Mblodhi 33 milion paund për shëndetësinë, kapiteni 100-vjeçar shtrohet në spital me Covid

31 Janar 2021, 21:20Bota TEMA

Kapiteni i famshëm britanik Tom Moore është shtruar në spital me koronavirus.

100-vjeçari, i cili mblodhi gati 33 milion paund për sistemin britanik të shëndetësisë, u dërgua në Spitalin Bedford pasi kërkoi ndihmë për frymëmarrjen e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij Hannah Ingram-Moore, përcjell abcnews.al.

Ajo tha se ai ishte trajtuar për pneumoni gjatë javëve të fundit dhe javën e kaluar doli pozitiv për Covid-19.

Zonja Ingram-Moore shtoi se babai i saj nuk ishte në kujdes intensiv.

” Unë doja t’ju informoja të gjithëve se sot babai im u shtrua në spital. Ai ka marrë trajtim për pneumoni javët e fundit dhe javën e kaluar ishte pozitiv me Covid-19.

Babai ishte në shtëpi me ne deri më sot, kur i duhej ndihmë shtesë për frymëmarrjen e tij”, shpjegoi vajza.

Një zëdhënëse e familjes tha se kapiteni Tom nuk kishte marrë ende vaksinën Covid-19 për shkak të ilaçeve që ai po përdorte për pneumoni.

Kryeministri Boris Johnson shkroi në Twitter : “Ju keni frymëzuar të gjithë kombin dhe unë e di që të gjithë ju urojmë shërim të plotë.”, informon abcnesews.

Veterani i Ushtrisë u bë i njohur pasi bëri 100 xhiro në kopshtim e tij në Marston Moretaine, Bedfordshire, para 100-vjetorit të lindjes gjatë bllokimit në valën e parë të pandemisë.

Veterani i Luftës së Dytë Botërore arriti të mbledhë para për sistemin shëndetësor prillin e kaluar, ndërsa theu dy rekorde botërore Guinness dhe u bë kalorës nga Mbretëresha Elizabeth.

2 komente në “Mblodhi 33 milion paund për shëndetësinë, kapiteni 100-vjeçar shtrohet në spital me Covid”

  1. U prish bota says:

    Mori parate dhe dekoraten nga mbretersha . Iku me familjen me pushime ne Barbados per vit te ri nje muaj sepse e kishte nje cik fiksim qe ne rini. Tani qe u kthye erdhi me covid. Te iki te bej qejf ne boten tjeter tani.

  2. ARBEN ISMAIL says:

    Besojme se ka per ti dale,eshte i forte si celik i partise ky Tom Moore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje