Goglat e Bashës për të zgjedhur 5 mijë familje që do t’iu “paguajë” interesat e kredisë

1 Shkurt 2021, 18:03Politika TEMA

Lulzim Basha ka zbuluar gjatë takimit me një çift të ri, bishtat e programit elektoral të PD-së, të cilin e prezantoi me shumë bujë javën e shkuar.

Në atë takim, pra të javës së shkuar, kreu i PD-së tha se PD do t’u pagujë çifteve të reja që ngrenë familjet, interesat e kredive bankare.

Një masë realisht e padëgjuar më parë, si një mbështetje shtetërore, pasi zakonisht shteti, ose ndërton banesa sociale, ose mbështet financiarisht blerjen e shtëpive, apo pagesën e qirave.

Ka disa modele në Perëndim, në politikat e strehimit, por baza është e ashququajtura “Council Houses”, ku bashkitë ndërmarrin programe mbështetje strehimi, ku ndihmojnë familjet e reja.

Në vendet e fuqishme perëndimore si Gjermani, Francë Belgjikë etj, shteti jep një ndihmë direkte që familjet të paguajnë qiranë në formë çeqesh bankare. E këtë e kanë provuar mjaft nga emigrantët tanë.

Lulzim Basha, i cili ka marrë përsipër që të mbështesë me program familjet e reja, nuk zgjodhi as ndërtimin e banesave për ta, as pagesën e qirave, apo edhe mbështetjen e një pjese, ose të gjithë shumës, por dha një model “origjinal”.

E atë nuk e bëri publik në konferencën e madhe të programit, ku “hapi thesin” e parave që do shpërndante pa kursim, por në një takim që natyrisht është i kuruar me një çift të ri.

E në këtë takim, Basha nxorri nga goja “xhevahirin” më të padëgjuar në historinë politike të premtimeve parazgjedhore.

“Ne”, tha “do të përzgjedhim 5 mijë familje që do t’u paguajmë interesat e kredisë, jo të gjitha, se ju e kuptoni, nuk mundemi…”.

Tani, në vetvete, formula e pagesës së interesave të fajdes, ngjan pak si piramidë, imagjino atë që Basha e quan përzgjedhje të kampionit të 5 mijë familjeve.

Si do ta bëjë “kryeministri” i ri këtë përzgjedhje: me short, me gogla, apo sipas kërkesave që i vijnë nga seksionet e PD-së?

Këtë formulë Basha nuk e tha, por bingoja e lotarisë e premtimit të përzgjedhjes së 5000 çifteve të reja hap një dilemë të madhe.

Nga do të përzgjidhen këto çifte: Tirana-bashki, Tirana periferi, pra Kamëz e Paskuqan, ku dhe është numri më i madh i familjeve të reja të përqëndruara, ngaqë edhe mundësia për të gjetur punë është më e madhe, apo do të bëjë një ndarje ta themi: “sa më të barabartë” ndërmjet 61 bashkive?

Një dilemë e madhe? Dhe ja e gjeti nga sociologët e PD-së një kampion përfaqësues, ku do të marrë databazën? Nga gjendja civile, aplikimi?

Ja e gjeti edhe listën e të gjithë familjeve të reja për vitin që Basha do ta marrë përsipër ta zbatojë këtë politikë, pas “negociatave me bankat” që të falin fitimet për 5 mijë subjekte.

Do t’i fusë këto emra në një glob të madh me 5 mijë gogla e t’i  përzgjedhë te Fevziu apo Adi Krasta?

Një bingo kombëtare numrash, ku mijëra familje si në telebingo janë të ngulitur në television, së bashku me fëmijët për t’u lutur që të bjerë lotaria e Lulit.

Vetëm ta mendosh është një situatë surreale, e paimagjinueshme dhe e ngjashme për një “black comedy” alla Martin Scorcese.

Ku drama të ethshme e të frikshme farkëtohen në ankthin që kryeministri i ri ka prodhuar, kushedi nga truri i kujt, që mund të gjente një zgjidhje më të thjeshtë e më të pakomplikuar, të bazuar në kritere që edhe mund të hartohen paraprakisht.

Fjala bie; përfitojnë ata që kanë aksh nivel të ardhurash, ata që kanë fëmijë e jetojnë së bashku me prindërit në një dhomë e kuzhinë, apo ata familje që nuk arrijnë dot mundësitë që të paguajnë një kredi tregtare që mesatarisht kap shifrën e 300 eurove.

Por jo, Luli ka zgjedhur lotarinë, goglat, pasi kujton se goglat në vetvete japin një efekt ethesh, pasi në fund të fundit e njeh mirë logjikën e skemave piramidale që kanë luajtur me këto ethe.

Që natyrisht do të prodhojnë skemat paralele të spekulimit: doni që gogla juaj të ruhet në frigorifer e që të dalë sa më shpejt sipër? Paguani!

Fantazia në këtë aspekt është e pashfrenuar, por prapë gogla mbeten…

12 komente në “Goglat e Bashës për të zgjedhur 5 mijë familje që do t’iu “paguajë” interesat e kredisë”

  1. Po mir pyetjen ja bo kush ktij Krimineli
    se ku i ka gjet ky kto pare ?
    Kerkon ti bleje Votat ky pusht serbie

  2. Ladi says:

    Osht çyryk!
    Osht tuaf!
    Osht budall!
    Osht ene krejt paturp!

  3. Salih says:

    Nuk habitem( ka R.K qe e besojne dhe e shikojne me “sy dhe goje ” hapur kur luli tregon peralla…).

    1. Realpolitika says:

      QEVERIA E LULIT I BIE QE TE JET QEVERI WE DO TE PRES PARA PA HESAP.
      LUM SHQIPERIA PER KETE KANDIDAT PER KRYEMINISTER.
      PO KU KA NJERI QE I HA KETO PREMTIME BOSHE.

  4. cipini says:

    Do ju paguaje interesat, por ciftet do te kene interesa per te paguar kur te kualifikohen per credi. Dhe kur nuk kualifikohen per kredi cfare do bejne, nuk do martohen? Hajde Lul trapi hajde. Jepu ca nga ato 230 mln Euro qe vodhe tek rruga e kombit. Apo i do per vete ato?

  5. Vlesh says:

    7×7×7 = 5000

  6. Velo says:

    Do i paguaj nga xhepi i tij, apo taksapaguesit shqiptarë?

  7. Shenjestra says:

    Vetem Enver Hoxha jepte shtepi falas qytetareve. Lyl Basha kerkon te mashtroi qe te marin votat,te behet kryeminister e pastaj te fala e ku jemi pare.Ai ve ne dor policine,shik,ushtrine dhe te kercenon e askush nuk e kundershton dot. Do kendoi si kaposhi ne maj te plehut.

  8. sulo Permeti says:

    Kompania VEFA,ka kohe qe nuk funksionon…..

  9. vlora says:

    Me mire asgje se kjo zgjedhje ose i hap rruge ryshfetit te personit qe formulon listat ose marin militantet e partise

  10. MERSIN MUCA says:

    Popullit Shqiptar i pelqejne perrallat e bukura se ka 30 vjet qe i ndegjon dhe Luli e din mire,
    uroj qe njerezit ti therasin llogjikes dhe mos te shikojne enderra me sy hapur,
    me programe patriotike post elektorale qe tallin menderen.

  11. Koti says:

    Është i pa ditur i ziu. Kur u ndanë aq i ranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje