Rama, ironi nga Pogradeci me opozitën: Punë, jo gjumë. Shalsi: Së shpejti hapet edhe kantieri i madh i Lungogjolit. Ëndrra jonë pas Lungomares së Vlorës

29 Janar 2021, 12:46Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama, i shoqeruar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Eduard Shalësi ministër per Mbrojtjen e Sipermarrjes, ishte sot në Pogradec ku inspektoi punimet për sistemimin e nyjes ndarëse në hyrje të qytetit.

Ky projekt thotë kryeministri “plotëson zinxhirin e projekteve të infrastrukturës përgjatë vijës liqenore deri në qytet, ku së shpejti hapet edhe kantieri i madh i Lungogjolit, pas sigurimit të financimit e përfundimit të projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit”.

Në postimin e tij në rrjetet sociale krahas videos ka përdorur dhe shprehjen “Punë Jo Gjumë”, duke ironizuar kështu opozitën!

Në fjalën e tij, Rama thumboi dhe ish-qeverisjen lokale të PD në Pogradec, kur tha:

“Me fillimin e punës për atë zonës së liqenit do jetë një transformim që do i vërë kapak të gjithë këtij procesi që mund të ishte qenë më i shpejtë nëse do kishim pasur më shpejt kryetarin e bashkisë që kemi sot, besoj”.

Deputeti Eduard Shalsi theksoi se “pas përfundimit të aksit Lin-Pogradecit, tuneli panoramik, u pastrua e pjesa e një prej plazheve më të njohura në Pogradec në krah të tunelit me vijimin e unazës me ndërhyrjet në investimet e rrjetit energjetik me rrugën fantastike të Pogradedit që lidhet me Tushemishtin me gjithë këtë bllok investimesh po afrohemi drejt asaj që është ëndrra jonë dhe mezi e presim pas Lungomares së Vlorës, kanë nisur edhe investimet nëpër blloqet brenda qytetit me infrastrukturën, rugën, ndricimin, gjelbërimin. Bashkë me Korcën po bëjnë një pol shumë tërheqës për turistët vendas e të huaj”.

4 komente në “Rama, ironi nga Pogradeci me opozitën: Punë, jo gjumë. Shalsi: Së shpejti hapet edhe kantieri i madh i Lungogjolit. Ëndrra jonë pas Lungomares së Vlorës”

  1. Andreas says:

    Quhet Bregliqen ose Aneliqen…

  2. Demi says:

    Do lungogjolin ky buri i kurves. Ky lepiresi i perjetshem i loqeve te Ramutit.

    1. Ray says:

      Ca te beri, pse e shan ?

  3. Taulant says:

    Edhe lungomares Vlonjatet i thone zona e ‘ujit te ftohte’ ky debili fut ca fjale te huaja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje