Dhunon dhe bën për spital gjyshen, arrestohet 36-vjeçari në Lushnjë

31 Janar 2021, 12:53Kronika TEMA

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi ka dhunuar gjyshen e tij.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në fshatin Grabian, shtetasi S. M., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M. dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje