10 mijë euro për frymë, ku do i gjejë PD? Mima 'zihet' ngushtë nga 'matematika' e Bashës: Premtim pa afat, synojmë ta bëjmë në 2030

28 Janar 2021, 21:01Politika TEMA

Sot Partia Demokratike prezantoi programin ekonomik me të cilin synon që të bindë shqiptarët që të votojnë Lulzim Bashën kryeministër për të ardhur në pushtet.

Premtimet janë të shumta, ndërsa të tjera pritet që të ketë në ditët në vijim, pasi sot u prezantua vetëm programi për reformën rregullore dhe politikën fiskale.

Por sa kushton programi i PD-së? Hartuesi i programit të PD-së, Florion Mima i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu tha se realizimi i premtimeve të sotme kërkon 500 mln euro.

Por pyetja që shtrohet është se ku do i gjejë PD-ja këto para? Mima, rrëfeu 2 “burimet”. “250 mln euro do i hiqen nga duart e korrupsionit dhe 250 të tjerat do të jenë plus nga rritja ekonomike e vendit” tha ai.

Një nga premtimet që ka tërhequr më shumë vëmendjen duke ngritur shumë pikëpyetje është ai për dyfishimin e të ardhurave për frymë, që sot, llogaritet në rreth 4900 euro, PD-ja e premton 10 mijë euro.

Por si do të bëhet kjo? “Nuk ka afat. Ai është synimi i madh që në 2030 Shqipëria të ketë dyfishim” tha Mima, dhe gjithçka sipas tij do të bazohet te rritja ekonomike e vendit.

Cfarë është programi ekonomik i PD-së?

Me një fjalë, programi është realist, i hartuar me shpirt patriotik. Ai që u prezantua sot është një nga modulet e programit, do të plotësohet me një modul cdo dy javë, transporti, integrimi, bujqësia, etj. Kjo është preambula e programit për reformën rregullore dhe politikën fiskale. Taksa e sheshtë është një rikthim në vitet 2007-13, e provuar e suksesshme. Sot për shkak edhe të taksës progresive jemi në prag të katastrofës.

Por si do ta mbushni buxhetin?

Të gjitha 500 mln euro i kushtojnë buxhetit këto masa. 250 mln euro është parashikimi, do të vijë nga prerja e duarve të korrupsionit dhe 250 të tjera do të jenë plus nga rritja ekonomike e vendit, rreth 5%, hap vende të reja pune, më shumë eksport dhe investime. Thesi është aty, po ju sot nuk e shihni.

Por si do ia hiqni nga duart korrupsionit?

Nëse nuk vjedh kryeministri, nuk vjedhin ministrat, drejtorët, etj. Të shkurajohet korrupsioni duke i kapur ata që fusin duart në arkën e përbashkët dhe duke i bërë shembull. Në të gjitha fushat ka platforma për uljen e korrupsionit. KLSH flet për 7.2 mld dollarë të keqpërdoruara. Këtu është një burim, te tenderat, koncesionet, PPP-të, etj.

Ju thoni që do të realizoni 110 mijë vende pune, cilët janë sektorët që do të i gjenerojnë?

Të gjithë sektorët që sot menaxhohen nga biznesi privat, tregtia, prodhimi, etj.

Zoti Basha sot ka deklaruar dyfishim të të ardhurave për frymë, që do të thotë se nëse sot e kemi GBP, 14 mld, do ta pjesëtojmë për 3 milionë, i bie 5 mijë euro për frymë sot, ju do ta çoni 10 mijë euro?

Nuk ka thënë këtë.

Cfarë do të ndodhë?

Po ta shikoni me kujdes paragrafin që ka folur për dyfishim të të ardhurave për frymë nuk ka afat, ai i referohet një date, që ne në materialet tona që shpejt do të publikohen.

Nuk po flas për kur, por si do të realizohet?

E vetmja rrugë është rritja ekonomike e qëndrueshme e vendit. Ne parashikojmë rritjen ekonomike nga 5-8%.

Ju duhet të keni një rritje dyshifrore, që të arrini këto?

Absolutisht jo. Në fund mandatit të dytë një rritje deri në 8% garanton dyfishimin.

Sot është diku në 1.5%, besoni se do ta dyfishoni?

Do të disa herë fishohet, kjo paketë do të çlirojë të gjitha energjitë e biznesit.

Por si?

Sot është 4900 dollarë për frymë…

Ju premtoni se do ta çoni 10 mijë, si?

Absolutisht në fund të mandatit të dytë, vetëm nga rritja ekonomike.

Do ta çoni 10 mijë?

Do të dyfishohet brenda dy mandateve dhe një vit më tepër. Është në 2030…

Dhe rritja ekonomike do të jetë në shifrën 8% që ju të arrini premtim?

Edhe pak më poshtë.

Dhe ky nuk është lapsus?

Nuk është lapsus, është i studiuar, analizuar dhe i debatuar.

Kush kanë qenë argumentet kundër, pasi duket si mashtrim elektoral?

Nuk është mashtrim elektoral, më besoni. Ai është synimi i madh që në 2030 Shqipëria të ketë dyfishim…

28 miliard të jetë GBP?

Absolutisht.

Mund të jetë?

Absolutisht mund të jetë.

Por si, çfarë plani keni?

Duke mos bërë këto që bëhen sot. Nëse paratë i lihen pjesës së madhe të biznesmenëve të ndershëm.

Nëse pas 25 prillit do të jeni në pushtet, dhe nëse nuk do i realizoni, më premtoni se nuk do të gjeni të njëjtin argument si ata që thanë e gjetëm më keq sesa e mendonim, më thoni që ju nuk do ta thoni këtë gjë?

Ju betohem që ditën e parë që unë nuk do të kem një tregues të bëshëm dhe realizueshëm do të largohem, pa diskutim.

21 komente në “10 mijë euro për frymë, ku do i gjejë PD? Mima ‘zihet’ ngushtë nga ‘matematika’ e Bashës: Premtim pa afat, synojmë ta bëjmë në 2030”

  1. €€€ says:

    Do t’ia japi Ylli Pinari leket Flor Mimes?

  2. Ujku Plak says:

    Ka kopju nga bq Librazhdit, me 2013 Taulant Balla ne nje Studio TV ( nuk me kujtohet TV ) kur e pyeten se ku do ti gjeni Leket per te rritur Rrogat dhe Pensionet? Tao Tao tha :Do sekuestrojme Pasurine e te gjithe atyre qe nuk e kane vene ne menyre te ligjeshme. Ky bq Memia nuk ka cfar te marre, se Tao i mori te gjitha dhe ja shperndau Popullit, prandaj Shqiperia po ecen me Hapa Gjigante nen drejtimin e Presidente Floririt, dhe Zonjes se Pare Dr -Profesoreshe Monika.

  3. Iso says:

    Hahaaa,ne mandatin e dyte,pa marre te parin do te dyfishojne cdo gje duke e patur pees fish budallallekun dhe dhjete fish mashtrimin! Kush ju beson juve mor babaleparti!!!

  4. armand says:

    Keta do luftojne korrupsionin ?
    Ndryshojme temen e bisedes boll me karagjoslleqe. Ky fenomeni do ishte me i besueshem po te deklaronte qe 250 milionin e pare do ta vinte bashuqi nga ato qe vodhi te rruga e kombit. Thyeni qafen e shporruni nga ky vend , gezoni ato qe keni vjedhur se shqiptaret e kane kujtesen e shkurter dhe mund t’ju falin. Tregohuni te zgjuar dhe dilni jashte rrezes se radarit si beri Fatosi qe po’ shijon vitet kur ishte KM. Ky eshte i vetmi sherbim qe mund tu beni shqiptareve .

  5. Ceku i bardhe , doli prape ne drite .
    Perpara per fitore !
    Me terapine e shokut apo nivelin “0” s’degjuam ndonje gje .
    Nqs nuk realizohen , une do largohem deklaroi ky specialisti i programit ekonomik , dakort , po pasojat e ketij mos realizimi a kush i vuan ?

  6. Kim été says:

    Luli pas 25 Prillit bën mir të kaloj te PS-ja.

  7. Shisha nonen teme says:

    Ik or tqr me lul kurven do luftosh korrupsionin. Parti Hajdutesh

  8. Do punoj fabrika e Zenit dhe biznesi i Gites mos nenvleftesoni idete e Jamserbit dhe breket e Amines dhe ekonomia do lulezoj me lulushin ne krye.Do ta bejme Shqiperine si Vicidoli ose Cepani.Landi M-L me Saliun ne krye.

  9. USA says:

    Keta horrat e Saliut jan gati te premtojne Suden, Xhaferrin,Vefen,Gjallicen etj piramida, vetem te rikthehen ne pushtet,nuk kan din e iman keta hajdutet e dyshes Meta Berisha.

  10. Rrumpalla says:

    Flori, a e mban mend, që ti thoshe se rrutja është 6% dhe shefi jotë tha është 9% dhe jo që se hape gojl por dhjeve në brekë. Po të njëjti njeri do kesh si shef, vetëm se me fytyrë tjetër.

  11. Një says:

    Prit moj dele të mbij bar që të bëj gomar.

  12. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Leket I gjen luli me matematiken e tij! no problem

  13. Nuk harroj says:

    Po nqs zoti Mima rritja ekonomike nuk do te jete sipas parashikeve tuaj , deri ne 8%, a mund te na thuash cdo te ndodhe ? Po nqs dikush tjeter thone se ne do e rrisim ekonomine me 11% kush eshte kunderpergjija jauj? Me kete qe propozoni i keni hipur kalit se prapthi . Boll me me te tilla demaggjira si ju , si P.S-ja .

  14. Sqepari says:

    Keta Shtiren sikur Jane te panjohur, kur populli ne shumice u njeh dhembe e dhemballe!

  15. Ilirberisha says:

    Keta jane cmendur fare se sdine cfare te thone se jane te gjithe 0 nga trute.Betohen si Edi Paloqja qe tha betohem se po u bene zgjedhjet do hiki nga politika,dhe ja ku esjte prape thuthuqi.Apo ceku i bardhe etjetj.Keta kujtojne se genje si me perpara se keshtu merret pushteti.Parti lapangjozash e mashtruesish kujtoni ju se shqipetaret jane si para 30 vjetesh.

  16. Arjani says:

    10 mije euro per fryme dmth Mima dhe Luli rrisin ekonomine me 10 % ne vit ☺☺☺☺☺
    Kjo ndodh vetem “me urdher te peshkut”

  17. Teuta says:

    Une jam i bindur se programi i PD-se eshte bere naten ne hene , ose duke enderruar sepse.

    1 . Duart e korrupsionit nuk priten kurre, aq me keq nga PD-ja ,sepse ne krye te saj mendon te vije ai qe u rrit me korupsionin duke vjedhur 230 miloin euro. Vjedhja dhe korrupsioni kane lindur me lindjen e njeriut dhe asnje sistem nuk e ka gjetur ilacin. U mburrem ne vitin 1990-1991 se drejtesia e sistemit komunist ishte xhelate,por na doli se drejtesia demokratike doli jo vetem xhelate ,por te rjep edhe lekuren. Ose te rjepe lekuren e te le ne diell .
    2. Eshte i pabesueshem,sepse 110000 vende pune nuk realizohen kurre,aqme keq kur i mban shpresat tek investime e jashteme .
    3. Keto premtime nuk kane baze . Jane keta qe mashtruan , Do rrisi ,pagat, pensionet, do paguaj studentet, do japi ushqim falas, do dyfishoj ndihmen ekonomike , do paguaj bebet , por do t;na uli edhe taksat….. BUDUDALLEQE. Pa dashkan edhe dy mandate. ha…ha…. ha…

  18. Ky Mima ja fut kot me llogarite e tij .Une besoj vetem nga argumentat e Aleksander Biberajt.
    Ai e ka mbeshtetur gjithnje PD dhe gjithmone ka qene besnik i Sali Berishes.
    Pa komentet dhe vizionin e Aleksander Biberajt
    programet e llojit Mima barazohen me 0

  19. MERSIN MUCA says:

    Program i hartuar me shpirt patriotik,qe do te thote me virtyt maskarenjsh.!!!!!!!!!!????????
    250.000.000 miljon qe do ti a marrin nga korupsioni, qe do te thote qe Eurot e vjedhura nga rruga e kombit do ti kthejne.!!!!!!!!!???????
    Ne fund te mandatit te dyte, fito te parin njehere pastaj kismet i dyti,qe do te thote prit gomar te mbije bar,!!!!!!!!!!!???????????
    Biznesmenet e ndershem do te bejne te mundur realizimin e programit elektoral, d.m.th biznesmen si kunati shokut Xhemal.!!!!!!!!?????

  20. andi says:

    F. Mima eshte nje nder profesionistet me te mire te fushes se taksave ne Shqiperi. Nuk ka asnje lidhje me ministren aktuale, e cila eshte shume larg detyres dhe statures se duhur. Per me teper nuk i ka dale asnjehere asnje fjale per korrupsion. Edhe taksa e sheshte gjithmone ka qene zgjidhje pozitive. Une dyshoj si do te arrihet nje rritje ekonomike kaq e madhe, por qe aktualisht abuzohet pa fund me fondet publike, kjo nuk ka asnje dyshim. PD duhet ti binde njerezit qe nuk do vazhdoje me abuzimin, gje e cila eshte e veshtire, duke pare kush e drejton ate sot.

  21. Eljona says:

    Lum ai qe do jetoj “per ta pare” 10 000$..por jam ne dyshim ..Basha a e beson veten kur flet ne delir..kishte kohe 25 vite per ta bere nje shqiperi me 5 kokerra njerez ne bje zvicer..por ua vodhi te gjitha edhe shpirtin e dinjitetin shqipetareve qe i ktheu ne lloj lloj njerezish..dhe tani do vjedhi prape per gjaane te rris rrogat 10000$..ky qe eshte deshtak dhe budalla e di e gjithe shqiperia..pot vetm vet nuk po e pranon dot..i thoni te zgjohet se la nam…ka humbur vite e vite te shqipetareve duke bere paranoja e duke sajuar lloj lloj gjerash vetem per ti shpetuar pergjegjesise..se sipas bashes punet behen me more vete duke i rene qylit dhe mashtrimit ed uke luajtur me psikologjine njerezore….por tani ta hartoj se u pa qe nje m…t beri per kete vendin tone..isha iken sa me pare nga shqiperia dhe mos tia degjojme me as emer e mbiemer se bashke me sale..medi..lul..e monen..me plot goje na nxite jeten dhe ZOTI UA SHPERBLEFTE PO ASHTU SIC E MERITONI..ISHALLA EDHE ME KEQ SEC NA E BET NEVE SI POPULL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje