FOTOT: 48 vjeçarja japoneze mbante në frigorifer trupin e nënës prej 10 vjetësh prej frikës së dëbimit

30 Janar 2021, 18:11Bota TEMA
FOTOT: 48 vjeçarja japoneze mbante në frigorifer trupin e

Policia në Japoni kanë arrestuar dje një grua pasi zbuluan në frigoriferin e saj trupin e nënës së vdekur.

48 vjeçarja Yumi Yoshino, thotë se kishte gjetur të vdekur nënën e saj para dhjetë vjetësh dhe e kishte fshehur pasi nuk dëshironte ta largonte nga shtëpia, shkruanin mediat në Tokio duke cituar burimet e policisë.

Policia tha se në trupin e të ndjerës nuk kishte shenja të dukshme plagësh.

Autoritetet nuk kishin përcaktuar ende kohën dhe shkakun e vdekjes së gruas. Trupi raportohej se ishte gjetur nga një pastruese pasi zonja Yoshino ishte detyruar të dilte nga apartamenti prej mangësive në pagesën  e qerasë. Policia tha se trupi ishte përkulur dhe futur në grirëse.

Yoshino u arrestua të premten në një hotel në Chiba, pranë Tokios.

1 komente në “FOTOT: 48 vjeçarja japoneze mbante në frigorifer trupin e nënës prej 10 vjetësh prej frikës së dëbimit”

  1. eeeee says:

    Ne kete rast nuk thuhet grirese por ngrirese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje