BE doli kundër ambasadës së Kosovës në Jerusalem, reagon ambasadorja në SHBA: Hipokrizia ka emër. A nuk jeni neutralë karshi statusit tonë?

2 Shkurt 2021, 09:26Rajoni TEMA

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas paralajmërimit të Bashkimit Evropian pas hapjes së ambasadës kosovare në Jerusalem.

Peter Stano përfaqësues i Bashkimit Evropian tha se ambasadat e vendeve të BE-s të vendosen në Tel Aviv.

Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”, tha ai për mediat kosovare.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Vlora Çitaku e cila përmes një postimi në Facebook e ka quajtur hipokrizi deklaratën e Bashkimit Evropian.

“Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia.

Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE.

Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mire”, ka thënë ajo.

1 komente në “BE doli kundër ambasadës së Kosovës në Jerusalem, reagon ambasadorja në SHBA: Hipokrizia ka emër. A nuk jeni neutralë karshi statusit tonë?”

  1. Te lumte Vlora. Gjithmone na ke bere krenare. Personalisht je e preferuara ime per presidente te Kosoves. Je e denje per kete detyre, edhe pse tani shanset jane duke u zvogluar. Presidenti Thaci ju kishte planifikuar me te drejte si nje pasardhese e tij, por cka t’i bejme te te ligut Ramush, qe tentoj shantazhin dhe abuzoj me situaten. Tani si duket me ardhjen e ketyre adoleshenteve dhe te marreve politike shoqerija jone kosovare ka lajthitur plotesishte dhe po rreshqet ne nje marrezi kolektive. Jam per ndryshim si nje gje qe duhet te na con perpara por rasti ne Kosove eshte krejtesishte tjeter, Kosova do te paguaj cmimin e papjekurise se vet dhe kjo eshte shqetesuese si nje vend i cili nuk ka permbyllur procesin e shteteformimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje