Kreu i KESH, Beci në Obot me banorët e zonës

4 Shkurt 2021, 14:18Sociale TEMA

Kreu i KESH ka zbritur në zonën e Obotit ku sëbashku me banorët kanë parë nga afër terrenin dhe situatën e shkaktuar nga përmbytjet.

Në një njoftim të z.Benet Beci thuhet se i’u garantua banorëve transparencë e plotë mbi menaxhimin e 3 Hec-eve si dhe njoftimin në kohë për të gjitha masat e marra dhe atro që do të merren për reduktimin e ndikimit të prurjeve historike në lumin Drin duke mos dhënë impakt në zonën e nën Shkodrës.

Ndërkohë , KESH ka qënë mjaft aktive në dhënien e informacioneve në lidhje me situatën dhe vihet re se pavarësisht prurjeve të larta gjatë muajit janar ku kanë arritur një pik prej 4670 m3/s dhe janë menaxhuar me një minimum të shkarkimeve nga 200 m3/s- 700m3/s që ka bërë të mundur mos ndikimin në zonën e nën Shkodrës.

Njoftimi i plotë

“Së bashku me kryeplakun e Obotit, z. Gregor Pemaj për të vëzhguar nga afër situatën e përmbytjeve.

Diskutuam me banorët rreth problemeve të kësaj situate të shkaktuar nga reshjet e muajit Janar.

Garantuam banorëve transparencë të plotë mbi menaxhimin e 3 Hec-eve si dhe njoftimin në kohë për të gjitha masat e marra dhe ato që do të merren për reduktimin e ndikimit të prurjeve historike në lumin Drin duke mos dhënë impakt në zonën e nën Shkodrës.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje