Aksident i rëndë në aksin Milot-Thumanë, humb jetën 24-vjeçari

31 Janar 2021, 18:27Kronika TEMA

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Thumanë, ku një automjet është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën një 24-vjeçar me inicialet D.Gj. I riu drejtonte makinën tip BMË dhe humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat mbrojtëse dhe doli nga rruga.

24-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital, por për fat të keq ndërroi jetë më vonë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

1 komente në “Aksident i rëndë në aksin Milot-Thumanë, humb jetën 24-vjeçari”

  1. Mario says:

    BMW ( në Gjermanisht shqiptohet, Be-Em-ve, pra, BMW. Dhe jo, Ë).
    Ose merre mundimin shkruaje si duhet, ose lere……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje