Kush e ka takuar Davide Pecorelli-n, sipërmarrësin italian të zhdukur në Shqipëri që prej 6 Janarit? Kush kanë qenë kontaktet e fundit të Davide-s?
Çfarë do të bënte ekzaktësisht në Pukë, aty ku u gjet makina e tij e djegur tërësisht? Për të mësuar më shumë, mediat italiane shkruajnë se prokurori i Perugia-s, Giuseppe Petrazzini ka marrë në pyetje partneren e tij shqiptare, ashtu sikurse edhe ish-bashkëshorten italiane, ndërsa pak ditë më parë autoritetet ushtruan kontroll në banesën e tij në Selci Lama.
Organi i akuzës po përpiqet që të rindërtojë me ekzaktësi lëvizjet e 45-vjeçarit, sidomos ato të 6 Janarit. Autoritetet po përpiqen gjithashtu të kuptojnë cilat ishin miqësitë e tij në Shqipëri dhe kontaktet që kishte arritur të krijonte, mbi të gjitha gjatë muajve të fundit.
Mbetet gjithashtu për të qartësuar gjendjen financiare të ndërmarrjeve të Pecorelli-t, për të kuptuar më mirë arsyet e udhëtimeve të shpeshta mes Alta Valle del Tevere dhe Tiranës.
Nga Shqipëria nuk ka zhvillime të reja. Edhe përgjigja e ADN-së është shtyrë më të paktën 1 javë. Sipas mediave italiane, për ditë me radhë policia shqiptare ishte e bindur se bëhej fjalë për vetëvrasje, duke lënë mënjanë hipotezat e tjera.
Në të vërtetë, motivacionet e hetuesve në Tiranë nuk i kanë bindur kolegët në Perugia, thonë mediat fqinje, që pritet të analizojnë çdo detaj. Prokuroria italiane deri më tani është mjaftuar vetëm me hapjen e një hetimi që ka dy pista: zhdukjen e qëllimshme ose vrasje.
Përpara se të nisej për Shqipëri, Davide i kishte treguar një miku se në vendin tonë do të takohej me një mjek, në tentativë për t’i shitur një lazer të gjeneratës së fundit. Një tregti e cila do të kushtonte rreth 70 mijë euro.
Në realitet, policisë shqiptare nuk i rezulton që ky takim të ketë ndodhur, madje nuk është identifikuar as profesionisti që duhet të blinte teknologjinë e sipërmarrësit italian.
Turp per prokuroret shqiptar per motivin e vetvrasjes. Edhe nje buf e kupton qe kemi te bejme me nje grup mashtrusish, qe kane pasur si qellim grabitjen e pronave te te ndjerit. Duhet te kemi te bejme me nje grup profesionistesh qe meren me kete pune, i shikojne italianet qe bejne biznes ne vendin tone si pre. Mendoj se nje piste hetimi duhet te filloj nga grupi i prokuroreve shqiptar. Flet shume pista e konkluduar per vetvrasje, me e pamundura per te ndodhur.
Policia shqiptare eshte policia e leshit!!! Nje njeri qe vret veten nuk djeg makinen dhe vete bashke ne te biles ne nje shtet tjeter… Edhe nje buf pa shkolle policie e kupton kete.
POlicia Shqipetare, eshte me e Dhjera se kudo qe Degjon, ne bote..
1-Si “Vrapuan” dhe Deklaruan “Vetevrasje”??????????Pra ai qe “Vetevritet” si ne Rastin Konkret “Djege edhe Makinen” e vete????????????
2-Ne cfare Faktesh u Bazuan kur Deklaruan “Vetevrasje”??Apo segmente te Policise jane te Implikuar ne Vrasjen e te Ndjerit,dhe “GJeten ” nje Alibi??ate te Vetevrasjes??
Mire qe nuk na thane si Gjitmone:”Per motive te dobeta”..ose “Histori Emigracjoni”..Larje hesapesh..etc….lol