Edhe pse më pak i votuari, Tritan Shehu do të drejtojë përsëri qarkun e Gjirokastrës për PD

3 Shkurt 2021, 16:40Politika TEMA
Edhe pse më pak i votuari, Tritan Shehu do të drejtojë

Tritan Shehu ka arritur të bind sërish Lulzim Bashën të jetë drejtues i listës së Gjirokastrës . Vendimi është marrë edhe pse nga vlerësimi paraprak i votimit, bërë nga “Komisioni Ruli”, Shehu rezultoi të skualifkohej, por në fund shtoi numurin e votuesve të mbetej brenda marshit të mbrojtjes por i fundit. Por Komisioni sugjeroi eleminimin e tij.

Nga ana tjetër rezultati i tij më 2017 ishte nga më të këqijt, në atë qark në vite.

Arsyetmi që duket se ka bërë Basha, është se duhet të devijohet vota e demokratëve tek LSI, për të favorizuar dy kandidatë, pasi PD ka mjaftueshëm vota vetëm për një kandidatë.

Pretendetët e tjerë në listë përfshi Besnik Aliaj, Roland Bejko etj, duket se janë përfshirë sa për fasadë, pasi nuk u morën në konsideratë.

Për Gjirokastrën u përfolën edhe emra të tjerë si ish-presidenti Nishani, Ylli Asllani apo edhe Genc Pollo.

Shehu ka qenë i deleguar i PD në Gjirokastër që prej vitit 2015.

Ndërkohë, kreu i demokratëve artikulon ditë pas dite se do të sjellë ndryshimin e madh për të gjithë shqiptarët dhe do të largojë klasën e vjetër politike.

3 komente në “Edhe pse më pak i votuari, Tritan Shehu do të drejtojë përsëri qarkun e Gjirokastrës për PD”

  1. qytetar says:

    O zot ….bashke me Preshin …..

  2. Sokaku i te marreve says:

    Tani e siguroi Pd fitoren ne Gjirokaster, me kete golash, presh Lushnje.Ky korbi eshte amortizuar, nuk gjete dike tjeter? Humbi Gjirokastra per djem e vajza plot energji, mencuri, Ky eshte bere per pampersa. O kadolle ku na mblodhe..,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje