Hajdari: Basha të kërkojë falje për djegien e mandateve, i detyroi njerëzit të votonin për një kandidat të vetëm

29 Janar 2021, 23:05Politika TEMA

Rudina Hajdari foli mbrëmjen e së premtës për “Java në RTSH” teksa u shpreh se vendimi për të mos e djegur mandatin ka qenë një nga vendimet më të mira që ka marrë në jetë.

E ftuar në studion me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli, deputetja theksoi edhe një herë vijën ndarëse mes saj dhe Partisë Demokratike. Ajo konfirmoi kandidmin në Elbasan teksa shtoi se PD e ka lënë elektoratin e djathtë të papërfaqësuar në pushtetin legjislativ dhe atë lokal.

“Vendimi që mora duke mos djegur mandatin është nga më të mirat që kam marrë në jetë. Sepse të djegësh mandatet është jo demokratike. Ato i jep populli dhe duhet t’u përgjigjesh atyrë. Atë që bëri PD është një precedent i paparë në të gjithë botën. Asaj partie nuk i takonte kur e mendon se si është themeluar dhe sa njerëz kanë derdhur djersë për zhvillimin e kësaj force” – tha Hajdari.

E pyetur nëse opozita parlamentare është shtojcë e qeverisë, Hajdari u shpreh se ishte pikërisht PD dhe aleatët e saj që përmes bojkotit të zgjedhjeve vendore i krijuan lehtësira kësaj mazhorance.

“Opozita nuk është monopol. Sistemin mund ta ndryshosh vetëm duke qenë brenda tij. Sot, askush nuk e merr përgjegjësinë për djegien e mandateve, pra për atë vendim të shpejtuar. Ndodh ndonjëherë që një kryetar partie të marrë një vendim të gabuar dhe është në dorën e populit të ta falë. Por të marrësh këtë vendim ku nuk merr pjesë në zgjedhje lokale, i bie që ti i detyron njerëzit të votojnë vetëm në një kandidat. Por ajo që është e rëndësishme është se si përkthehet kjo në terren” – tha Rudina Hajdari në studion e emisionit “Java në RTSH”.

1 komente në “Hajdari: Basha të kërkojë falje për djegien e mandateve, i detyroi njerëzit të votonin për një kandidat të vetëm”

  1. iksi says:

    O ti Hajdare , Lul Basha nuk ka byth me ba asgja pa urdher te ustajt ( Berisha ) , ose ja ta pranojme per nje moment me ta ba qefin ty sikur urdhrin per te dal ne grup te gjithe nga parlamenti , a do ja zbatonin urdherin e tij te gjithe deputetet , -pergjigja eshte asnje , pore kan zbatu te gjithe se ka qene urdheri i atij qe thash me lart e askujt nuk ua mban bytha mos me e zbatu se i zhduk. Pyete nenen tende sa ja din mire huqet ustajt .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje