Basha i kthehet Ramës: Me kë tallesh? Më 25 prill ti humb dhe unë fitoj, shqiptarët duan ndryshim!

30 Janar 2021, 12:08Politika TEMA

Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të bëra paraditen e sotme nga Korça për oligarkët, ku tha mes të tjerash se me uljen e taksës së sheshtë në 9% ata përfitojnë mbi 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Me pyetjen ‘me kë tallet ky?’, Basha deklaron se shqiptarët duan ndryshimin dhe më 25 prill Shqipëria fiton, kurse Edi Rama humb.

“Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb”, shkruan Basha.

15 komente në “Basha i kthehet Ramës: Me kë tallesh? Më 25 prill ti humb dhe unë fitoj, shqiptarët duan ndryshim!”

  1. ervin qerimi says:

    Mos u pergjigj per asgje . Fitore si kjo nuk do te kesh me : Ne nuk do te votojme per ty por do te votojme kunder portretit Otoman dhe kunder vellazerise me nje vend te cilin BE nuk e deshiron !

  2. mantho says:

    Muti i thote hallves: Boll me ty! Njerezit duan te nderrojne gjelle!

  3. Vlora says:

    Po po ore barbon do fitosh ti

  4. MERSIN MUCA says:

    REGRESI nuk e ka emrin ndryshim.
    Parti qe ka 30 vjet qe nuk ka ndryshim por vetem Riciklim.

  5. Arbert says:

    Do jete e Forte po humble prape! CA do te besh! Prape ne opozite, prape lufte, prape shpresa bosh deri ne 2025!Dhe ti do te jesh akoma kryetari I opozites, deri sa te shkrihet PD e te dale ndonje force politike e djathte qe te qeverise. Po u happen edhe dosjet e vjedhjeve e vrasjeve qe ke edhe ti pjesen tende, zor se shpeton nga burgu.

  6. Haka Tekizoti says:

    Tani u binda që ky e paska seriozisht qê do fitojë.

  7. Tuk Tuk says:

    Hajdarin do marresh o Hajdut,spiun,vrases…..

  8. Tonini says:

    O ti je i lodhur or mik,te kane lodh parate e vjedhura dhe krimet e bera,ti nuk ke mundesi te orjentohesh ne kohe dhe hapsire,ti je vetem i perdorshem,d.m.th. ti je ne sherbim te te tjerve,ku patjeter perfiton dhe vete,prandaj ata tallen me ty dhe ne fund mbas 25 prillit do te hedhin si politikisht dhe moralisht,ti je i deshtuar dhe shume i lehte per tu ballafaquar me ate viganin e PS,prandaj humbjen e ke te sigurte dhe te thelle

  9. Populli says:

    Vrit mendjen toc ku do mcifesh pas zgjedhjeve. Si do ja bejsh pronave.

  10. Nafia says:

    KY fle gjum, dhe ne cdo dy tre dite ben te fortin, pastaj ja fut gjumit perseri.

  11. Ne do fitojme -si thishte dikur Shpellari ? -Fitore Plebiqitare !-hahahahah
    Pa shaka !
    Ne Shpellart Kokpalare do fitojme se Ne-ve
    e para na do Europa dhe Shqiperine nuk e do ,
    dhe neve kemi bashkpunetore te forte si greqia dhe serbia ?

  12. ILYRIA says:

    Une mendoj se Lul – Sal – Mon – Opozita, …Liken nuk po e fus se eshte President e ai eshte “neutral” , do kercejne keq vallen e “Napolonit” mbas Zgjedhjeve………..Paret qe do hidhen nga Populli Opozitar, nuk do i shkojne Orkestres, por ketyre te treve….si pare Xhepi dhe meqe do e lejne Stafeten e Politikanit………… pra fillimi i jetes se re pa angaxhime Partiake………..Kjo eshte edhe Porosia e Rruges se Elbasanit………Pa Fitore , por me Nder e Lavdi ndahen njehere e pergjithmone nga Ekranet e Fejfziut ( edhe ky fare i paanshem si Presidenti )……….Te gjithe shqipetareve, kudoqofshin , i uroj gjith t`mirat………….

  13. Shkelqim Lila says:

    Nuk mund ti sjellim ne qeverisje prap ata qe vrane 30 qytetare te pafajshem, 26 te vrare e dhjetra te plagosur ne Fabriken e Vdekjes ne Gerdec dhe 4 te vrare dhe qindra te plagosur ne Bulevardin ”Deshmoret e Kombit”! Si mund te bejme K/Minister Lulzim Bashen te hyje ne godinen e K/Ministrise dhe te shikoje nga dritaret e saj pllakat perkujtimore te kater te kater te vrareve nga ai? Jo, nuk duhet te ndodhe!

  14. pjeter says:

    Shqiptaret duan ndryshimin,e kush di nai shelli? Luli? Valle nuk e kemi provuat e sterprovuar ate lloj shtaze ne pushtet?

  15. Kapeshi says:

    Luli, ik e futja gjumit se me 25 prill fitioren e ke gati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje