BE: Ambasada e Kosovës në Jerusalem, vendim fatkeq

2 Shkurt 2021, 15:24Rajoni TEMA

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje të martën për vendimin e Kosovës që të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, qytet të cilin BE-ja e konsideron me status të pazgjidhur.

Peter Stano, zëdhënësi i bllokut evropian, ka thënë në një konferencë për media se Brukseli pret nga Kosova që të veprojë në bazë të deklarimeve për integrimet evropiane si qëllim strategjik.

“Në përgjithësi është gjithmonë e mirëseardhur kur parterët tanë të jashtëm normalizojnë raportet mes tyre. Por kur është fjala e hapjes së ambasadës në Jerusalem, ky është një vendim për keqardhje i Kosovës sepse e largon Kosovën nga qëndrimet e BE-së për statusin e Jerusalemit. Të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së dhe delegacioni i BE-së janë në Tel Aviv dhe kjo është në përputhje me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe vendimet e Këshillit të BE-së. Statusi i Jerusalemit si kryeqytet i të dyja shteteve është qëndrim i BE-së, i cili nuk ka ndryshuar” ka thënë Stano.

Në pyetjen se çfarë të drejte ka BE-ja të ftojë Kosovën të mos hapë apo të hapë diku ambasadën, kur Kosova nuk ka raporte diplomatike me BE-në, dhe nuk ka delegacion diplomatik në BE, Stano ka përsëritur qëndrimin se për shkak të mosnjohjes nga pesë shtetet anëtare, nuk ka unitet rreth statusit të Kosovës, prandaj raportet me Kosovën janë çfarë janë dhe kontaktet si vend partner janë të rregullta.

“Ne nuk kërkojmë nga Kosova të bëjë apo të mos bëjë diçka. Por themi se nëse pretendoni se keni qëllim strategjik integrimin në BE, atëherë ekziston korniza në bazë të së cilës duhet të veproni. Pra, vetëm themi se ju duhet të veproni në bazë të asaj që vetë keni deklaruar” ka thënë mes tjerash ai.

Duke thënë se “perspektiva evropiane e Kosovës është reale e jo abstrakte“, Stano ka folur për ndihmën financiare të deritashme të BE-së në Kosovë “që nga viti 2007 e deri më sot BE ka investuar gati 2 miliardë euro për të ndihmuar Kosovën, për të përmirësuar jetën e kosovarëve, infrastrukturën etj”.

“Nuk besoj se ndokush tjetër ka investuar aq shumë në Kosovë”.

Në pyetjet se pse BE nuk ka qenë kaq kritike ndaj Serbisë e cila shumë rrallë mbështet qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme, zëdhënësi i BE-së ka thënë se Serbia nuk e ka hapur ambasadën në Jerusalem edhe pse e ka marrë obligim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai në rastin e Serbisë ka thënë se ajo duhet “gradualisht të përshtatë politikën e saj me BE-në”.

Kosova dhe Izraeli kanë formalizuar marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt.

Në një ceremoni virtuale të mbajtur të hënën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi kanë nënshkruar dokumentin, në të cilin thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Ministri izraelit, Ashkenazi ka thënë se të dyja shtetet po bëjnë histori.

22 komente në “BE: Ambasada e Kosovës në Jerusalem, vendim fatkeq”

  1. Eraldo says:

    Midis europes dhe usa per politiken e jashteme eshte lehte te zgjedhesh se ke linje te mbeshtesesh ! USA!!! Gjithmone me me te fortin !!! E pame europen ne Serbrenice !!!!!! Europa gelltit cdo vendim të usa !!!

    1. Shume mire Ka ber Kosova says:

      Shume mire ka Ben Kosova qe zgjedhe Ameriken se pse vetem ne ket pik Jame dakorte me Ramen qe eshte turp qe Kosoves nuk Jane hequr vizat dhe ne duhet te jemi kunder politikanve te Erdoganit me shoke ??????????

    2. vang says:

      BE gjithmone kapet tek ndihma ekonomike qe ika bere KOSOVES por Kosoven e ka lene pa viza,te izoluar sa qe e nxiti te nenshkruante per kufirin me Malin e ZI duke humbur 800 hektare.Serbia perkedhelet,kosova detyrohet dhe BE te mos beje krahasime me Serbine qe nuk beri te njejten gje pamvarsisht se ishte kusht ne nenshkrimin e marrveshjes.Serbia po u ben karshillek te gjitheve BE-se;Amerikes,e jome Israelit me te cilin pati se fundi edhe kundershti per nenshkrimin me Kosoven . Ndersa Kosova eshte e zbuluar

      1. Valer% says:

        Dhe ju budallenj duhet ta kuptoni se po bete bashkim me Kosoven do izoloheni akoma me keq politikisht nga te tera anet. Edhe Shqiperise i duhen aleate. Ne nuk kemi kontakte me Rusine dhe Kinen pavarsisht se historikisht me keto te dyja kemi patur me shume lidhje politike sesa me Ameriken….po te prishesh edhe me BE-? Atehere kush do ngeli aleati Shqiperise, vetem Turqia?

    3. Erdogan says:

      Zoti me comentin tropoja qe ka qene dikur Tripolis,ashtu sic ishte Kostantinopolis jo Kostantinopoja,Albanopolis qe ne lashtesi etj keta jane Idiote dhe nuk kuptojne Evropa po te mbyll kufijte per Kosoven apo Visat,eshte e mbaruar.
      Amerika eshte ndertuar me skllever,coloniste,rraciste dhe nuk ka qene,eshte dhe do jete shembull i Demokracise ne bote.
      Per ne Amerike po,se eshte nje shtet qe per Ideal ka parane.
      Kosovaret turq myslimane duhet te zgjedhin ose me Turqine,Xhamite qe jane bajonetat e Erdoganit,Mledresete ose me Kastriotin Greke Orthodhokse.
      Kastriotis u be “katolike” sipas “historianit” e famshem Xhufi per aresye “strategjike” por nuk na thote zoti Xhufi Besa Greke Orthodhokse e lidhur ne Ilisus (sot Lezhe) e njohur si Bese-lidhja e Lezhes edhe ajo u be katolike per aresye “Strategjike”?
      Cfare idiotesh!

      1. Titi says:

        Erdoqen ne vend te kokes ke nje penis gjigand dhe per vagjine ke budalleqet dhe mashtrimet neogreke te cilet nuk egzistonin ne mesjete.

  2. 777basha says:

    Kosovo duhet te shikoi hallin e vet kurse be I trajton shqiptart si top Lecke, para dy vitesh I than kosoves qe te ndaj kufiri me malin e zi dhe kosoves e beri dhe Mali I zi fitoi tok ne kurriz te shqiptarve dhe kosoves u tha ne perfundim te marveshjes me malin e zi to liberalizohen vizat ktu e dy vjet asgje ska ndodhur ,

  3. iSpeak says:

    Evropa mos ti hedhe shkelma Kosoves! Le ti zgjidhe problemet me SHBA.
    Apo s’ka c’ti beje gomarit, i bie samarit.

    Per vizat ndaj Kosoves, ke c’te thuash Evrope?
    Merruni vesh me njeri tjetrin brenda per brenda. Njihni Kosoven te gjithe.

  4. tropoja says:

    gabim i madh dhe diplomaci foshnjërake nga pala kosovare,pse duhet kosova te dale kunder shumices se vendeve te BE dhe turqise biles edhe vet qeverise se Biden per tu njohur vetem nga nje shtet? te humbasesh besimin nga vendet kryesore e mike te kosoves gjithashtu dhe te shba sepse as diplomacia e politikanet amerikan nuk jane dakord me vendimin e trump prandaj iku trump per menyren se si e drejtoj ameriken gjithesesi kosova do ta pesoje keq per kete vendim te pa matur

    1. Kaçi says:

      Ik o idiot Tropoje, kusheriri i Sal shpellarit, mbylle gojen se shum te kqia sot i kemi nga ju Tropojanet karaduza.

  5. katarakti says:

    Ndërmjet Brukslit dhe Uashingtonit duhet zgjedhur Uashingtoni. Ka qënë gjithmonë krah nesh. Europa, kurva e motit, shpesh herë na e ka futur.

  6. Prishtina ne pazarin e gjese se gjalle says:

    KOsova nuk Zgjodhi Ameriken por Dhendrrin e Trampit…
    KOsova dhuhet te binte Dakorde me NJohjen,por jo me Vendosjen e Ambasades ne Jeruzalem…ketu qendron edhe “Dashamirsia” Amerikane…
    Familja Tramp Punoj per Interessa te Dhendrrit-Izrealit…politika nuk eshte MOnolite ajo Ndryshon, sipas INteresave…JO me kote Djali i Madhe i Tampit KERCENONTE me Heqjen e Turpave Amerikane nga Kosova…ke Kercenonte ai???????????????Akoma edhe Drejtuiesit e UCK-se…Ma do mendja qe jane Arrestuar te gjithe me Bekimin e USA-se,per ti bere Ndere Putinit Russe dhe Serbeve..pse jo????????

  7. Millosheviç says:

    Evropa po shndërrohet gjithmonë e me qesharake, po si shpjegohet kur Serbia nuk bën embargo ndaj Rusisë ashtu siç i ka kërkuar BE dhe siç duhet te bëjë Serbia në përshtatje te politikës së jashtme me atë të BE-s nuk i thuhet gjysme llafi ndërsa për Kosove nuk lihet rast pa ju thëne edhe kur Kosova është në të drejtën e saj të bëj atë që bën pasi Kosova nuk ka hapur asnjë kapitull me BE për tu anëtarësuare ashtu siç ka bërë Serbia qe Macroni do që ti hapi edhe 20 kapituj në vit…

  8. malsori says:

    Te ishte per BE dhe NATO Kosova nuk do te clirohej kurre….. SHBA eshte ajo qe i dha lirin prandaj nuk duhet perfillur fare BE sepse eshte kunder popujve te Ballkanit, shikoni sa e ndyre eshte la gjith keto popuj pa vaksine. Ballkani duhet te shikoi interesin e tije sepse BE eshte drejt prishjes dhe kurr nuk do te bashkohet….

  9. LWS28 says:

    Në fund të fundit dhe ashtu siç po shihet qartë me vaksinën çdo shtet mendon për veten e tij.
    Edhe Kosova po mendon për të ardhmen e saj e jo çthotë BE-ja , Turqia apo Serbia.
    Mendoj se njohja nga Izraeli është fitore e madhe për Kosovën edhe pse Kosova njohu Jeruzalemin si kryeqytet.
    Izraelitët kudo që janë kontrollojnë botën si nga financat ashtu dhe politika kështu që është plus për Kosovën.

  10. Erdogan says:

    Zoti me comentin tropoja qe ka qene dikur Tripolis,ashtu sic ishte Kostantinopolis jo Kostantinopoja,Albanopolis qe ne lashtesi etj keta jane Idiote dhe nuk kuptojne Evropa po te mbyll kufijte per Kosoven apo Visat,eshte e mbaruar.
    Amerika eshte ndertuar me skllever,coloniste,rraciste dhe nuk ka qene,eshte dhe do jete shembull i Demokracise ne bote.
    Per ne Amerike po,se eshte nje shtet qe per Ideal ka parane.
    Kosovaret turq myslimane duhet te zgjedhin ose me Turqine,Xhamite qe jane bajonetat e Erdoganit,Mledresete ose me Kastriotin Greke Orthodhokse.
    Kastriotis u be “katolike” sipas “historianit” e famshem Xhufi per aresye “strategjike” por nuk na thote zoti Xhufi Besa Greke Orthodhokse e lidhur ne Ilisus (sot Lezhe) e njohur si Bese-lidhja e Lezhes edhe ajo u be katolike per aresye “Strategjike”?
    Cfare idiotesh!

  11. ....... says:

    Kurvat europiane dhe kurvat greke po na shkojn ke nervat….jane bo te padurushem kto bucet e Planetit….

  12. Iliria e bashkuar says:

    Ndersa Iliria ka qene gjithmon fatkeqe me Europen. Ju qe nuk njhni plotesisht Kosoven, qe ledhatoni embel Serbine dhe Greqine, qe nuk lejoni bashkimin e shqiptarve, mire tju behet.

  13. Texas says:

    Ne qoftese do quanim Europen nje skuader futbolli , dhe Kosoven nje lojtar qe shkon luan me nje skuader tjeter , Europa nuk e ndalon dot te bej gola , pra Europa te fusi njehere ne ekip , pra ne Europ Kosoven e ajo luan pwr Te .Cdo gje eshte e thjesht , interes , por Europa si me Kosoven ka vepruar dhe me Shqiperine kur e pranoi ne Nato .Por po te kishte politikan te mencur e trima , i thoshte Natos : Na fusni ne BE dhe ne brenda nates mbledhim Parlamentin dhe votojme anetaresimin ne Nato . Te gjith shikojne interesin e tyre .Per shqipetaret te rroje USA ., e Kosova ka vepruar drejt .

  14. taso kume says:

    BRAVO KOSOVA , dhe SHqiptaret e SHqiperise duhet te lozin me bllofin , fundja politika eshte ipokrizi,kush e krijoj shtetin IZRAELIT : EUROPA E AMERIKA ,kush ja dha çentralin berthamor te NEGEVIT ,FRANCA SI SHPERBLIM PER QELBESIRLLEQET E bera ne kohen e luftes qe sndalonin trenat me HEBREJ PARIS-GJERMANI i çonin si cjapi tek kasapi drejt DAKAUT,AUSHVICIT ,TREBLINKES ETJ Kjo eshte EUROPA E merzitur me SHQIPTARET E KOSOVES.

  15. Albi says:

    Kosova ka vepruar sic duhet.

  16. iSpeak says:

    Do degjojme edhe pordhet e Palestines tani!
    Po kur bejne gam-gam edhe ata?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje