FOTOLAJM/ Mijëra qytetarë të gjobitur, Fate Velaj dhe Ulsi Manja sfidojnë sërish Policinë e Shtetit: Shfaqen si për... "dasëm"

28 Janar 2021, 18:36Politika TEMA

Teksa qindra qytetarë raportohet se gjobiten çdo ditë për mosmbajtjen e maskës në publik, deputetët socialist Ulsi Manja dhe Fate Velaj kanë sfiduar sërish ligjet në fuqi duke u shfaqur në parlament pa barrierën mbrojtëse.

Edhe pse ky është një rast i përsëritur veçanërisht nga ligjvënësi Velaj, policia ende nuk ka marrë asnjë masë për këtë sfidë të hapur dhe karrshillëk ndaj tyre.

Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe pse i ngarkuar me detyrën e kryetarit të komisionit të ligjeve, për Manjën si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë moral nuk ka pasur asnjë problem për t’u shfaqur publikisht pa maskë.

Le të kujtojmë se veç ditën e fundit, policia ka gjobitur 874 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik.

Po ashtu u shoqëruan në komisariat 9 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.

Prej 15 tetorit në vend është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në çdo ambient, të hapur e të mbyllur, përveçse në banesa.(TemA)

1 komente në “FOTOLAJM/ Mijëra qytetarë të gjobitur, Fate Velaj dhe Ulsi Manja sfidojnë sërish Policinë e Shtetit: Shfaqen si për… “dasëm””

  1. vlora says:

    Ligjet jane per popullin jo per deputetet.Fate kanina eshte koke e madhe ,ka qene elektricist,sot si ligjvenes mezi e kemi ju doni ta gjobisni.Cfar turpi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje