“KGB-ja e luante lojën sikur ishte e mahnitur nga personaliteti i tij”, ka thënë për Trumpin, Yuri Sgvets, burimi kryesor i librit më të ri “American Kompromat”
“Donald Trumpi ishte kultivuar si një aset rus për 40 vjet radhazi dhe ai ishte aq i vullnetshëm për të përsëritur propagandën antiperëndimore, saqë kishte nxitur kremte në Moskë”, ka thënë të premten një ish-spiun i KGB-së ruse për të përditshmen britanike “The Guardian”.
Yuri Shvets, i cili ishte i angazhuar në Washington nga Bashkimi Sovjetik gjatë viteve ‘80, e ka krahasuar ish-presidentin amerikan, në një deklarim për gazetën britanike me “Pesëshen e Cambridges”, një rrjet ky britanik i spiunazhit që i kishte kaluar sekrete Moskës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe fazës fillestare të Luftës së Ftohtë.
Duke qenë tani 67 vjeç, Shvetsi është burimi kryesor i “American Kompromat”, një libër ky i gazetarit Craig Unger, ndër veprat e mëhershme të të cilit janë “House of Trump, House of Putin”. Libri eksploron gjithashtu marrëdhënien e ish-presidentit me financierin famëkeq, Jeffrey Epstein.
“Ky është një shembull se ku njerëzit ishin rekrutuar, kur ishin ende vetëm studentë dhe më pas janë ngritur në pozita të larta; diçka e tillë po ndodhte edhe me Trumpin”, ka thënë Shvets nëpërmjet telefonit nga shtëpia e tij në Virginia.
Ish-majori i KGB-së ishte maskuar si korrespondent në Washington i agjencisë ruse të lajmeve “Tass” gjatë viteve ‘80. Ai u vendos përkohësisht në SHBA më 1993 dhe ka siguruar shtetësi amerikane, ka shkruar “Guardian”. Punon si hulumtues në një korporatë të sigurisë dhe ishte partner i Alexander Litvinenkos, i cili ishte vrarë me helm në Londër gjatë vitit 2006.
Ungeri ka përshkruar se si Trumpi kishte rënë së pari në radarin rus gjatë 1977-s, kur ishte martuar me bashkëshorten e tij të parë, Ivana Zelnickova, një modele çeke. Trumpi u bë cak i një operacioni spiunazhi të mbikëqyrur nga shërbimi çekosllovak i Inteligjencës në bashkëpunim me KGB-në.
Tre vjet më vonë, Trumpi e hapi hotelin e tij të parë “Grand Hyatt New York”, afër stacionit Grand Central. Asokohe Trumpi kishte blerë 200 televizorë për hotelin nga Semyon Kislin, një emigrant sovjetik që kishte në bashkëpronësi “Joy-Lud electronic” në Avenynë e Pestë.
Sipas Shvetsit, “Joy-Lud” kontrollohej nga KGB-ja dhe Kislini punonte si i ashtuquajtur “agjent i njollosur” që e identifikoi Trumpin, afaristin riosh në ngritje, si aset potencial.
Kislin mohon të ketë pasur ndonjë lidhje me KGB-në, shkruan “Guardian”.
Më pas, më 1987, Trumpi dhe Ivana vizituan Moskën dhe Shën Petersburgun për të parën herë.
“Për KGB-në nisi një ofensivë e magjepsjes. Kishin mbledhur shumë informata rreth personalitetit të tij, prandaj e dinin se çfarë personaliteti kishte. Mendimi ishte se ai është skajshmërisht i brishtë intelektualisht dhe psikologjikisht, dhe se ishte i prirë për lajka. Këtë gjë e shfrytëzuan.
E luajtën lojën sikur ishin skajshmërisht të mahnitur nga personaliteti i tij dhe se besonin që ky ishte djaloshi që do të duhej bërë një ditë presidenti i Shteteve të Bashkuara: personat sikurse ai do të mund ta ndryshonin botën. E ngopën me këto të ashtuquajtura masa aktive dhe ndodhi. Andaj, ishte e arritur e madhe për KGB-në asokohe”, ka thënë ish-majori, duke folur për “Guardianin”.
Pak pasi që u kthye në SHBA, Trumpi nisi ta shqyrtonte kandidimin për nominimin presidencial të republikanëve dhe madje mbajti një tubim fushate në Portsmouth të New Hampshires. Më 1 shtator pagoi reklamë njëfaqëshe në “New York Times”, “Washington Post” dhe “Boston Globe”.
Aty ofroheshin opinione të padenja për luftën e ftohtë të Amerikës së Ronald Reaganit, akuzohej Japonia për shfrytëzimin e SHBA-së dhe shprehej skepticizëm për pjesëmarrjen e SHBA-së në NATO. Mori formën e një letre të hapur popullit amerikan “pse Amerika duhet të ndalojë së paguari për mbrojtjen e vendeve që mund të paguajnë vetë për mbrojtjen e tyre”.
Intervenimi bizar ishte sebep për mahnitje dhe ngazëllim në Rusi.
Pak ditë më vonë, Shvetsi, që veçse ishte kthyer në atdhe, po qëndronte në selinë e drejtorisë së parë të KGB-së në Yasenevo, kur e pranoi një kabllogram për suksesin e “masës aktive”.
“Ishte e pashembullt. I njihja mirë masat aktive të KGB-së që prej viteve ‘70 dhe ‘80, por kurrë nuk kisha dëgjuar diçka të tillë – derisa Trump të bëhet president i këtij vendi – ngase thjesht ishte e marrë…”, ka thënë Shvetsi.
Fitorja e Trumpit në zgjedhjet e 2016-s përsëri u përshëndet në Moskë. Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller, nuk kishte konstatuar ndonjë konspiracion midis fushatës së Trumpit dhe rusëve. Por “Moscow Project”, një iniciativë e Qendrës së Fondit amerikan për Veprimin e Progresit, ka zbuluar se fushata e Trumpit dhe ekipi i tij transitor kanë pasur të paktën 272 kontakte të njohura dhe së paku 38 takime të ditura me operues të lidhur me Rusinë.
“Për mua, raporti i Muellerit ishte zhgënjim i madh ngase njerëzit prisnin se do të ishte një hulumtim i hollësishëm i të gjitha lidhjeve mes Trumpit dhe Moskës, kur në fakt ajo që morën ishte një hetim vetëm i çështjeve të lidhura me krim. Nuk kishte aspekte të kundërinteligjencës për marrëdhënien Trump-Moskë”, ka thënë Shvetsi, i cili ka ndërmarrë hetime të tija.
“Kjo është pikërisht ajo që kemi vendosur ta përmirësojmë. Andaj i bëra hetimet e mia dhe pastaj u takova me Craigun. Besojmë se ky libër do të vazhdojë aty ku ka mbetur Muelleri”.
Unger, autori i shtatë librave, për Trumpin ka shkruar: “Ai ishte aset…. Ishte një cak i përkryer në shumë mënyra: kotësia e tij dhe narcizoizmi e bën një cak të natyrshëm rekrutimi. Ai ishte kultivuar për një periudhë 40-vjeçare, krejt deri në zgjedhjen e tij”.
Se kam të qartë se kush President Amerikan u nderua me çmim nobel të Paqes.
Kim ete. Obama.
Pse vazhdojne akoma te diskretitojne Trump? E verteta eshte se Trump ka mbeshtetjen e 75 miljon votuesve dhe me familjet e tyre te pakten 150 miljon si asnje udheheqes tjeter ne bote. Mund te thuhen shume te tjera. Por nga ana tjeter kabali apo elita perdor te njejtat metoda qe ka perdorur per shekuj. E para eshte te diskretitoje udheheqesin. Eshte e shkruar ne Protokollet e te urteve te Zionit. Kejo eshte arsyeja qe shume mbreteri ose u rrezuan ose u ‘’qetesuan’’. Pra vendin e tyre e zuri degjenerimi me emerin ‘’demokraci’’. Shume libera jane shkruar per Trump dhe perfunduan ne koshin e pleherave, si edhe ky . Por kejo ska rendesi rendesi ka se genjeshtera skadon shpejt dhe duhet te zevendesohet ose me nje genjeshter tjeter apo te perserite si ne rrastin e ketij Yuri apo Michael Wulff. Por eshte nje Yuri tjeter i viteve 80, Yuri Bezmenov qe une s’do ve attachement sepse mund te mos postohet, por cdokush mund ta shikoje me kujdes ne You Tube dhe te kuptoje me fakte se propaganda e spiuneve ne te vertete eshte thjeshte propagande per te mashtruar popullin. Pra me pak fjale Bezmenov thote se propaganda e misinformaciont ne USA ka filluar me kohe( para viteve 80), se keta qe gjoja jane spiune ne te verte mbeledhin jo me shume se 5 % informacione, kurse 95% eshte propagande. Propagande per te deformuar realitetin ku ajo pjese e popullsise kupton dhe shikon vetem propaganden. Ky ishte realiteti absolut ne 4 vitet e Trump. Perdoren kete metode te Bezmenov, ku bombarduan me propagande spiunlleku por realizuan si qellimin ndryshimin te realiteti( sigurisht jo per te gjithe) Nqs dikush se kupton kete , laj duart asgje sbehet tu ndryshosh mendjen.
Jon po si ka mundesi te jesh kaq idiot?!!!! “Si asnje udheheqes tjeter ne bote” thua ti gelbaze!! Po Biden qe u mbeshtet nga 85 milion eshte i dyti?! O zot pse i rendoni kot kesaj toke!
mendoja për 75 miljon por jo , i ke llogaritur miré, janë plot 150 miljon lopê qafkuqe amerikane qê kgb ruse i mbarshtron në njé regjim të rreptë stallor dhe i ushqen me kola , sufllaqka dhe lajme té gênjeshtra! Demokratét dhe presidenti i zgjedhur kané para njé sfidé , atê té shérimit té 150 miljon “lopve” dhe shpètimin e amerikés nga lufta civile !.
Jon, o krijese e deshperuar!
Asnjehere s’duhet pritur konfirmim zyrtar,per qenien agjent rus te Trapit te madh.
Por nje gje eshte tashme e qarte.Donald Trump me cilesete individuale qe ka,me nje narcisizem ekstrem,me nje deshire te pakontrolluar per para,i semure seksual,eshte preh gjysem i gatshem per çdo zbulim te kujtdo shteti ,aq me teper te KGB-së ruse. Dhe kjo u evidentua gjatë 4-ër vjetëve president.Disa shefa te agjensive inteligjente,ish dhe prezent indirekt ngriten hamendje kundrejt mjaft veprimeve te Trapit qysh ne filllesat e presidences e deri ne fund.Te gjithe e pane hapur qendrimin e Trapit karshi Putin,ku manifestohej dukshem bindja dhe inferioriteti kompromentues i tij.
Sot mund te thuhet pa medyshje se Donald Trump eshte o i rekrutuar o i komprometuar nga rusët.
Bideni do I tregoj vendin komunisteve ruse,haha.
Akoma se dini qe bideja esht me komunist se rusia
Vetem veshtrimi I Putinit ne foto i tregon te gjitha!
Si shqiptar i rrahur me “vaj e me uthull” me agjenturen serbo-ruse,
une e kuptova qysh se u tjetersuan votat e Hillary Clinton,
se njeriu i degjenerur Trump ishte i kapur nga KGB ruse,
megjithate, djali dhe gruaja ime se partizane te Partise Republikane,
si te gjithe banoret e Amerikes Centrale, votuan per Trum-pin.
Me kete coment dua te them se agjenturat serbe e ruse ne Shqiperi e kosove,
kane kapur dhe do t’i shfrytezojne kreret e partive politike per shkaterrimin e shqiptareve..
Ore Jon trapi ose trapisti, pse je i sigurte ti qe 75 milion votuan per Trapin? Po republikanet kane votuesit e tyre tradicional qe votojne trapin ose patrtin, jo domosdoshmerisht trapin , si puna e malokeve tane qe votojne peden qofte me salun apo me lulashin, megjithse e urrejne lulashin, prandaj thellohu pak mos fol si trapi
Eeee, ç’rëndësi ka tani. E rëndësishme është që këputi qafën.
Fiks fare, edhe une jam Napoleon Bonaparti.
Kete,qe Donald faqekuqi eshte i ruseve,nuk do as men,as kalem.Historikisht,dihet si punon KGB-ja,dhe Trumpi ka qene objektivi me i lehte per ta rekrutuar,i dobet intelektualisht,i llastuar si tip,i ha lajkat per qejf etj plus problemet financiare qe ka pasur.Edhe sot te shkosh ne Rusi,kur je dikush,businessmen,artist i njohur,edhe politikan biles,pa te zhbirilu dhe po pate ndonje ves p.sh. femra,bixhoz,pare, homosexual etj,dije se do te tentojne te recrutojne,e kane specialitet.Per Trumpin jane interesuar qe nga viti 1977,sigurimi Czechoslovak dhe KGB-ja,pasi gruaja e pare Ivanka,ishte çeke.Ju futen ne pergjim prinderit e Ivankes.Viziten e pare Trumpi e ka bere ne 1987,dhe qysh atehere filloj realisht perpunimi i ketij.Ne kohen e Reganit,Trumpi filloi te botoi neper gazeta,filloi te angazhohet politikisht mbas ardhjes nga Rusia.Me vone ka shkuar shume here si businessman,organizoi Miss Univers ne Moske,donte te bente kullat Trump edhe aty,etj etj.Shume ruse ne Americe kane qene keshilltare te Trumpit.
Po te shikosh te gjitha idete,politikat etj qe beri Trumpi ishin pro Rusise,mbyllja e Amerikes ne vetvete,debatet e Trumpit me europianet,do terheq Americen nga Nato-thoshte,racizmin qe perkrahte.Asnje sanksion te forte ruseve,ne vitin2018 rrine si pule e lagur ne takim me Putinin dhe ja fuste kot me kot(beri buje ky takim ne te gjithe boten,sepse Trump dukej shume i vogel para Putinit,dhe Putini drejtonte konferencen e shtypit dhe Trumpin).
Keshtu qe Trumpi me shume mundesi eshte i ruseve,por kjo gje nuk do vertetohet kurre 100 %,sepse ruset nuk e shesin kurre,vetem po doli ndonje dezertor rus.
Si ka mundesi qe per 4 vjet si president,nuk tha nje gje per Putinin?
Hajd shnet per sot,per Trumpin.
Enver Hoxha i beri Ter agjente,tani kjo metode Po kryhet ne USA!!!! Ha ha ha Biden e politika e felliqte e Globalistve qe urejn Russine!
AMERIKEN NUK E ZBULOI AS KRIJOI DONALD TRUMP
From: Alban Dega
Date: May 9, 2020 at 9:39:36 AM EDT
AMERIKEN NUK E ZBULOI AS KRIJOI DONALD TRUMP
– Amerika ka mbi 100 vjet qe eshte e para !
– Ndryshimi i kursit te Zerit te Amerikes- atentat kunder demokracise amerikane .
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ajo duhet te mbetet e tille.
Presidentet zgjidhen e czgjidhen, nga maja e Shtepise se Bardhe mund te perfundojne edhe ne burg, vijne e ikin maksimumi per 8 vjet, jane vdekatare si cdo njeri e qenie e gjalle ne Toke, perfshi dhe vete ate, bile edhe burimin e jetes ne te Diellin!
Zeri i Amerikes eshte Zeri i demokracise amerikane, jo zeri i Presidentit amerikan kushdo qofte ai.
Ai ka sekretaret e zyren e tij te shtypit, zedhenesit e vet, zedhenesit e Departamenteve te veta!
Ajo duhet te vazhdoje misionin e saj!
Amerika e para!
Amerika ka mbi 100 vjet qe eshte e para ! Edhe nxenesit e fillores e jo me Presudenti i Amerikes, e dine se Amerika eshte e para.
Nuk e di por kjo parulle me sjell ndermend nje parulle fatkeqe jo vetem per ate vend por edhe per mbare Boten” Deuscland Uber Alles“ te Qoftelargut gjerman Adolf Hitler. SHBA nuk e zbuloi as nuk e krijoi Donald Trumpi!
Aq me teper kur ai u be president i saj me rrreth 3 000 000 vota popullore me pak se rivalja e tij ne saje te Kolegjit Elektoral, i cili duhet ndryshuar sa me pare!
Kushtetuta amerikane ka si shpirt te saj NE POPULLI ME POPULLIN PER POPULLIN !
Jo Ne Kolegji Elektoral Me Kolegjin Elektoral Per Kolegjin Elektoral !
Eshte handikapi me i madh i demokracise amerikane qe duhet ndrequr sa me pare .
Pse !?
Sepse demokracia amerikane eshte e para ! Ajo dhe vetem ajo e ben dhe mban Ameriken te Paren!
Nuk eshte e persosur!
Por eshte me e mira, me e qendrueshmja, me e konsoliduara, me dritedhenesja per Boten deri tani!
E Zeri i Amerikes eshte nje nga ingranazhet dhe kontributoret e saj.
Ndryshimi i kursit te saj do te ishte nje atentat ndaj kesaj demokracie!
Botuar si koment ne anglisht nga America Online- AOL dhe ne shqip ne gazetat shqiptare “DITA” dhe “ Tema” ne te njejten date