Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit ku si pasojë e Covid-19 janë shënuar 14 të vdekur, 1052 raste të reja dhe 585 të shëruar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
486 raste në Tiranë, 73 në Vlorë, 48 në Durrës, 43 në Fier, 35 në Sarandë, nga 26 raste në Shkodër, Lushnje, 22 në Berat, 21 në Kukës, 20 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Lezhë, 17 në Kamëz, nga 15 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 11 raste në Korçë, Gramsh, Kuçovë, nga 10 raste në Gjirokastër, Delvinë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 7 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, nga 6 raste në Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Peqin, Memaliaj, nga 4 raste në Kavajë, Përmet, Vau i Dejës, nga 3 raste në Pukë, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Vorë, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, nga 2 raste në Has, Malësi e Madhe, Skrapar, nga 1 rast në Devoll, Tropojë, Librazhd, Patos, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 585 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 49,543 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 7 qytetare nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (4 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1052
Të shëruar në 24 orë 585
Të shtruar në spitale 408
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 3974
Testime totale 373,132
Raste pozitive 81,993
Raste të shëruara 49,543
Raste Aktive 31,032
Humbje jete 1418
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17657
Fier 2632
Durrës 1718
Shkodër 1531
Vlorë 1528
Elbasan 1393
Lezhë 1073
Korçë 997
Berat 947
Gjirokastër 653
Kukës 487
Dibër 416
Qeveri muti,si dhe Milet-i padisiplinuar..
1-Pse Qeveria nuk Shpalle GJendejne Jashtezakonshme?????????????Jane Shifra shume te Larta ne krahasim me numerin e POpullsise..o Milet a e Kuptoni??????????O Qeveri, qe shikoni vetem te fitoni Zgjedhjet..O OPozite qe na prete te “Fitoshe” Zgjedhjet dhe te Beshe RRogat nga 1000-Euro??
GJermania 80-miljon…ka sote nje Shkalle Infeksjoni 13-milje nje Ulje prej 7-te mijesh ne krahasim me nje Jave me pare…KU jeni??Do vdisni??
Sa njerez te trash dhe derra, lokalet plot, ne rruge pa maska o derra…. Si dallohen qe jane te trash, ne zonen ku banojne shqipetare ne Londer dominojne njerezit pa maska, a s’jane shpellare. Shteti duhet ti mbylli lokalet ashtu si e kane shume vende…
Perse mbyllen shkollat dhe mbahen lokalet hapur…?
Me pidh te robve te shkojn, Kur sja u nien oer vete mos dun ti rri qeveria te koka, milet i lindur per te vdek +accidente me shumice + vrasje me shumice + verevrasje pa lidhje + dhe vdekje natyrale dhe 2022 a milet bohet a sbohet nga 500 mije veta, hajde pra congratulations per te ardhmen e Shqipes pa krahe ?