Autoritetet italiane kanë kapur 500 litra raki te ardhur nga Shqipëria në portin e Barit gjatë ditës së djeshme.
Sipas mediave italiane, sasia e madhe e rakisë u kap gjatë një kontrolli rutinë nga Guardia di Finanza gjatë momentit kur një autobus po zbriste nga trageti.
Gjatë kontrolleve ata kanë konstatuar 85 bidona plastike në një ndarje të fshehtë në brendësi të autobusit.
Mësohet se rakia nuk kishte asnjë dokumentacion shoqërues dhe autoritetet italiane e gjobitën shoferin e autobusit si edhe sekuestruan sasinë e madhe të rakisë.