“Janë impresionues”: Skema për pasurinë e çiftit Kryemadhi-Meta, se si kanë "pastruar" lekët

29 Janar 2021, 09:18Politika TEMA

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta e kanë nisur deklarimin e pasurisë së tyre që në 2003. Gazetarja Aranita Brahaj duke komentuar deklarimin e pasurisë së çiftit Kryemadhi-Meta ndër vite, tregoi se diku rreth viteve 2007-2008, ata nisën lëvizje të shumta në pasuri të patundshme:

“Në deklaratat e viteve pasardhëse, çifti Meta-Kryemadhi kanë goxha lëvizje në pasuri të patundshme. Janë impresionues…

 Është një truall që e kanë blerë për 5 milion lekë (i blerë në kohë më të hershme), dhe ky truall më pas është dhënë për zhvillim një kompanie mjaft të njohur në sektorin e ndërtimeve në Shqipëri. 

Përmes kësaj toke të dhënë për zhvillim ata kanë përfituar apartamente me kontratë sipërmarrje, sikurse kanë përfituar edhe mundësi shkëmbimi. 

Janë subjekte që kanë blerë një apartament luksi në një vit të caktuar dhe e kanë rishitur. Rishitja është bërë me klauzola tepër interesante sepse është bërë edhe me tjetërsim kredie, pra kanë kredituar dhe më pas kanë rishitur. 

Dhe ka gjeneruar mjaftueshëm të ardhura për të justifikuar atë çka edhe zoti Meta ka dalë dhe ka thënë që Monikën duhet ta kuptoni që e ka siguruar jetën e fëmijëve, shkollimin e tyre etj etj…”

2 komente në ““Janë impresionues”: Skema për pasurinë e çiftit Kryemadhi-Meta, se si kanë “pastruar” lekët”

  1. qerosi says:

    Po mire mer daj ai qe shet i paska bere leket nga shitja e truallit po ai qe blen qe e ka paguar truallin ose apartamentin me teper se sa duhet ose nuk e ka paguar fare, se ndryshe si justifikohet larja e lekeve , ai ku i ka gjet leket qe ka bere blerjen. ku jane transaksionet etj etj. Mos na boni per budallenj e boni kshu e boni ashtu. Nje operazion financiar ka gjithmone dy pale nje dhenese nje marrese. Nqs ne ket mes ju nuk keni si te vertetoni marresin shkoni shikoni dhenesin a i ka dhene vertet dhe si e nga i ka dhene. Po ca na tregoni historira kot i pastroi kshu apo ashtu. parate ka vetem nje menyre per ti fut ne sistem dhe aty nuk ka nga me leviz. Ne nje fare pike leket transaksionet vijne nga parajsa fiskale ose nga individe qe nuk justifikojne dot burimin dhe bejne da prestanome.

  2. Bariu says:

    Po dyqanet ne Londer,me kete skeme ti kete “blere” valle…..???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje