Çereku i popullsisë pa karta: Rrezikojnë të mos votojnë në zgjedhjet e 25 prillit

30 Janar 2021, 16:08Sociale TEMA

Zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta janë të hapura edhe të shtunën, pasi rreth 800 mijë zgjedhësve u kanë skaduar këto mjete identifikimi, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Nga 3.5 milionë shqiptarë që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit, rreth 800 mijë prej tyre jetojnë jashtë vendit ndërsa pothuajse 1/4 e popullsisë rrezikon të mos votojë në këto zgjedhje pasi u kanë skaduar mjetet e identifikimit.

Ndaj ministria e brendshme u bën thirrje qytetarëve që të paraqiten pranë qendrave të aplikimit për të kryer procedurat e rinovimit të kartave të identitetit dhe pasaportave.

Punonjësja: Ne punojmë edhe të shtunën që të vijnë të aplikojnë se jemi hapur. Të shmangin radhët e grumbullimet prej Covidit.

Aplikant: Tani e mora. Më kishte skaduar në 2019. S’më kishte hyrë në punë.

 Do votoni tani që e keni kartën?

Aplikant: Si të ma jap penalltia. Nuk më intereson politika fare.

Por nëse pensionistët po shfaqin më tepër interes për aplikim, të rinjtë ndikuar nga pandemia nuk po nguten në rinovimin e kartës ID apo pasaportës të skaduar, aq më tepër prej politikës.

“Kam që në muajt e parë të fillimit të Covidit që nuk kam pasaportë e kartë identiteti, më kanë skaduar. I kam konsideruar si para të shpenzuara kot kur nuk mund t’i shfrytëzoj se s’mund të lëviz jashtë vendit. Kështu që s’besoj se do votoj…”, tha një pensionist.

2 komente në “Çereku i popullsisë pa karta: Rrezikojnë të mos votojnë në zgjedhjet e 25 prillit”

  1. tartarini says:

    Nuk ka problem, pse duhen kartat e identitetit??!!!
    Dergoni formularet me poste dhe cdo person ka per te votuar…!!!
    Nuk ka me nevoje te isentifikojen personat ne zgjedhjet electorale.

  2. kodrasadikit says:

    Shum interesant eshte fakti se si qytetaret e Shqipnise ende skan karta identiteti ose leternjoftime siq i themi ne ne Kosove !! Nga ky fakt shifet haptas se si funksionon shteti ,kontrolli dhe identifikimi i qytetareve !! Ne qe perkohesisht jetojme jashte shtetit as qe e marrim me mend qe nese dalim ne rruge pa leternjoftim sepse te pret nji gjobe shum e madhe !! Paramendoni tani fatkeqesisht jan paraqite kallukangje dmth gra me burka e shamija ose burra faqezi me mjekrra te cilet skan leternjoftme e si e dijme se nga jan e kush jane ata individe ..Si funksionon shteti te ne ne shtetin ame ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje