I martuar 18 herë, nuset nga Vlora deri në Lezhë: 69-vjeçari tregon historinë e pazakontë të jetës së tij

31 Janar 2021, 13:36Sociale TEMA

Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë.

Martesën e tij të parë e ka lidhur kur ishte 18 vjec, kurse të fundit 44 vjeç. Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë, për shkak te gjendjes së rënduar ekonomike shumë gra kanë preferuar të ndahen prej Asllanit.

GAZETARJA: Nga i ke pas bashkëshortet?

A.SHULI: Ku mbahen mend ato nga Vlora deri në Lezhë.

GAZETARJA: Zonjat ndaheshin nga ekonomia, apo pate arsye xhelozie?

A.SHULI: Xhelozie.. po të merresh me tjetrin dale njëherë.

GAZETARJA: Të kanë tradhtuar?

A.SHULI: Po, pra ajo është punë më kanë tradhtuar. Unë e mbaja si ajo tradhtonte.

GAZETARJA: Po si e kuptove që të tradhtonte?

A.SHULI: Po kuptohet ajo, gruaja nuk i afrohet më burrit dhe tjetrit i afrohet.

GAZETARJA: Nga këto 18 gra ndonjërën e more me dashuri?

A.SHULI: Me dashuri kam marrë 6 unë.

GAZETARJA: Në gjendje civile sa martesa ke lidhur?

A.SHULI: 12 herë jam martuar në gjendje civile, ndërsa me 6 jo nuk kam shkuar në gjendje civile.

GAZETARJA: Dasma ke bërë?

A.SHULI: Jo, unë i kam marrë kështu.

GAZETARJA: Ia mban mend emrat?

A.SHULI: Dashuria e parë ka qenë Esmaja nga Gradishti.

GAZETARJA: E dyta?

A.SHULI: Lavdije.

GAZETARJA: E treta ?

A.SHULI: Nuk mbaj mend di vetëm emrin e kësaj që kam në shtëpi. Dashuri e ka emrin. Kam 25 vjet martuar me këtë.

GAZETARJA: Nga këto 18 gratë kush ka qenë më e bukura?

A.SHULI: Më e bukura ajo e para nga Gradishti.

GAZETARJA: Po më punëtorja?

A.SHULI: Etleva.

GAZETARJA: Po si i bëje për vete?

A.SHULI: Po ja flisja me to, i mbushja mendjen dhe e coja në shtëpi.

GAZETARJA: Po martesa më e shkurtër cila ka qenë?

A.SHULI: Ku mbahen mend ato, 6 muaj ose 1 vit dhe më pas iknin. Vetëm ajo nga qyteti Stalin ka qendruar 7 vjet.

GAZETARJA: Përse iku?

A.SHULI: Berta iku se ndodhën rrëmujat dhe e vranë.

Dashurinë e tij të vërtetë, Asllani e gjeti 25 vite më parë. Gruaja e 18 që ka emrin Dashuri i ka dhënë familjen që ai kish ëndërruar.

Asllani thotë që është bërë baba 5 herë, ose të paktën vetëm 5 fëmijë e kanë njohur si baba, të tjerët kanë ikur me nënat e tyre që kur ata ishin ende te mitur. Asllani dhe Dashuria jetojnë vetëm me 100 mijë lekë të vjetra, këto para sipas tyre nuk mjaftojnë për ilaçet që ata kanë nevojë.

Ata kërkojnë që shteti dhe shoqëria t’i ndihmojë sa do pak të ketë mundësi.

4 komente në “I martuar 18 herë, nuset nga Vlora deri në Lezhë: 69-vjeçari tregon historinë e pazakontë të jetës së tij”

  1. kurvari says:

    hahahahahahahahahahahhahaaa
    ne shqiperi duhet dorashka e Thanos !

    1. Nikolini says:

      Haha rrofshe se na ber per te qeshur? ti vertet paske qene Shule ypppp gjigjjjjj

  2. E paska bere karin mitraloz says:

    …..shiko dhe rafsho.

  3. rrushi says:

    o gazekare pse shkrani për injorante qe nuk tru ju jeni me keq se ai.Jeni bere qesharake me shkrime surrugato me shkrime pa asnje lloj karakteri edukativ turp e kujt i plasi se sa here eshte martuar ai duje gjetur gra ne rruge dhe duke i dhene buke thate dhe srehim ne shtepi dhe iquan mertesa turpi i gazetarise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje