Arrestohet 19-vjeçari nga Kosova në Tiranë, tentoi të vriste një mjek

30 Janar 2021, 20:54Kronika TEMA

Një 19-vjeçar nga Kosova, i quajtur Uranik Agushi, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi qarkullonte me armë zjarri me vete dhe ishte duke e drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Agushi rezulton në kërkim nga Kosova për vrasje të mbetur në tentativë ndaj një doktori në një spital të Prishtinës, në shtatorin e vitit të kaluar. Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë urdhër-arrestin për 19-vjeçarin dhe i është dërguar Interpol Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Sipas policisë, në momentin e ndalimit nga ana e Policisë Rrugore, Agushi ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur së bashku me armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga partullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë.

1 komente në “Arrestohet 19-vjeçari nga Kosova në Tiranë, tentoi të vriste një mjek”

  1. Niku says:

    Te vetmit qe kur shikojne nje polic, ikin me vrap dhe ne mes tebulevardit, si lepujt, jane shqipot…..trima…. Hahahahahahaaaaaaaa……..!!!!!! Kam pare plot raste me syte e mi, ne Greqi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje