FOTOT: Peshkaqeni shfaqet afër bregut në Velipojë

31 Janar 2021, 13:38Sociale TEMA
FOTOT: Peshkaqeni shfaqet afër bregut në Velipojë

Një peshkaqen ka dalë në brigjet e Adriatikut, pranë plazhit të Velipojës, paraditen e sotme.

Peshkaqeni mund të ketë dalë në breg për shkak të dallgëve të shumta si pasojë e motit të keq, në vendin e quajtur, Gryka e Vilunit, në Velipojë.

Peshkaqeni është i ngordhur. Ende nuk dihet lloji i tij.

Kjo nuk është hera e parë që peshqit grabitqar dalin në brigjet shqiptare. Më herët, peshkaqenë të ngordhur kanë dalë në brigjet e detit Jon.

1 komente në “FOTOT: Peshkaqeni shfaqet afër bregut në Velipojë”

  1. Hammerhaituri says:

    Eshte nje Mako me duket!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje