VEND NUK DO TE NDODH ASGJE!!!!!!
PREMTIME, PERRALLA ME SPK, DHE BKH, ME KAPJE PESHQISH TE MEDHENJ DO TE KEMI PA INFINIT, PER SA KOHE NE SHQIPERI MBIZOTERON 90% E POPULLSISE ME INJORANCE TE PLOTE. 70% E TYRE JANE ANALFABET.
Keshtu kane thene edhe paraardhesit tuaj e nderuar Znj ambasadore,megjithate akoma tigani vazhdon te qendroje ne zjarr prej me shume se 25 vitesh… Juve nuk i njihni mire shqiptaret,kete fjale ia kam thene te gjitheve paraardhesve tuaj,kete po ju’a u them edhe juve. Politikanet shqiptare edhe sikur te hetoen nga BE, SHBA,dhe nderkombetaret, perseri do te dalin paulagur,sepse e dine shume mire rrugen e daljes nga rrjeta…..