Vijon të mbetet e paqartë ajo që ka ndodhur mes Kastriot Demës dhe bashkëjetueses së tij, Karlota, ndërsa kjo e fundit pretendon se u qëllua dje me thikë 5 herë nga Dema.
Por tezja e Kastriot Demës ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se në fakt ka qenë Karlota që i ka thurur kurth Kastriotit dhe se i ka dalë përpara, së bashku me dy punonjës të saj dhe janë përleshur.
Ajo shtoi po ashtu se nuk gjendet as thika me të cilën Karlota pretendon se është goditur nga Kastrioti, duke theksuar se Karlota ka shkatërruar edhe pamjet filmime të kamerave të sigurisë në resort.
“Atij në derë i kanë dalë tre vetë dhe Kastrioti ka dashur të iki, ai është përleshur me ata, ka shpëtuar mrekullisht është hedhur nga shkallët zbathur, ka shkuar në shtëpinë e kushëririt të vet. Thika që ka qëlluar Kastrioti Karlotën, ku është dhe a janë gishtat e Kastriotit aty?
Kastrioti ka 6 muaj që nuk ka dalë nga a jo dhomë, unë kam qenë e pranishme atje. Karlota i ka rrëmbyer fëmijët dhe i ka braktisur në Itali.
Karlota i ngriti kurth. Kemi prova. Karlota çdo gjë e ka bërë me paramendim, ajo ka marr vesh që ne e denoncuam edhe për fëmijët”, tha ajo.
E moj Karrota moj Karrota,shkove te ndaje krevatin me nje korrak sunitoshqipfoles……che pecato!