Ish-këshilltari i Bashës: Nëse zbatohet programi i PD, do të jetë fatkeqësia e tretë pas tërmetit e pandemisë

28 Janar 2021, 17:53Politika TEMA
Ish-këshilltari i Bashës: Nëse zbatohet programi i PD, do të

Besart Kadia, zv.ministër i Financave, e ka cilësuar programin ekonomik të PD që u prezantuar sot si të parealizueshëm si në ideologji dhe në praktikë.

Në një intervistë për Report Tv, Kadia tha se nëse ky program vihej në realitet do të ishte fatkeqësia e tretë për vendin pas tërmetit dhe pandemisë.

Ai tha se me premtimet që bëri kryedemokrati Basha sot jo që nuk janë të realizueshëm por krijojnë një defiçit të madh në buxhetin e shteti, në një kohë që po mendohet rimëkëmbja e ekonomisë pas tërmetit dhe pandemisë dhe nuk duhen bërë premtime jo racionale.

Thënë ndryshe, tha Kadia, ose do të mbushim thesin e shtetin apo ta mbajmë në nivelin që është, ose do e shpojmë atë me programin që ofron Basha.

Lulzim Basha prezantoi ditën e sotme programin ekonomik me 16 pika, ku premtonte rritjen e pagës minimale në 36 mijë lekë, rritjen e pensioneve me 5 % në vit, ulja e tarifës së karburanteve, bonusin e  bebeve 30 mijë lekë në muaj për 5 vite e shumë të tjera, që për ish- sekretarin në sipërmarrjen e lirë në PD dhe ish- këshilltarin e Bashës, Besart Kadia janë të parealizueshëm dhe se mund të marrin më qafë ekonominë.

“Programi i PD me kujton shprehjen me ne fitojnë te gjithë premtime qe duhet te behet kujdes dhe te jemi racional.

Ne kaluam një tërmet, pandeminë qe duam apo jo ka pasoja ekonomike dhe duhet te mendohet si te kalohet kjo vështirësi dhe më pas të rimëkëmbem. Kryesore është rimëkëmbja dhe në këtë rast ne jemi të shkëputur nga realitet dhe sfidat që ka ekonomia shqiptare.

Ulja e sigurimeve shoqërore e çon deficitin me 186 mln euro. Kjo në vetvete do alarmonte dhe FMN dhe Bankën Botërore. Rritja e pensione me 5 % në vit është shumë e mirë de shpresoj dhe më shumë mirë, por duhet të thuash skemën e madhe të financimi të tyre.

Dhe kjo është 48 mln euro më shumë. Ose do mendosh që do mbushësh thesin ose ta mbajnë sa është. Por jo ta shpojmë atë, pasi shpenzimet janë marramendëse dhe të parealizueshme.

Do të ishte fatkeqësia e tretë pas tërmetit dhe pandemisë nëse realizohet ky program ekonomik. Ka kontradikta ideologjike dhe financiare.

Vetëm me ushqimin e bebeve shkon në 88 mln euro në vit, e gjithë qasja është një politikë e një shteti shumë të pasur që sot mendon për politika sociale, në ideologji në praktikë është i parealizueshëm.

Situata ekonomike është e vështirë, por këto pretendime të parealizueshëm është si ta marrësh më qafë ekonominë.

Nga një ideologji për thjeshtimin e shtetit në një super shtet. Thonë që gjithçka është falas sepse fjalët janë falas.

Është e pamundur, e pamenaxhueshme dhe është shkatërruese për të gjithë sjelljen ekonomike të vendit.”, tha Kadia.

Kadia foli edhe për strategjinë dhe programin që PS do të ndjek për 2021 që do të fokusohet tek rimëkëmbja dhe se angazhimet e saj do të jenë me këmbë në tokë dhe realiste me ekonominë që kemi.

“Viti 2021 është një vit që nuk do të ketë rritje të borxhit dhe do të ketë konsolidim fiskal. Gjithashtu strategjia e re për investimet dhe biznesin.

Këto të dyja përfshirë edhe me platformat e tjera për heqjen e burokracive dhe lehtësimit të procedurave shkon në kahun e modernizimit dhe krijimit të infrastrukturës institucionale. Viti 2021 do të jetë vit i një rimëkëmbjeje, i shëndetshëm dhe do të rikthehemi edhe më të fortë se më parë. PS deri tani ka pasur fokus mirëmenaxhimin e krizave.

Në realitetin e ri ekonomik të krijuar po punohet për të qenë me një ofertë ekonomike të adoptuar me situatën. Ekonomia nuk është statike. Për të qenë ne serioz në po vazhdojmë në këtë rrugë”, tha Kadia.

Zv.ministri i Financave, Besat Kadia tha se PS e ka treguar se është pranë shqiptarëve si me tërmetin dhe me pandeminë, ndërsa na PD flitet vetëm për kalkulime politike dhe jo për ide, sikur qytetarët të ishin një plaçkë lufte.

“Nuk jemi në kushtet e një rotacioni për hir të rotacionit. Sfida e pandemisë dhe tërmetit janë shembulli që njerëzit e panë se çfarë mirëmenaxhimi i shtetit.

Në këtë këndvështrim patjetër që është e mundshme marrja e mandatit të tretë nga ana e kryeministrit Rama.

Po shihet që në Shqipëri kemi një krizë të mirëmenaxhuar. Sot nuk flitet fare për ide por vete për kalkulime politike si të flitej për plaçkën e luftës dhe qeverisjen e qytetarëve”, tha Kadia.

17 komente në “Ish-këshilltari i Bashës: Nëse zbatohet programi i PD, do të jetë fatkeqësia e tretë pas tërmetit e pandemisë”

  1. Jugu says:

    Ky keshilltari i Bashes me duket se tani eshte zevendes minister dhe kandidat per deputet nga Rama. Si ka mundesi e promovon Rama kete bastard dhe le me gisht ne goje socialistet e vertete? Se Rama eshte kembe dhe koke hajdut dhe perfaqesues is te korruptuarve, perfshi dhe kete alabak qe i ka sherbyer dhe Bashes, ashtu si babai i tij i ka sherbyer Berishes.
    Nuk meriton me voten e socialisteve te ndershem as Rama, as Mero, dhe as ky Kadija.

    1. MS says:

      O Jugu, Rama zgjedh te zotet e punes!

  2. Konjak says:

    Zoteri , ti detyren propagandistike per vete , politikat qe ndjek e bere , dhe mir bere . Por tani rri e prit , sa dhe si do te zbatohen e realizohen ato planeifikime qe opozita ka programuar . Ti dhe politika qe ndjek , popullit punetor dhe pensionisteve ,nukse u dhe asnje lek me teper , se nga para 8 vjetesh , kjo ishte deshira dhe politika juaj , ma stop , akoma do te vazhdoni te na nxini jeten . Nese edhe ata qe do te vijne ne pushtet –pas kesaj – nuk do te shikojne me perparesi , prodhimin , tregetimin dhe shperndarien , dmth rrogat dhe pensionet –jetesen e gjithe popullit — , nuk do te gezojne me shume se 3 apo 4 vjet ne pushtet . Nuk do tju shkoj me marrezia dhe zagarlleku , boll vodhet shkaterruat e tallet trapin me fukarenjt . Detyren tuaj e bete , tani hidhuni andej nga ndermaria e hashash-marijuanes , te vazhdoni pasurimin pa djerse .

  3. Sara says:

    Nje tjeter sumce bythlujtun… si eshte bere ketu m..t andej e kake ketej..

  4. KacI says:

    Legen qe lepin ate qe ke pas beshty me par!

  5. Ano says:

    Perkthyes qe ska punuar nje dite ne ekononine reale….turp per ty….lepires i rendomte….te pakten mos fol….liberal Cilisti leshit….

  6. Ideali says:

    Bravo lepires. S je vec nje skuth qe di anglisht, po shqipen e ke dobet.

  7. Ceni says:

    Ne shohim vetem dy ngjyra, bardhe e zi. Une jam i bardhi, kundershtari i zi. Fitova une, ta heq kundershtarin nga puna etj. Rama ka filozofine “pertej se majtes dhe te djathtes”. Te cilen e ka deklaruar qysh diten e pare qe erdhi ne pushtet. Cka do te thote, qeveria i trajton qytetaret, specialistet dhe qytetet njesoj, qofshin te majte apo te djathte. Ky eshte koncepti modern. Keshtu qeveriset ne kohen e sotme.

  8. Bureto says:

    E lexova programin e Bashës. Premtime, që ai i quajti angazhime që të mbushin me gëzim. Si mund të kundërshtohen, kur rriten pensionet çdo vit nga 5%, ulet taksa e qarkullimit pra dhe çmimi i karburantit me 240 l.vj; shpërblehen bebet me 300.000 lekë çdo muaj deri 5 vjeç (!), rritet paga minimale në 360.000 lekë, dyfishohen të ardhurat e GDP për frymë, haoen 135.000 vende etj. Bukur t’i thuash, por po ashtu duhej që Basha duhet të kishte në program dhe mënyrat se si dha sa do rriteshin si GDP ashtu dhe buxheti vjetor i shtetit, sepse pa to nuk mund të realuzohen ato benefice për njerëzit, pa çuar kacafiu borxhin publik që dhe kështu sa është sot është tepër i lartë. Kadia ka dhënë ca shifra sa rriten kosto për çdo zë? Nëse nuk janë të vërteta, specialistët e PD le të dalin ta kundërshtojnë dhe të japin shifrat e tyre pa rritur borxhin dhe oa cënuar buxhetet për sektorët e tjerë jetikë si shëndetësia, arsimi, mbrojtja, investimet publike pa të cilat nuk mubd të rriten vendet e punls etj. Jemi para fushatës dhe publiku lipset të bindet për çdo premtim apo angazhim qoftë, edhe pse si i pari dhe i dyti nuk janë shumë larg, përkundrazi të paktën mua më duken si lojë fjalësh.

  9. askush says:

    Popolli shqiptar do nje zqjidhje
    Populli do lek nuk do dhafe
    Ku i coni lekut ju ku asnje her nuk e tregoni
    Si te besoj ty nje popull kur ti nuk tregon asqje
    Luli nuk eshte me i miri , po dhe vendi yne ne kete qjendje
    Qjysma e popullsis e mban emigrimi
    Po mbahet pesionisti me nje pencion 100 $
    Turp nuk kemi vjen nga shkollat e Evropes
    Me e mira eshte qe populli mos te votoj as nje parti
    Per cfar tju votoj .
    1 Per krimin e keni ndertuar ne cdo qytet
    2 Per shqiptaret qe i nxoret ne senofor
    3 Per maska qe vjedhin dhe dhunojn shpit e shqiptareve
    4 Per ajdutet qe keni ne bashkira
    5 Per ajdutet qe keni ne politik
    6 Ju nuk jeni perti ju jeni grup ajdutesh
    Shteti mbahet me taksa po jo taksat te ven ne xhepat tuaj
    Kur nuk dini te menaxhoni leket e shqiptareve ikni
    dhe ju pd lsi
    Po e ktheni shqiptaret ne mafjoza pa me thuaj ti
    Kaq e let eshte te punosh me pun te pista se bota jan qora dhe nuk shikojn se me ca meremi ne
    E dini policin tuaj qe me 5 lek ginjehen
    E dini se shqiptaret shesin domate patate ne rruget e botes dhe bota i le qe ti quani ju banda kriminale nuk ka polici bota dhe ju i quani banda kriminale
    Kush eshte ai qe rrezikon sot veten nje popull qe nuk ka si te ushqehet ai rrezikon
    Pse se ju e keni vjedhur kete popull dhe vazhdoni ta vidhni
    Pse e beni kete se jeni shqipes foles nuk jeni shqiptar
    Jeni armiku i popollit shqiptar ju politikanet ju
    Rac me te poshter se ju politikanet nuk ka dhe nuk ka per te pasur kur ne bot
    Te tera te keqiat i keni
    Nuk e kuptoj se si populli shqiptar nuk ju rrezon
    Kenqesija juaj eshte kur populli te jet fukara po ne pik te hadhit
    Te tera partit qe jeni jeni te koruptuara
    Nga djadhi djadh lind
    Rrufte shqiperia posht politikanet
    Mjer mema shqipri se ca rriti fera fera

  10. Nik says:

    Drejt Z. Kadia, me kembe ne toke. Vendi ka nevoje per njerez te zot dhe te ndershem, s’ka ideologji tash! Permiresimi i ekonomise eshte objektivi nume nje! Ekipi i ekonomisteve te mire duhet te zgjerohet per hir te zvillimit.

  11. Koco says:

    Mendoj se ky Hipokriti , Ky Sudja i Berishës , Vazhdon me Slloganin”Me ne Fitojnë të Gjithë , {Atë të gjatin e ka fjalën me bindje , Premton Mrekullit e Botës ?! ofron besoj ti bëje realitet me Çekun e Bardhë ,?! ku thotë ne fantazojmë Bota na Mbështete .?Dhe për të qënë i ndershëm , jo gënjeshtar thotë se keto 16 pika premton se do ti bëjë realitet në një kohe prej 10 vite , i referohet vitit 2030 ?! d . m . th kërkon të jetë në pushtet jo më pak se Tre Mandate ?! Dhe premton e mer për sipër përgjegjësi .?! D . m th pas jepti mua Votën o popull , e më pas Qameti lë të bëhet .?! besoj No Koment . Kjo Bandë e Strukturuar Maskarenjësh , të pa Fytyrësh , pas kaq vitesh “Kontributesh”, Trazirash , Bojkoti , Lyerje, Përlyerë Turinjtë Kazaneve tëe Halerave, tashti kërkojnë të marin ” mirë qëverisin me Lsi ” ashtu si i ka specializuar Binomi famëKeq – Berisha- Meta?! Kjo pafytrësi nuk mund të ndodhë në askënd vënd debilash në botë.

  12. Tanguli says:

    Ti je menxyrre dukesh ne surrat je nje bytheshqyer asnje gje tjeter,nqs do besojme ty vajhalli jone Edhe i Vendit.

  13. Altin says:

    1 miliard $ vidhen cdo 12muaj. ja ku jane leke

  14. NAIMI says:

    shyqyr qe patem komandantin se do kishte bere namin termeti. ky e ndali me shpatulla dhe ja pergjiysmoi demet, edhe tash mbas 14 muajsh u kujtua qe duhet punuar me tre turne per ndertimin e shtepive te termetit dhe urdheroi lalin te rrite rritmet. kuku medet per ne.

  15. Velo says:

    Shumë gjëra i ka bërë mirë Rama, por për pensionistët nuk ka menduar fare. Në kohën e Saliut çdo vit kishte rritje të pensioneve, ndërsa këto vitet e Ramës shumë pak, pothuajse rritje e papërshtatshme. Mirë është të prononcohet në këtë fushatë, si e mendon rritjen e pensioneve në vitet e ardhshme.

  16. Program premtimesh (endrash) jane , bejne vaki edhe s’dalin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje