Ernest Muçi është një nga lojtarët më të mirë të Tiranës. Sulmuesi 19 vjeçar i bardhebluve ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha, teksa këtë herë kemi të reja nga Zvicra.
Young Boys ka ofruar 600 mijë euro për Muçin, shifër kjo e konsiderueshme. Gjithesesi, drejtuesit e kryeyqetasve janë të bindur se ai vlen të paktën 700 mijë euro dhe kërkojnë edhe 10% të kartonit.
Ky është “ngërçi” për momentin, e nëse njëra nga klubet “lëshon pe”, mund të shkojmë drejt finalizimit të marrëveshjes.
Ernest Muçi ka shënuar 5 gola këtë sezon, në 16 paraqitje totale në kampionat. Aftësitë e tij janë të padiskutueshme, duke qënë një nga “diamantët” e futbollit shqiptar.