Programi ekonomik i PD, Rama: Ngjan me karakterin e Bashës, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore!

2 Shkurt 2021, 15:01Politika TEMA

Kur ka folur për herë të parë për programin ekonomik të Partisë Demokratike, Kryeministri Rama i ftoi të gjithë që ta shikonin në një këndvështrim tjetër.

Ai tha se ky program ngjan me karakterin e Bashës, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin se Qeveria do të rishikojë taksën progresive që lidhet me të ardhurat personale.

“Në tërësinë e vet programi i PD si karakteri i liderit të Partisë Demokratike, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe qëllimet tona. T

aksa e sheshtë është taksë për të pasurit, për tu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për tu marrë shpirtin edhe më shumë atyre që fitojnë më pak.

Sot jemi në kushtet kur taksa jonë që unë er quaj ‘taksim të ndershëm’ dhe që konsiderohet taksë prograsive është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat, qoftë në aspektin e moralit shoqëror.

Natyrisht që ne jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitet për të ardhurat personale, me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojave. Kjo do të bëhet dhe është koha për ta bërë. Dhe do të bëhet pas asnjë lidhje me fushatën elektorale. Ne nuk duam që fushata të ndikojë në karakterin tonë”, tha Rama.

Rama tha se me vendosjen e taksës së sheshtë buxheti i vendit do të humbiste 530 milionë euro taksa, që do të mbetnin në xhepat e biznesmenëve të mëdhenj. Sipas tij mazhoranca e tij nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

“Jemi duke vizituar një rishpërndarje në strukturën e progresivitetin për të ardhurat  personale. Ne nuk do të bëjmë asnjë lloj fushate me taksën. Thjesht do të përsërisim atë që kemi thënë që në fillim: Kush fiton më shumë do të paguajë më shumë, kush fiton më pak do të paguajë më pak.

Ne nuk do t’i lëmë në asnjë mënyrë 530 milionë dollarë që të mbeten në xhepat e kompanive të mëdha apo të ‘oligarkëve’ siç i quajnë këta.

530 milionë dollarë që investohen në shkolla, pensione, investime të kthehen mbrapsht në xhepat e bizneseve të mëdha. Biznesi i vogël i ka taksat zero dhe zero TVSH deri në 100 mijë dollarë xhiro. Asnjë vend nuk ka zero taksë, edhe në rajon. Pjesë tjetër deri në 140 mijë dollarë xhiro e ka zero taksën e fitimit”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje